Jump to content

Diskutim:Oso Kuka/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Oso Kuka/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Fshehja e ekzistencës së O. Kukës pas Luftës së dytë botërore

[Redakto nëpërmjet kodit]

Bëra editmin/rikthimin e pasazhit të fundit ku tregohet se kishte rrugë, shkollë/a me emrin e Oso Kukës por që këto emërtime ndërrohen nga regjimi komunist duke tentuar që të fshehin edhe ekzistencën e këtij heroi, sikurse që bënë edhe me Gj. Fishtën, të nominuarin e parë shqiptarë për çmiminë Nobel në literaturë.Yllbardh (diskutimet) 15 qershor 2012 10:11 (CEST)

Familja e Kukajve ishte një familje e vjetër, me tradita patriotike. Këtë mbiemër e gjejmë - thotë studiuesi dr. Mikel Prenushi - në literaturën historike humaniste të shek. XVI si mbiemër të disa luftëtarëve të Skënderbeut. Prejardhjen e tyre të largët Kukajt e kishin nga rrethet e Pejës. Gjë e saktë për vitin e lindjes nuk dihet, por sipas përpjekjeve tona, më e pranueshme është viti 1820, në një familje qytetare, e cila banonte në qendër të Shkodrës (në vendin ku sot është gjimnazi "28 Nëntori"). Fëmijërinë e kaloi në shtëpinë e ardhur (të re) ndërtuar te Çinari Hoxhë - Dheut (sot rruga "Oso Kuka", nr. 12). Sipas gojëdhënave e ndonjë shkrimi të gjetur, që në të ri linte të kuptonte se do bëhej trim, se xhixha (zjarr) i nxirrnin sytë. Kur pashai turk ankohet se nuk ka djem në Shqipëri që t‘ia dalin zot trojeve të veta, ai përgjigjet dhunshëm. Se për din e për Iman T‘baj që t‘kaj e zeza nanë! Më tej Oso Kuka shton: Pse në Shqypni ka djelm si Zana. Qi për mbret e troje të veta Nuk i dhimet gjaja jeta. Periudha historike[redakto]

Oso Kuka jetoi në vitet kur lëvizjet kundër turqve nuk kishin të sosur, e pushtonin në forma e madhësi të ndryshme. Në kryengritjen shqiptare të vitit 1831 u bashkërenduan veprimet e luftëtarëve të Zylyftar Podes me të Mustafa Pashë Bushatliut. Në kohën e perandorisë turke, malazezët që kishin mbretërinë e tyre, të dalë pas Traktati i Shën Stefanit, kërkonin pushtimin e territoreve të Perandorisë, e në fakt territoret që msynte ishin territore shqiptare. Në maj të vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet në Malësi por u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudes. Një muaj më vonë, forca të shumta ushtarake të Malit të Zi, sulmuan ishullin e Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është n'anën veriore të Liqenit të Shkodrës, dolën vullnetarë nga djelmnia shkodrane. Ndër këto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodrës Oso Kuka. Kur Çerkez Abdi Pasha, Vali e komandant i Vilajetit të Shkodrës, shfaq fije dyshimi nëse çeta e Oso Kukës do të përballonte ushtrinë malazeze, Oso Kuka me shikim të rreptë e rëndë i thotë: "Pasha ! Në qoftë se malazezët guxojnë me përkitë, ka me e ndie e besa ke me e pa, se kush asht Oso Kuka...". Detyra e grupit të tij prej 24 vetësh ishte të mbronin Kullën e Vraninës që ishte dhe post kufitar, që ndante shtetin malazez me perandorinë. U zhvilluan luftime të shumta, Oso Kuka me shokët e vet rezistoi gjatë, mirëpo sulmuesit malazezë ishin të shumtë, dhe vendosën ta marrin me çdo kusht Vraninën. Oso Kukës po i vriteshin bashkëluftëtarët e vet një e nga një dhe ndihma nga qyteti i Shkodrës po vononin