Diskutim:Dobovjani
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Dobovjani. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
Materiali pa referenca
[Redakto nëpërmjet kodit]DOBOVJANI NË SHEKUJ
Sllavo maqedonët vazhdimishtë kan dashur emrin tja ndrrojnë edhe një herë duke e pagëzuar Dabovjan, por kjo ndodhi sidomos pas 1981. Popullata e asaj kohe që ka banuar fshatin kanë qenë shqiptar me fe orthodokse. Si fis më i vjetër ka qen fisi Musa. Por për fat të keq nuk kamë të dhëna historike se fillimisht si është quajtur ai fis,kurse kanë pas fe orthodokse dhe të parët e fisit kanë pas emra: Gjergj, Pjetër, Naum, etj, si dhe kishë, kurse disa ara edhe sot thirren ara gjergjit. Dobovjanasit kanë pas Kishën e "Shën Martinit", të cilën tani e përdorin besimtarët e popullatës së fshatit të Tash Marunishtë.
Kurse fiset tjera të cilët jetojnë sot në Dobovjan:Polisi, Tushi, Demku, Kacenija, Shehu, Alku, Alla, Rizvani kanë ardhur më vonë në kohë të ndryshme, prej disa vendeve të Shqipërisë, polisit, Peshkopie dhe Dibres.
Dobovjani është fshat shumë i vjetër, aty ku e ndan Drini i Zi fshatin ka pas urë me derë ka pas njeri targambledhës prej kohës së Ohrizades, kush kalonte aty pari ka paguar një sasi të hollash, të cilat i ka marr i pari i fisit Musa dhe një pjesë janë mbledh për pushtetin.
Nga ana veriore e fshatit gjendet mali krasta e cila dikur ka qen e pa pyllëzuar, kurse tani ka bimë të ndryshme shkurre, dushk, frashër, krekzë, palë, dollinja të zeza dhe kuqe etj. Drini i Zi i cili ka pas një rrjedhje të shpejtë dhe anash i pyllëzuar me shelgje, verri, plepa, etj, fshatit i jepte një pamje të dendur pyllëzimi.
Fusha e Dobovjanit ka pas një shtrirje për nga fshati Thatesh i Epër deri te Çeshmja e Tushit, në drejtim të lindjes. Kurse fusha tjetër për nga Veleshta ishte e thatë dhe gurishte pa ujë, kulturat bujqësore nuk mund të uiteshin deri nga fundi i shekullit XIX fillimi i shekullit XX. Por duke iu faleminderuar njeriut talent të asjë kohe Pasha Demkuit, ai ngriti iniciativën dhe bëri matje të sakta se mund të merrej uj prej prroit të Vevçanit për uitje dhe kështu u formuan vijat për uitje dhe u bë fushë pjellore për kultura të ndryshme bujqësore. Lumi Drini i Zi varësisht prej të reshurave atmosferike shiut dhe borës bënte përmbytje një pjesë të fshatit dhe fushës. Por çka ishte më e keqja Ura ishte shumë e vështirë për ta kaluar se drurët i kishte gjysëm ose të kalbura dhe shpesh kafshët, duke kaluar mbi urë plotë vrima, përmes të cilave bëhej transporti aktiv i materialit thyenin këmbët ose binin në lum.
Dobovjani është i ndarë në katër mahalla, sejcila është grupuar sipas fisit të vet: muhalla e Musallarëve, Tushit, Polisit dhe Rizvanit me alkun dhe allën. Në të kaluarën e largët bëhet fjalë para shumë shekuj në fshat ka pasur farkatar, Hane për fjetje, ushqime, pushime dhe vendosjen e kafshëve dhe sigurimin e mallit. Ka pasur shtatë Hane, disa dajlane për gjuajtjen e peshkut dhe ngjalës,një mulli i cili sot ka ngel si muze dhe ka dalë prej përdorimit shumë moti, para 20 vjetësh. Në fillim ka punuar me një gur pastaj dy dikur me tre dhe përsëri me dy gurë. Mullini fillimisht ka qenë pron e beut të Ohrit mandej e blen familja Abas Shehut e cila dikur ja shiti një banorit prej Vevçani Mitre Ducinoskit, të cilit pastaj ja bleu familja Demku, i ndjeri Abip Demku. Në këtë mulli për bluarje gravitonin të bluajnë të gjitha fshatrat e malsisë: dy Thateshat i Epri dhe i Poshtmi, Tash Marunishtës, Bogovices, etj.
