Diskutim:Kaçaniku/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kaçaniku/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Ndryshime te lidhjet e jashtme
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Tani sa ndryshova 5 lidhje të jashtme te artikulli Kaçaniku. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua arkivi https://web.archive.org/web/20110606111344/http://www.osce.org/documents/html/pdftohtml/1187_en.pdf.html te http://www.osce.org/documents/html/pdftohtml/1187_en.pdf.html
- U shtua arkivi https://web.archive.org/web/20061121031904/http://www.ptkonline.com/web/site/index.php?CatId=8&PageId=15&language=0 te http://www.ptkonline.com/web/site/index.php?CatId=8&PageId=15&language=0
- U shtua arkivi https://web.archive.org/web/20110606111344/http://www.osce.org/documents/html/pdftohtml/1187_en.pdf.html te http://www.osce.org/documents/html/pdftohtml/1187_en.pdf.html
- U shtua arkivi https://web.archive.org/web/20060502111932/http://www.iom.ipko.org/Projects/kdserhs/index.htm te http://www.iom.ipko.org/Projects/kdserhs/index.htm
- U shtua arkivi https://web.archive.org/web/20080913120318/http://www.kacaniku.be/ te http://www.kacaniku.be/
Kur të keni mbaruar së shqyrtuari ndryshimet e mia, mund të ndiqni udhëzimet te stampa më poshtë për të rregulluar çdo problem me adresat.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raporto bug) 10 shtator 2019 00:51 (CEST)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 5 lidhje të jashtme te artikulli Kaçaniku. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Gjithashtu aty mund të gjeni informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua versioni i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20100430013018/http://www.kacaniku.org/ për lidhjen http://www.kacaniku.org/.
- U shtua versioni i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20090506101441/http://www.kacaniki.de/ për lidhjen http://www.kacaniki.de/.
- U shtua versioni i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20080403012433/http://www.geocities.com/kachaniku/ për lidhjen http://geocities.com/kachaniku.
- U shtua versioni i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20100911092907/http://kaqaniku.kos.al/ për lidhjen http://kaqaniku.kos.al/.
- U shtua versioni i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20070928020814/http://www.pah.org.pl/7598.html për lidhjen http://www.pah.org.pl/7598.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raporto bug) 23 shtator 2019 23:00 (CEST)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Kaçaniku. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20150801221836/http://kacaniku.de/ për lidhjen http://www.kacaniku.de/.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 30 korrik 2020 18:53 (CEST)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 2 lidhje të jashtme te artikulli Kaçaniku. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20060108235638/http://users.skynet.be/kacanik/ për lidhjen http://users.skynet.be/kacanik.
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20050920140441/http://users.skynet.be/kacanik/kacaniku/2005.htm për lidhjen http://users.skynet.be/kacanik/kacaniku/2005.htm.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 1 korrik 2021 10:50 (CEST)
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Kaçaniku. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20081015061537/http://www.ifla.org/faife/faife/kosova/kosorepo.htm për lidhjen http://www.ifla.org/faife/faife/kosova/kosorepo.htm.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 10 janar 2022 13:28 (CET)
Teksti që gjendej në faqen e kategoris
[Redakto nëpërmjet kodit]është shpërndarë varrësisht nga përmbajtja në :
Kaçanik-u
Historia e Kaçanikut
[Redakto nëpërmjet kodit]Prej nga rrjedhë Toponimi i emrit të qytetit Kaçanik? A njihet Toponimi Kaçanik para ardhjes së Turqve në Ballkan?
Toponinimi Kaçanik ka ekzistuar edhe para ardhjes së Turqve në Ballkan ndonse për herë të parë në shkrime haset në fillim të shek. XV si: Kaçanikli Derbendi(turqisht)- d.m.th. Grykë e Kaçanikut. Për prejardhjen e emrit Kaçanik ekzistojnë shumë versione: Sipas Mr. Tefik Raka-Historian (i vrarë nga forcat serbe në Burgun e Dubravës) Toponimi Kaçanik është i lidhur me emrin Nikë, përkatësisht të Pal Don Nikës, feudal Shqiptar i kësaj ane ( ekziston ne Kaçanik fshati Paldonikë, që banorët e këtushëm sot e quajn Paldonicë).Në Versionin tjetër ky toponim del nga bashkimi i fjalëve Kaça + e Nikës. Në Kaçanik njihen edhe shumë toponime të tjera që përfundojnë me Nik; si Pusi i Nikës, Kisha e Nikës, Livadhi i Nikës, Ara e Nikës ( po ashtu edhe Kaça e Nikës), pastaj Pustenik(Puset e Nikës), Nikoc, Nikaj etj, që ishin faktikisht prona tokësore të Pal Don Nikës. Sipas Muharrem Carrabregu toponimin Kaçanik e lidhë me konfiguracionin e Kaçanikut përkatsisht me fushgropën e kësaj qyteze: Kaca + ani + k të cilin (toponim) aj e nxjerr me prejardhje Ilire. Themelet e qytetit të sotshëm i vuri Koxha Sinan Pasha me të birin Mehmet Pashë Kaçanikasin në fund të shk. XVI.