të vinin,- ndër këta të rinj që do i shkonin në ndihmë ishte dhe Dedë Gjo Luli. Në momentet e fundit, kur malazezët mendonin se kulla do të dorëzohej, sepse ishin vrarë pothuaj të gjithë mbrojtësit, Oso Kuka me dy-tre shokët e mbetur akoma gjallë, megjithëse me trupin plagë, vendosin të mos dorëzohen të gjallë në duart e armikut. Mbledhin të gjitha fuçitë e barotit në një vend të kullës dhe ndenjën në pritje të sulmit vendimtar të armiqve. Kur ushtarët malazezë menduan se shqiptarët ishin vrarë të gjithë, dhe ìu afruan kullës me dëshirën, kush më parë të hynte brenda për të vendosur flamurin malazez në maje të kullës, Oso Kuka i gatshëm me pishtar në dore, i vuri flakën fuçive të barutit. Kulla u hodh n'erë bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit. U dëgjua një shpërthim i tmerrshëm. Jehona e kësaj ngjarje shumë shpejt u përcoll në Shkodër e në Podgoricë - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarë të 24 djelmoshat shkodranë ne kohën më të bukur të jetës së tyre, por e kishin shpaguar vehten duke vrarë me qindra armiq që u dogjën e përvëluan në ekstazën e fitores që u kthye në një tragjedi, e cila edhe sot e kësaj dite kujtohet me hidhërim në Mal të Zi. Nënat shkodrane e rapsodët e malësisë së Shkodrës, trimerinë e Oso Kukës e kënduan që edhe sot e kësaj dite dëgjohen. Oso Kuka shumë shpejt u kthye në simbol trimërie e vetmohimi për mbrojtjen e trojeve shqiptare, që mizorisht u pushtuan nga fqinjet tanë ballkanikë, dhe shëmbëllesa e tij ishte e gjallë e frymëzuese edhe në zjarrin e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe më pas. Ndër shkrimtarët që është frymëzuar më shumë nga akti vetmohues i Oso Kukës është Át Gjergj Fishta, i cili në kryeveprën e tij "Lahuta e Malcís" i kushton katër prej tridhjetë këngëve të librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka. Një i moshuar që ruan kujtime, nga ata që ka dëgjuar shton: "Osoja të bânte për vedi për urt'si e gojën e âmël". Në këtë kohë të huajt për Shkodrën nuk treguan as më të voglin kujdes për ta mbrojtur nga qeveritë fqinje, të cilat mundoheshin t‘i shqyenin vendit të shqipeve kafshata të majme, ndërsa për përparim, kulturë nuk bëhej fjalë. Shkodra, me pozitën e saj gjeografike, strategjike ishte në qendër të lakmive edhe të rusmëdhenjve, të cilëve u duhej dalja në detin Adriatik. Ata nxitnin Malin e Zi e Serbinë ta merrnin Shkodrën, me çdo kusht. Nga ana e vet, Mali i Zi nxiste trazira në kufi. Nga një material që na ka rënë në dorë tani së fundi për këtë problem, shkëputëm edhe këto: "Që prej vjetësh nuk i lënë të qetë (malazezët) shqiptarët në arat e kullotat e ata janë duke bërë sulme të njëpasnjëshme, plaçkitin e djegin shtëpitë e (shqiptarëve) tyre..." Duke u krijuar kjo gjendje e për t‘i dalë zot tokës shqiptare në kufijtë me Malin e Zi, vendoseshin çeta luftëtarësh në kullat kufitare, të cilat udhëhiqeshin nga luftëtarët më të aftë e më trima atdhetarë në zë për luftë, urtësi e trimëri. Kënga thotë: "Në Vraninë unë jam tue dalë, Cubat Knjazit me t‘ia ndalë... Djemtë e Osoja mbanin pushkën ngrehur gati. Kënga te "Lahuta" vazhdon: Djersë e gja xu me kullue, Po s‘nxu asnjeri me u ligështue. Me zjarrin e njësitit të Osos ushtarët malazezë nuk bënin asnjë hap para. Kjo e bindi komandantin