Xhamia e fshatit u ndërtua nga fundi i shekullit XIX, gjegjësishtë fillimi i shekullit XX, kurse minarja pjesa prej guri në vitin 1936 prej usta Tefikut nga Labenishti.
Në dsalje të fshatit për rrugës për Thatesh te Guri i Hanit, aty fillojnë livadhet aty ka pas disa akshi Hane, farkatar dhe një Dardhë e egër, e cila në popull quhej dardha e lotëve. Skënderbeu kur ka ardhur për në Krujë aty ka pas një rezistenc të vogël dhe sot e kesajë dite u thuen varret e luftës të Skënderbeut. Ai shesh ka pas një vlerë të madhe për të kaluarën se deri aty janë përcjell djemt për gurbet. Aty i afërti prej të afërtit është ndarë me lot, për tu parë pas 10 e mëshumë vite. Për ato momente aq të dhimbshme kan vuajtur shum nëna nuse të reja, të cilat si ngushllim kan pas vetëm pritjen. Djemt shqiptar të kësaj ane si dhe të krishterë, shkonin në Romani, Bullgari, Turqi etj.
Poashtu aty ndaheshin edhe ato të cilët prej këtyre fshatrave përreth shkonin ushtar në kohën e Turqisë dhe vinin pas nënd vjetësh nëse mbeteshin gjallë.
Banorët e Dobovjanit janë marrë me bujqësi, kanë mbjell misër, grur, elb, thekën, tërshërë, bizele, fruta, perime, vreshta, kanë mbajt dhen, dhi, lopë, buallica, kuaj gomer etj. Rruga karavanke e cila ka qen e vetmja arterje për qarkullim krahas të mirave ka sjell edhe sëmundje ngjitëse, tifon, lien dhe shumë lloje të sëmundjeve tjera të rrezikshme. Këto sëmundje kanë ndikuar në popullatën e fshatit dhe shumë kanë vdekur si rrezulltat i atyre sëmundj eve më shumë ka qen mortaliteti se sa nataliteti. Poashtu çështja e shëndetësisë ka qen katastrofale për gjithë popullatën, se jan mjekuar me mjeksi popullor.
Në vitin 1913 në luftën e Petrinës prej Dobovjani marin pjesë disa vetë por tre prej tyre vriten. Kur kthehet serbi pastaj edhe bullgari popullata ka hequr të zit e ullirit, shumë jan torturuar deri në vdekje, shumë shtëpi janë plaçkit.
Në vitin 1944 prej Dobovjani mobilizohen në LNÇ pushtuese komuniste disa persona, por tre përsëri dy vriten Enver Musai më 14.04.1945 në Vrh Polje të Kroacisë, Nebi Polisi plagoset dhe vdes në spitalin e Gjakovës më 15.04.1945 dhe Sait Musa plagoset keq dhe vdes në shtëpi prej plagëve të mara.
Në vitin 1946 OZNA organizon si kolon e gjashtë te shtëpija e Feim Shehut, malltretimin e shqiptarëve që i ka gjet në shtëpi se gjoja kan qen me ballin si ballista. Deri në vdekje u malltretuan shumë burra në aksionin e mbledhjes së armëve si p.sh. Pasho Demku i cili vdiq prej torturave, familja e Tefik Rizvanit, djemt Kamber, Arif dhe Xhabir Rizvani, Besim Polisi, Iyet Tushi, Ethem Tushi dhe shumë të tjerë.
