Diskutim:Qëndrim Rijani

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Qëndrim Rijani. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Përshëndetje komunitetit shqiptarë në Wikipedia!

Unë jam një redaktor fillestar në Wikipedia dhe një mik i personit në fjalë - Qëndrim Rijani. U takova me të dhe më shprehu shqetësimin e tij në lidhje me informacionin e pasaktë në artikullin me emrin e tij dhe se e kishte modifikuar për të rregulluar gabimet që gjeti dhe se e kishte plotësuar me më shumë informacion rreth veprimtarisë së tij. Sa po më tregoji, i tregova se duhet të ketë kujdes sepse Wikipedia nuk është faqe personale dhe se ka rregulla dhe njëfarë standardi për cilësi. I tregova gjithashtu se mund ti hiqet komplet artikulli mbi të në qoftë se bën ndryshime të tilla edhe pse po shkruan për vetveten dhe që i di më mirë jetën e tij se kushdo...

Po flasim tani për së dyti, tani edhe me paralajmërimin për grisje në artikullin me emrin e tij. I dhash më shumë informacion këtë rradhe se si funksion Wikipedia dhe komuniteti që e mirëmban. Pas një bisede më të thellë dhe me përqëndrim më të madh, ai tani kupton shumë më mirë se pse erdhi puna deri te ky paralajmërim.

Unë e vendosa kundërshtimin për grisje me shpresën se Qëndrimi dhe redaktorët e tjerë të këtij artikulli, pasi të kenë lexuar dhe marrë informacion më të plotë rreth rregullave të kësaj platforme, do t'a përmirësojnë informacionin në këtë artikull dhe cilësinë e tij.

Besoj se kjo do të ishte më produktive se sa grisja e këtij artikulli dhe fillimi nga hiçi. Por meqë jam fillestarë, do doja mendimin e më të vjetrive këtu. Si mendoni se do të ishte rruga më e mirë nga këtu e tutje?