armik, se me forcën e armëve kalanë e Oso Kukës nuk mund ta merrte, prandaj vuri në shërbim dredhinë. I dërgoi me besë një njeri, i cili kërkoi dorëzimin, duke i premtuar nderime të mëdha dhe grada. Trimi ynë i kthen një përgjigje, ashtu si e këndon kënga: Me xhevap po shkon te shkina Po dëgjo more Nikollë Pa u djegë e gjithë Vranina Oso Kuka nuk të bjen në dorë... e shton: "Nuk jena mësue me ra në duar të huaja për së gjalli, e nuk kena nevojë për ndere të tjerëve, kena boll të tonat", i është përgjigjur edhe njëherë Osoja. Me vete ai kishte një djalë të ri të quajtur Salë Behri, nga Shkodra. Me të kishte lidhje familjare. Djali tregoi trimëri të pashoqe gjatë luftës së egër e të pabarabartë me forcat serbe e malazeze që kishin rrethuar Vraninën. Duke e parë veten të rrethuar dhe të pamundur për të çarë rrethimin e mijërave forcave armike, Oso Kuka ka folur: "Kush don me ndejt me mua të rri, por unë gjallë nuk dorëzohem, por do të digjem brenda, këtu në kullë", lajmi i kësaj beteje të pabarabartë u mor vesh edhe në Maksudkull, ku kishin mbërritur forca ndihme nga Shkodra, të cilat kanë vënë përpara malazezët. Ata nga unë nuk kishin nga t‘ia mbanin, iu afruan kullës, filluan të kacavirreshin në muret e saj, të hipnin mbi çati. Oso Kuka, mbasi kishte marrë edhe mendimin e shokëve të çetës, për të mos u dorëzuar i jep urdhrin njërit prej tyre që shërbente si kuzhinier: "Afroi fuçitë e barutit midis kullës, se dora e varrueme nuk më len me i afrue"? Dhe kur mbi pullaz (çati) kishin kërcyer qindra malazezë, qindra të tjerë kishin thyer muret, trimi ynë thërret edhe një herë: "Ah kadale", Nikollë të vraftë Zoti, Se këtu i thonë Oso Baroti, Se djeg veten edhe ty... "Dhe u dha zjarr fuçive me dorën tjetër që kishte shëndosh. Me qindra armiq u hodhën në erë. E fortë ishte tronditja e shpërthimit të fuçive me barut, sa malet e Krajës u zbardhuan", tregonte plaku i motnuem, nga ata që kishte dëgjuar prej prindërve. "Në Shkodër ka ardhë era e mishrave të luftëtarëve të djegur", tregonte i ndjeri plak Qamil Kuka. "Kur kanë arritur forcat e ndihmës nga Shkodra, midis të cilëve edhe vëllai i Osos (Cufja) në kullën e djegur nuk mund të hyje nga yndyra e mishrave të djegur. Asgjë nuk kishte mbetur, u gjet vetëm një krah, i cili u njoh se i kujt ishte, se mbante në të një shkrim. Ai ishte i Salë Behrit", fliste plaku i urtë. Me këtë ngjarje, trimëria e Oso Kukës ngriti monument Vraninën, në gërmadhat e së cilës është heroizmi i shqiptarit, aq sa një gjeneral turk, i detyruar nga fakti i trimërisë së rrallë, shkroi: "Janë nga popujt ma trima e ma luftëtarë, e s‘druajnë vdekjen, sidomos kur është puna për mbrojtjen e vendit të tyre, atëherë ata tregojnë se janë ushtarë të shkallës së lartë. Kjo i pranohet nga të gjithë", përfundon gjenerali i njohur turk. Bilbili i letrave shqipe, at Gjergj Fishta, shkruan në "Lahutën e Malcis‘": Njisi gjaku qi Oso Kuka Sot ka derdhun ke ato suka Si për mbret, si për dhe të parëve Vlon sa vlon ndër dej të shqyptarëve. Vdekja heroike e Oso Kukës mori dhenë, e dëgjoi i madh e i vogël. Oso Kuka - tregonte plaku i moçëm nga ata që kishte dëgjuar - u vajtua për një javë në familje. Erdhën ngushëllime jo vetëm nga mbarë qyteti i Shkodrës, por edhe nga Shala e