Kur u ndërtue Kalaja në Kaçanik dhe për ç'arsye?
Me 1582 Sulltan Murati III kishte dhanë urdhër për pastrimin e Sanxhakut të Shkupit dhe të Grykës së Kaçanikut prej numrit të madhë të haramive (cubave). Me 1585 udha urdhëri për ndërtimin e kalasë së Kaçanikut e cila do ta mbronte rrugën prej kryengritsve. Kështjella fillon të ndërtohet më 1586 kurse përfundon me 1590.
A ka qenë e rrezikshme për udhëtar Gryka e Kaçanikut?
Se Gryka e Kaçanikut ishte një vend Gjeostrategjik, një vendmbrojtje e mrekullueshme për shqiptarët, që paraqiste në anën tjetër rrezik të përhershëm për ç'do pushtues që kalonte andej pari e dëshmon mas miri udhë përshkruesi freng Philip De Frense Kanaye me 1573 në veprën e tij "Udhëtime për në lindje" ndër të tjerat shkruan: "Arritëm në Kaçanik - Karavan Saraj shumë e bukur, por e braktisur për shkak të murtajës". "...Çaushi ynë na tha se duhet ecur me kujdes dhe me armë në dorë, me qenëse kalimi është shumë i rrezikshëm prej cubave, të cilët para pak ditësh i kishin vrarë 5 (pesë) Kadi me tërë suitën e tyre".
Sa është i lashtë qyteti i Kaçanikut?
Edhe pse Kaçaniku si vendbanim është mjaft i lashtë ( Guri i gjetur në lokacionin ku gjendet fabrika e gëlqerës, për cilën supozohet të ketë qenë gurë kufitar Iliro - kelt, përkatësisht ishtetit të përbashkët Iliro - kelt i shk. të III para erës sonë).Me gjithë atë duhet thënë, se themelet e qytetit të sotem nisën ne fund të shekullit XVI me ndërtimin e kështjellës (1590),të xhamis së Kaçanikut (ne vitin 1003 sipas hixhrit) (1594 - 1595) pastaj të një varg objektesh publike si hamamit, hanit te parë ose Kurshumli Hanit (Kaçanikasit e njohin me emrin hajde shkojm mas Hani ku është ndërtuar shtëpija e mallrave), imaretit etj. Merita për këtë u bie Koxha Sinan Pashës (Vezir i madhë në perandorinë turke me prejardhje shqiptare) dhe birit të dij Mehmet Pashë Kaçanikasit (që ndërtoi edhe katër hane të tjera si edhe urën mbi lumin Nerodimja) që nihet sot si "Ura e Konakit".
Sa beteja u zhvilluan në Grykën e Kaçanikut?
1 - 1. Janar 1690 midis ushtrisë austriake dhe ushtrisë turke. 2 - Në vitin 1844 kryengritja midis kryengritësve shqiptarë të prirë nga Dërvish Carra dhe ushtrisë turke. 3- Në vitin 1881 mbrojtja që i bëhet "Lidhjes së Prizrenit" është penguar transportimi me tren i armëve dhe i ushtarëve turq në Kosovë. 4 - Beteja e lavdishme e zhvilluar ne Grykën e Kaçanikut më vitin 1910, ndërmjet Kryendritsve shqiptarë të udhëhequr nga Idriz Seferi, dhe ushtrisë turke që i printe Shefqet Dërgut Pasha. 5 - 1913 Idriz Seferi u prin edhe një herë kryengritsvë shqiptarë në Grykë të Kaçanikut kësaj here kundër pushtuesit serb. 6 - Lufta e vitit 1999 në mes të UÇK -së dhe barbarve sërb në hyrje të Grykës së Kaçanikut (fshati Gajre) ku u vra Komandanti sërb. Me të cilën luftë UÇK-ja dhe ushtartë e NATO-s definitivisht larguan barbarët sërb prej Grykës së lavdishme të Kaçanikut dhe tërë Kosovës.
