Jump to content

Ekonomia e Kaçanikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekonomia e tanishme e Kaçanikut është një ekonomi në tranzicion. Komuna ka dalur nga lufta me shumicën e ekonomisë së saj të shkatërruar ; infrastruktura e komunës gjendet në gjendje të dobët. Ekonomia e Kaçanikut është bazuar në prodhimin e materialit ndërtimor si : çimento, ngjitës specialë, beton etj. Mundësitë potenciale ekzistojnë në zhvillimin e bujqësisë-blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, zejeve të ndryshme, si dhe turizmit dimëror dhe veror.

Kaçaniku ka një traditë të aktivitetit industrial privat dhe është i njohur për përpunues të mirë të drurit, për mjeshtër ndërtimtarie të shkathtë, zejtarë, gurore gëlqerore, produkte të drurit për industrinë e ndërtimtarisë dhe zejtarë të përpunimit të drurit, rrobaqepsisë, arpunuesë etj.

Një faktor kyq që ka ndihmuar në zhillimin e Kaçanikut është qenia e tij rrjetë kyqe e komunikacionit rrugor dhe hekurudhor. Rruga kryesore Prishtinë-Shkup kalon nëpër komunë, sikurse edhe hekurudha Fushë KosovëSelanik. Gjithashtu komuna është kalimi kryesor kufitar në mes të Kosovës dhe vendeve tjera të regjionit.

Aktiviteti bazë ekonomik i fabrikave në Komunën e Kaçanikut është prodhimi i materialit ndërtimor. ”Çimentorja” në Han të Elezit është komercializuar (i është dhënë me qira për 10 vjet kompanisë zvicerane “Holcim”). ”Gëlqerorja” në Kaçanik dhe “Silcapor-i” në Matlumë pas luftës kanë pasur afarizëm negativ. Kjo e dyta prodhon elemente të gasobetonit (blloka të bardhë). ”Kosovaplast-i” në Han të Elezit, që prodhon stiropor deri tashti ka afarizuar me sukses. Ndërkaq fabrika për prodhimin e pllakave dhe gypaveazbestçimentos është mbyllur nga UNMIK-u. Pretekst për mbyllje ishte fakti i ditur qëmoti se lënda e pare e kësaj fabrike, azbesti, është i dëmshëm për shëndetin e punëtorëve dhe komunitetit që jeton në afërsi të fabrikës. Sipas WHO-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë), fijet e azbestit kanë efekt kancerogjen në organizmin e njeriut.

Ndërmarrjet shoqërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tabela e mëposhtme paraqet ndërmarrjet në pronësi shoqërore dhe publike në komunën e Kaçanikut:

Lloji Nr. ndërmarr. Produktet Punësimi
Ndërmarrjet shoqërore 7 Çimento, Guri gëlqeror, Gur zhavor, prod. gas-betonë, pll. termo-izoluese 1.913
Ndërmarrjet publike 2 Material ndërtimor 77
Shërbimet publike 2 Energjia elektrike, uji 898
Sharr Cement
(nën koncesionin zviceran)
1 Çimento 750

Të gjitha ndërmarrjet publike dhe shoqërore veprojnë nën drejtimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), me përjashtim të fabrikës së Sharr Cementit. Në shumicën e ndërmarrjeve prodhimi është i pakët për shumë arsyera. Fabrika e Sharr Cementit në Han të Elezit, e cila sot është kompleksi më i madh i çimentos në Kosovë, prodhimeve të çimentos dhe materialeve ndërtimore. Fabrika e çimentos, e cila përbëhet prej katër reparteve (sub-companies), është punëdhënësi më i madh në regjion, me numër të përgjithshëm prej 1.630 punëtorësh. Fabrika i’u është dhënë në lizing (me qira) Bankës Holder nga Zvicra për 10 vite, dhe një shumë prej 27 milionë $ është investuar nga banka për rregullim të fabrikës, ndërtim të infrastrukturës dhe për t’iu ofruar asistencë popullatës lokale.