Shoshi, Gruda, nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit. Avdi Pasha u njoftua, por nuk reagoi. Kjo e zemëroi e ia ngriti më lart urrejtjen ndaj turqve-osmanë. Zemërimi i popullit u shpreh edhe disa muaj pas, sa për një shkak të vogël shpërtheu në Shkodër një kryengritje, e cila mbërtheu në kalanë Rozafat për 25 ditë i ndryu forcat turke, e udhëhequr nga Dasho Shkreli. Fishta i madh e skaliti në veprën e tij, në këngët që u bënë popullore e që këndohen në dasma e gëzime. Heroi doli nga populli e populli i këndoi me vargjet e poetit të madh. Revista e arbëreshëve të Italisë e Anselmo Lorekios, që dilte në Katanzaro, botonte një artikull për Oso Kukën - (Nr. 5, viti 1898). Ajo shkruante: "Shkodra është vendi fatlum, ku ka lindur Oso Kuka", dhe duke komentuar heroizmin e tij theksonte: "Përgjigjja që dha Oso Kuka ishte tamam përgjigje shqiptare". Po aty botohej edhe një poezi popullore, që revista kishte marrë nga Shkodra atë ditë. Ja disa vargje nga përgjigjja e Oso Kukës dhënë të dërguarit të Knjazit. "Unë jam djalë i Shqipnisë". Edhe revista "Albania", që botohej jashtë atdheut, i kushtoi një shkrim me interes, në fillim të shekullit tonë, figurës heroike të Oso Kukës. Për krijimtarinë popullore, kushtuar këtij trimi legjendar, kanë shkruar Gustav Majer në Studime Shqiptare (1897), revista "Dituria" Tiranë, 1927, Kasem Taipi në përmbledhjen e tij "Zana popullore" më 1933-shin dhe botimet folklorike. Më 1923-shin Avni Rustemi e përmend emrin e Oso Kukës në një thirrje që ua drejton autorëve të shoqërisë "Bashkimi". Në fillim të viteve ‘20, mësuesi patriot Zef Harapi i kushtoi një dramë heroit të Vraninës, Oso Kuka. Edhe për Oso Kukën, Enver Hoxha kishte mërira, e zinte në gojë "sa për të larë gojën", si thoshte Shkodra. E përsërisim se vetëm një këngë, një pikturë e disa artikuj në gazeta u shkruan për këtë simbol të trimërisë e vetëmohimit. Lartësimi dhe vënia aty ku e meritonte trimin Oso Kuka i prishte terezinë me miqtë e tij sllavë e cenonte interesat e tyre dhe të tijat, andaj diktatori pranonte fashitjen e heroizmit të kombit të vet, përpara interesave me serbët e kallëpeve të ndryshme, aq sa pas vitit 1944, edhe ndonjë shkollë a rrugë që populli ia kishte vënë emrin e heroit të vet, regjimi komunist ia fshiu. Me vdekjen e diktatorit sikur u gjallërua e u rrit përkujdesi e nderimi për këtë figurë popullore, sa u shpejtua t‘i vihet emri i një rruge, një shkolle, u botua ndoshta me porosi një roman, u mendua për një muze, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e gjatë. Erdhën vitet e demokracisë e heroizmi i Oso Kukës evokoi heroizma të rinj. Nga populli shqiptar lindën heronj e pishtarë të demokracisë. Po emri i Oso Kukës është sintezë e tërë heroizmit shqiptar e kërkon të gjejë vendin e vet, nderimin që i takon. Edhe tani, i lënë në harresë. Nuk u kujtua kush ta lexonte, të paktën në netët përkujtimore të një emisioni televiziv, ose t‘i shkonte mendja për të. Një Oso Kukë që nuk vjen më, po që në gjakun e shqiptarit ka plot molekula me gjene të tipit Oso Kukë, andaj edhe ai gjak kërkon nderim, se jemi shqiptarë.[1] Shprehje frazeologjike[redakto]

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Oso Kuka. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 16 janar 2024 13:06 (CET)