Diskutim:Jeronim de Rada

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Jeronim de Rada. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Kategorizimi Historian shqiptare, se pari nuk e di qe Jeronim De Rada ka qene historian me profesion dhe se dyti e di qe ka shkru libra. Ne artikull po thote ... shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli... sipas kesaj nese i ka mbaru studimet ai eshte jurist (i diplomuar) dhe jo historian. Se dyte ne baze te asja qe thuhet nga Prof.Dr. Gjovalin Shkurta dhe Prof. Dr. Enver Hysa ne ISBM 9992-1-454-9 ka punu si mesues por nuk flite per profesionin e tij por lihet te kuptohet se Jeronim De Rada me nje fjale ishte aktivist i kultures shqiptare i perqendruar ne segmentet e folklorit arberesh dhe gjuhes. Si mirenjohje edhe sot ne katundet e arbereshve ate e kujtojne me nderim dhe e quajne "Tatmadhi yne"

Ne baze te kesaj kategorizimi mund te jete. Shkrimtar shqiptar, aktivist i Rilindjes (nese e kape kjo kohe), Jurist (nese ka diplomu) edhe anetar i parise shqiptare i pranuar nga shkencetaret (diplomaxhite, akademiket) ku ne artikull duhet te jepet nje lidhje qe ndonjera akademi i ka shpall mirenjohjet qe i takojne ketij niveli. Puna eshte se, nuk di si te formulohet titullimi i kesaj kategorise se fundit. Ne internet (kendi shqiptar) perdoren terme personalitete etj. Por ka personalitete shqiptare te repit, rokut, politike e veprimtari te ndryshme por qe nga diplomaxhite nuk merren ne kulture aq seriozisht edhe nese pranohen, pranohet nje perfaqesues i tyre dhe jo me teper. hahhahah.

Nuk e di, Akademia i ka mekanizmat e vete qe i mbrone figurat e tilla, nepermjet shpalljes akademik nderi apo dicka te ngjashme ku jepen edhe sqarime te shkurta per cka.--Hipi Zhdripi 23 Gusht 2007 11:59 (UTC)

Upsss!!! problem shume i madhe. Ku me dallu tani meriten e Jeronimit nga merita e lokalistave!!!--Hipi Zhdripi 23 Gusht 2007 12:02 (UTC)

Editim qe heq informacion[Redakto nëpërmjet kodit]

@Hormova,Ky editim edhe pse shton gjera interesante, humb paragrafet e meposhtme per Vepren qe jane te rendesishme:

  • Duke nisur nga viti 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat "Lashtësia e Kombit Shqiptar" ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar të çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.
  • Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vëmendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja blertdiakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.

Eshte me mire t'i gjejme nje reference ketyre paragrafeve, sesa t'i fshijme fare, pasi humbasim informacion qe perdorues kane shkruar ne wiki ne kohe. Nese je akoma duket punuar dhe do i shtosh mbrapsht, te me falesh, po editimi nuk kishte asnje koment. Mire eshte qe te behen komente sidomos kur hiqet informacion ne artikull. --1l2l3k (diskutimet) 17 Shkurt 2018 17:21 (CET)

Do t'i nxjerr, i nderuar. Thjesht ki pakëz durim: ja, tani sa nxorra një pasqyrë mbi veprën e tij dhe historikun e travajeve të dorëshkrimeve të tij. --Hormova (diskutimet) 17 Shkurt 2018 17:24 (CET)
Per sa kohe qe jep nje permbledhje te editimit ne nje fjali te shkurter, te besoj, thjesht dua te evitoj keqkuptime dhe te mbyll gojet e liga. --1l2l3k (diskutimet) 17 Shkurt 2018 17:27 (CET)
Po mund të më ndihmosh së paku me lidhjet do të të isha tejet mirënjohës. Nga mesi i artikullit e tutje m'u bënë sytë ujë. --Hormova (diskutimet) 17 Shkurt 2018 17:35 (CET)
Diçka tjetër: a ka si vihet ndonjë shenjë kur po punohet artikulli?--Hormova (diskutimet) 17 Shkurt 2018 17:41 (CET)
@Hormova, Mund te perdoresh kete. --1l2l3k (diskutimet) 17 Shkurt 2018 19:37 (CET)

Ftesë për sqarim mbi të qenët italo-arbëresh[Redakto nëpërmjet kodit]

Mirëkuptoj çdo përpjekje dashamire, nisur nga premisa patriotike, për ta hequr gjysmën e parë të identitetit. Ama për këdo që ka sabër, le të këndojë këto radhë të përunjura: identiteti i radhitur nga Pipa, përdorur ndër punimet shkencore nga Altimari, është njëra nga mënyrat për t'i pasqyruar arbëreshët. Sigurisht edhe të vendoset thjesht arbëresh bën punë, por italo-arbëresh bën më shumë kundrejt kohës dhe identitetit të De Radës. Të interpretohet nisur nga vepra: e shkroi një pjesë në italisht, u brumos me italisht dhe vdiq në Mbretërinë Italiane - minimalisht ishte shtetas italian (andaj edhe gjysma e parë e identitetit) dhe shteti italian e njeh si entitet minorance etno-gjuhësore komunitetin arbëresh (gjysma e dytë). Për patriotët që kanë bezdi kalkun, është thjesht çështje marrëveshjeje më e vjetër, po të bëhet arbëresho-italian për risi vetëm sa shton konfuzionin ndaj precedentit terminologjik. Shpresoj që këto radhë të kenë dobi. Me respekt për kohën e lexuesve --Hormova (diskutimet) 18 Shkurt 2018 22:30 (CET)