Janë gjithsej 1055 ndërmarrje private të regjistruara në Komunën e Kaçanikut, ndërsa të punësuar në këto ndërmarrje janë 1.747 veta. Ndërmarrjet e regjistruara merren me aktivitete tregtare, transportuese, hoteliere, ndërtimore, prodhuese etj. Nga nëntori i vitit 1999, në Kaçanik vepron edhe Shoqata e Afaristëve të Kaçanikut (SHAK). Aktivitetet me të cilat merret kjo shoqatë janë : dhënia e informacioneve, këshillave, sugjerimeve, ndihma profesionale në përpilimin e planeve të biznesit etj. Në komunën e Kaçanikut janë 1,055 biznese të regjistruara, që punësojnë 1.750 punëtorë. Struktura e bizneseve të regjistruara është si vijon:

Sipas zyrës e bizneseve të komunës së Kaçanikut pjesëmarrja e sektorëve në ekonomin e komunës është:

  1. Tregtia 47 %
  2. Prodhimi 6 %
  3. Ndërtimtaria 5 %
  4. Turizmi 7 %
  5. Transporti 8 %
  6. Shpedicioni 4 %
  7. Të tjera 23 %

Problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen NVM-të. Ekzistojnë shumë barriera në zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës së Kaçanikut. Këto barriera përfshijnë: Infrastruktura ligjore e pa kompletuar, norma e lartë e kamatës, taksat doganore të pafavorshme, pasiguria në lidhje me ardhmërinë e privatizimit, kostoja e lartë fikse në industri dhe mungesa e investimeve kapitale.

Bujqësia ka qenë, dhe do të vazhdoj të jetë, kontribuuesi kryesor në zhvillimin ekonomik të Kaçanikut. Për shkak të sipërfaqes malore, toka është e pamjaftueshme dhe kryesisht në pronësi të sektorit privat. Nën kushtet e tanishme, është e pamundshme të ndërmirret diçka që do të mund t’a racionalizonte përdorimin e kësaj toke. Drithërat kryesore të kultivuara në komunë janë gruri dhe misri. Për shkak të mungesës së një agjencie mbikëqyrëse që do të merrej me çështje të bujqësisë, është e pamundshme të tregohet se sa është numri i të punësuarve në këtë sektor. Në bazë të vlerësimeve, përafërsisht 50 % të të gjithë të punësuarve në sektorin informal i takon këtij sektori.

Struktura e sipërfaqes tokësore të komunës është :

  1. Sipërfaqja e përgjithshme: 29.421 hektarë
  2. Tokë e punueshme: 10.516 hektarë: 4.215 ha Grurë, misër, perime (rendimente të ulëta);Livadhe 2.238 ha; Kullosa 4.063 ha Lopë (80 % Busha)
  3. Pyje: 17.302
  4. Tokë jopjellore: 1.603 hektarë

Çështjet kyqe në bujqësi: Rendimente të ulëta bimore për shkak të mungesës së serrave Makineria bujqësore e vjetruar (sidomos kombajnat), depyllëzimi për shkak të eksploatimit të pakontrolluar, mungesa e ujitjes, rritja e shkallës së ndotjes së ambientit

Ekziston një potencial i kufizuar për zhvillimin e turizmit në rajonin e Kaçanikut. Në të kaluarën, kanë funksionuar disa objekte hoteliere dhe dy pishina. Për më tepër, ka qenë planifikuar ndërtimi i qendrave sportive, por ato nuk janë realizuar. Vështirë se turizmi do të jetë një kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kaçanikut.

Organizimi i komunitetit të biznesit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga nëntori i vitit 1999, në Kaçanik funksionon me sukses Shoqata e Afaristëve të Kaçanikut (SHAK) rreth së cilës tubohen ndërmarrës me influencë në fushën e sektorit privat. Aktivitetet kryesore me të cilat merret kjo shoqatë janë: dhënia e informacioneve, këshillave dhe sugjerimeve, motivimeve të përbashkëta, ndihma profesionale në përgatitjen e planeve të biznesit, përfaqësimi te investitorët, avokimi i interesave të tyre para organeve të pushtetit lokal, organizimi i kurseve të ndryshme trajnuese dhe aftësuese etj.

Në Kaçanik vepron edhe një shoqatë tjetër e biznesit – Shoqata e Agronomëve dhe Teknikëve të Bujqësisë “Produkti i Sharrit”, e themeluar më 2 prill 2002. Aktivitete kryesore të kësaj shoqate janë: absorbimi i metodave bashkëkohore, nga vendet e zhvilluara, për prodhimtari intensive bujqësore dhe aplikimi i tyre në vend; ndihmë profesionale teorike dhe praktike prodhuesve bujqësorë për mënyrën e menaxhimit të biznesit, zhvillimi i teknikave bujqësore dhe blegtorale në kuadër të Shoqatës; zgjerimi sa më i madh i praktikave bujqësore dhe blegtorale tek popullata rurale, në mënyrë që ata të zhvillojnë biznesin e tyre rural dhe të sigurojnë të ardhura sa më të mëdha.

Ekzistojnë edhe shoqata të tjera, siç janë Shoqata e Gjuetarëve, Shoqata e Peshkatarëve dhe Shoqata e Bletarëve, por ato nuk janë mjaft aktive.