Lufta e fundit - të rënët,dëmet materiale
Sipas të dhënave të NKMDLNJ-së në Kaçanik,gjatë luftës së fundit në këtë komunë janë vrarë 90 pjesëtarë të UÇK-së dhe 139 civilë,ndërsa 7 persona llogariten të zhdukur.Kufomat e pjesëtarëve të UÇK-së dhe të civilëve që ishin marrë nga forcat serbe,pas përfundimit të luftës janë gjetur në varrezat masive në Kaçanik,Kaçanik të Vjetër dhe Kotlinë.Ndërkaq,forcat pushtuese serbe i kanë shkatërruar tërësisht apo pjesërisht edhe 1447 objekte banimi dhe asosh me destinim tjetër.
Kaçaniku
[Redakto nëpërmjet kodit]Territori,rrugët…
Komuna e Kaçanikut shtrihet në pjesën më jugore të Kosovës dhe ka sipërfaqe prej 306 km katrorë (2,8% e sipërfaqes së tërësishme të Kosovës).Nga sipërfaqja e tërësishme e komunës 65,6% është tokë e papunuar,kurse 34,4% është tokë e punuar. Nëpër Kaçanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinë, si dhe hekurudha Selanik-Fushë Kosovë (e ndërtuar në vitin 1879).Në këtë komunë janë edhe dy vendkalime kufitare me IRJ të Maqedonisë ; njëri në Han të Elezit dhe tjetri në fshatin Qafë Shqipe (ish-Glloboqicë).
Kaçaniku (Demografia)
[Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimet dhe numri i banorëve
Komuna e Kaçanikut përbëhet nga 43 vendbanime.Dy nga këto vendbanime janë urbane (Kaçaniku dhe Hani i Elezit),kurse 40 janë mjedise rurale.Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të popullsisë të bërë në vitin1981,komuna i kishte 31.072 banorë.Duke marrë për bazë shkallën vjetore të shtimit të popullsisë së komunës prej 2,96%,vlerësohet se sot kjo komunë i ka më shumë se 50 mijë banorë.Sipas të dhënave zyrtare të OSBE-së të drejta vote në zgjedhjet e fundit lokale kanë pasur 30.337 Kaçanikas.Do theksuar se para luftës në Kosovë,në këtë komunë më pak se 1% e banorëve nga numri i përgjithshëm i populates kanë qenë serbë,malazezë dhe romë.Aktualisht në Kaçanik jetojnë 2 familje rome me 9 anëtarë.
Kaçaniku (Gjeografia)
[Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti me 2 lumenj dhe 2 klima
Kaçaniku dallohet nga qytetet tjera edhe me faktin se përmes tij kalojnë 2 lumenj,Lepenci dhe Nerodimja,të cilët në fund të qytetit bashkohen.Veç 2 lumenjëve,i ka edhe 2 klima.Klimatologët qysh para Luftës së Dytë Botërore kishin konstatuar se në juglindje të Kaçanikut takohen klima e ngrohtë mesdhetare dhe ajo e ftohtë kontinentale.Sipas eksepertëve shëndetësorë kjo klimë (takimi i 2 klimave),është e preferueshme për të sëmurët nga TBC-ja (sidomos ajo e eshtrave).Mu për këtë ,një kohë në lindje të Kaçanikut ka qenë në efiçiencë sanatoriumi për të sëmurë kosovarë nga TBC-ja (tuberkulozi).
Resurset natyrore
Rezervat e konstatuara të mineraleve janë deri 15mil/tone mergele në Han të Elezit dhe 30mil/tone afër fshatit Paldonicë.Rezervat e gurit gëlqeror në Kepin e Kaçanikut janë në sasi prej 127mil/tone,ndërsa rezerva të konsiderueshme ka edhe në afërsi të fshatit Ivajë.Kaçaniku ka edhe resurse të mëdha të pyjeve,tokës dhe ujërave.Fondi i sipërfaqes së pyjeve përfshinë 17.302 hektarë (58,08% të sipërfaqes së përgjithshme).Ndërkaq,fondi i tokës bujqësore është 10.516 hektarë (34,74% e territorit të komunës).Pjesa e shpatijeve të Sharrit ka resurse të mjaftueshme të burimeve të ujit të pijshëm dhe pikërisht nga këto vendburime furnizohet me ujë përqindja më e madhe e banorëve të komunës.Maja e Lybetenit dhe shpatijet pitoreske të Sharrit ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimëror).