Faik Polisi dhe Kasam Durma ndiqeshin si kryeballistë, por FaikPolisi dorzohet në Shqipëri ku pa pikën e fait rexhimi i Enver Hoxhës i verbuar prej Marksizëm Leninizmit e burgosi shumë vite ku prej vuajtjeve vdiq në Shqipëri.
Prej fshatit për kushte të vështira ekonomike dhe sociale janë shpërngulur shumë familje të cilët më shumë u shpërngulën në Turqie dhe tani su diet as nami dhe nishani, se atje hoxhallarët asj kohe propagandonin atje është vendi i muslimanizmit, o burra të shpërngulemi dhe plani i Vasa Çubrilloviqit realizohështë.
Regjimi komunist regrutoj edhe shumë agjent të fsheht edhe të hapur të cilët bën dam shumë ndaj popullatës së vet ndaj atyre që ndiheshin pak shqiptar. Kështu më 1953 burgosen Ejup Polisi, Kamber Rizvani si nacionalista ballista si grup organizues kundër popullit dhe shtetit. Të cilët mbajtë nga disa vite burg dhe gjithmon edhe niprit e tyre janë ndjek se mos po ndodh diçka në ato familje kundër Jugosllavisë titiste.
Shkolla në Dobovjan është hapur pas "çlirimit" komunist, fillimisht në një dhomë të xhamisë të fshatit me mësues të cilët kishin kryer disa kurse për shkrim dhe lexim.
Fillimisht prej Dobovjanit në Stamboll janë shkolluar në artin ushtarak Selim Musai dhe Bexhet Shehu. Bexhet Shehu pasi dogji Tash Marunishtën dhe shkatërroi Kishën e "Shën Martinit" hiku për në Stamboll dhe nuk u kthye më në vendlindje.
Selim Musai, ka pas një trup korpulent mbi 2 metra i lartë, pasi kthehet ai punon në ushtrin turke. Nën komandën e tij në ushtrinë turke ka pas shumë djem shqiptar sidomos nga Shqipëria prej zonës së Skraparit. Kështu duke qen në shërbim të ushtris turke në pranverën e vitit 1903, në Kazhan në përpjekje me forcat bullgare të cilat pothuaj se i azgjësojnë plotësisht, një ushtar bullgar i fshehur pas do therrash në befasi e vret Selim Musain dhe kështu vritet në vend dhe varroset në Kazhan rrugës për në Manastir.
Intelektuali i parë gjatë kohës së komunizmit është i ndjeri Emin Polisi. Ky intelektual me një mundim të madh dhe të pashoq u arsimua dhe kështu mund të mburremi se e kemi pas arsimtarin e parë prej lëndës së historisë.Ky intelektual vazhdimisht jepte maksimumin në lënden e vetë e cila ishte hal në sy të shtetit dhe të atyre të cilët e ndiqnin për ta spiunuar gjatë shkollimit dhe në kohën e punës.
Mandej në Dobovjan kemi plot të tjerë të cilët kryejnë Normalen "Zef Lush Markun" në shkup: Adem Polisi, Nazim Musa, Remzi Tushi,Natmir Tushi, Sabit Tushi, Musa Polisi etj.
Prej Dobovjani është gjeneral majori në pension z. Zejadin Tushi,i cili ka kryer një sër detyrash në APJ, deri në shpërbërjen e sajë, mandej u avancua përmes PPD -së dhe shërbeu në ARM, deri kur doli në pension. Jeton me familjen e ngusht në shkup, kurse nga vitet 1960 familjarisht u shpërngulen në Novoselë të Strugës.