Maja e Lybetenit
[Redakto nëpërmjet kodit]Në Maqedoni i thonë Maja e Lubotenit dhe mua më duket se kështu është termi i sakt. --bet_0 2006 Shkurt 1 19:58 (UTC) Nga autorët antik vargmalet e Sharrit njihën më emrin "Scardus=malet e sharres, por pastaj njihën edhe me emrin Mont Belle si dhe maja e Lubotenit quhej;
=Orbellus=i bukuri/i bardhi nga Bellus/Belle=te bardha, malet me shara-shara, nga bora ? Mirëpo më vonë e njohim orbelusin me emrin tjetër, mali i Lubotenit. Duke bër disa krahasime te ngjajshme si si ka ardhur deri tek ndryshimet e emrave të vendeve në rrethinën e Korçes ku nga =Vrokotos= burimi i nxehtë, nga koha e Bizantit kalohët në; ="Vrokot" e pastaj në: =Povrok=pra i shtohet "po" emrit "vrokot", njashtu ndodhi edhe me toponime tjera si; =Sténa=staniti (slav.) aty ku ndalet kalimi, vend i pakalueshëm, shpati i malit, shkëmbi, ku nga blegtorët vëlleh ndryshon deri tek emri; =Postena= e tek; =Postenan= do thotë "bri shkëmbi" rrëjë shkëmbi(sepse edhe fjala brie=është thrake=qytet, (vendë rrâj mali).
Më në fund erdhem tek maja e Lubotenit që vjen nga fjala; =Lepo stena=shkëmbi bukur, shpati i bukur dhe më kohën nga blegtorët vêllah kalon (duke ekonomizuar rrokjet), në vend që te thonin "stena" ata shkurt e quanin "téna" dhe nga kjo mbeti;
="Lé-po"=i bukur kaloi nga "po" në "bo": ="Lû-bo" dhe e njëjta gjë ndodhi siç e permendem me rastin "postenak":
="st-en" =kërrsh/shkëmbi dhe në fund erdhi deri tek emri qe sot njohim; "Lépo-s-tén-â" =shkëmbi bukur, kaloi në Luboteni: =Lubo-tén=shkëmbi i bukur ose shqip: =Bukuroshi Shpati bukur me nje pamje te bukur madheshtore !
Si bazë mbi këto perpjekje mora edhe disa shembuj tjerë nga vëllëhet, si fjala: =blagoslovi= gerrmat e shenjta apo Bibla e shenjtë ku kalohet nga "blagoslovi" në: ="blossovi" emri tjetër =Tçaveyovi= kalon në: "Tçavovi" ose rsti tjetër; =za mnoge godine= kalon në "zamnogodine" etj..kështuqë bënin gjithnjë ekonomi në silabe(rrokje).
Në Bosnjë janë te njohura Bjeshkët e Stenes dhe shohim ngjajshmërinë me Boristena. Por neve do ndalemi tek emri i Malit Luboten, maja më e lartë në Kosovë, mbi 2400 metra.
=LUBOTEN=Lyboteni e cila është kryemaja e maleve te Sharrit që kemi dhënë edhe më heret disa mendime te perafërta por nga leximi i këtij autorit Stilian Eftimiu, i lindur në Boboshticë, Shqipëri, pra arumun, mësova edhe diçka tjetër rreth toponimeve te ngjashme në Shqiperi në rrethin e Korçes, fjala është për një fshat i quajtur Postenan, që nga vëllahishtja prandaj s'kemi nevojen ta quajmi sllavishte sepse, te gjitha topônimet në venedet tona u emruan nga vëllehët=vellahet=vallaket e jo sllavet siç mendojnë disa... =Postenan=do thotë vendi, fshati bri =STENE= bri shkëmbijve, në shpatin para kerrshit shkëmbit;=PARA STENA= është njesoj si Boristena.
Nuk pajtohemi me mendimet se emri i fshatit apo vendit te quajtur në rrethin e Kaçanikut: =Pustenik(Puset e Nikës), Nikoc, Nikaj etj, që ishin faktikisht prona tokësore të Pal Don Nikës. Por duhej te ishte: =Postenik=vendi apo fshati rrenxë një shpati te malit. Prandaj, mendoj me plotê bindje se: "nik" janë vetem se prapashtesa nga vëllët, si tek rasti i fshatrave tjerë nê Kosovë: =Terrstenik=Té shpati i errët, qê duket si n'terrim ai shpat, pra =Shpati i errët.
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 3 lidhje të jashtme te artikulli Kaçaniku. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20200107163708/https://www.osce.org/documents/mik/2005/02/1187_en.pdf për lidhjen http://www.osce.org/documents/mik/2005/02/1187_en.pdf.
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20200107163708/https://www.osce.org/documents/mik/2005/02/1187_en.pdf për lidhjen http://www.osce.org/documents/mik/2005/02/1187_en.pdf.
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20200107163708/https://www.osce.org/documents/mik/2005/02/1187_en.pdf për lidhjen http://www.osce.org/documents/mik/2005/02/1187_en.pdf.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 15 maj 2022 07:29 (CEST)