Në vitet 1966 shumë u regjistruan në Gjimnazin Vëllezërit Milladinovci, të cilët mbaruan fakultete dhe shkolla të larta. Fakultetin e SHMN dega e biologjisë e kreu Musa Musai në Prishtinë i pari kurse pas tij edhe shumë të tjerë Dr. Gafurr Polisi, Juridikun Zudi Polisi, Orientalistiken Mhedi Polisi, Dr. Stomatolog Fatmir Polisi, Ing. Avni Polisi, Dr. Asim Musa, ShLP grupin e Fizik - Kimi Mukades Musai.
Tani ka shumë të ri të cilët kan kryer fakultete të ndryshme në Universitete të ndryshme, numri i tyre është i madh.
Më e keqja që goditi Dobovjanin si dhe gjithë shqiptarët hikja e djemve në gurbet me familjen boshatisën fshatin. Fshati ka 150 shtëpi gjithësej 740 banor por gjithësej frymojnë afro 50 shtëpi me nga dy tri vetë, kurse të tjerët janë nëpër disa shtete të Evropës, SHBA etj.
Shkolla jonë fillore fillimishtë mbante emrin Enver Vebiu (Enver Musai), ajo kishte deri në 60 nxënës por tani në klasë të parë regjistrohen nga 2 deri 3 nxënës në vjet. Vendi u boshatis, ata që shkuan në gurbet fëmijët e tyre nuk mund ti kthejn as edhe vet, se janë mësuar me kushte të tjera dhe këtë vend as nuk e llogarisin për të vetin.
Çka është më e keqja vijnë gjatë muajve të verës dy javë dhe për dy javë bajnë martesa i marin edhe ata pak djem dhe vajza të cilat kan ngel se sejcili mendon ta shpëton njëri tjetrin dhe pas një viti e kan helmuar njëri tjetrin, nuk pajtohen shumë divorcohen dhe kështu me rradhë. Keq këtu e keq andej për prindët se mallzohen për fëmijët e tyre se shpirti ua din se si i kanë rrit dhe u kënaqen duke biseduar përmes internetit.
Dobovjani edhe pse fshat i vogël ka Doktorashkence dhe Prorektor Universiteti: Prof. Dr. Mehdi Polisi, Prof. Dr. Ferhat Polisi, Dr. specialist, anesteyiolog Gafurr Polisi, Dr. kirurg,Specialist në nefrologji Asim Musa, Mr. Musa Musai, tani para doktoraturës në fushën e biologjisë molekulare, të metaleve të rënda, e gjatë është kjo listë, nëse i numrojm fëmijët tan të cilët kan të kryer fakulltete të ndryshme dhe janë në magfjistratura dhe specializime.
Musa Musa pasi kreu fakultetin u punësua, vazhdoi studimet pasuniversitare në Zagreb në fushën e Ekologjisë të ujërave të rrjedhshëm. Më 1981 u diferencua prej ish rrexhimit bashk me shumë shok, poashtu ja diferencuan edhe bashkëshorten, ja ndaluan magjistrimin, denim më të madh nuk kishte dhe ashtu pauzoi 23 vjet në punën intelektuale.
Dobovjani përmes intelektualëve që ka, ka luajtur një rrol me rëndësi në çështjen kombëtare, ekonomike, pajtimin e gjaqeve,gazetari, në ndihma dhe shumë anghazhime të tjera. Për të kaluarën jemi krenar për të ardhmen jemi skeptik se kush do ta gëzon atë që e ndërtuam aq vite me aq djersë mund dhe gjak.
Dobovjanasit morën pjesë aktive në të gjitha të mirat materiale dhe luftë në UÇK në Kosovë etj, por është amaneti i tyre që emrat tash për tash të mos u përmendën. Janë shumë modest dhe kurr nuk duen që për ata qoft edhe një germë të shkruhet.
Këtë faqe për të ardhmen do ta pasuroj me fotografi të vjetra, të fshatit, momente interesante, dhe shumë gjëra të tjera.
Mr. M. Musai