Qëndrim Rijani
Qëndrim Rijani | |
---|---|
![]() | |
Lindi më | 30 mars 1990 |
Vendlindja | Kërçovë, Maqedoni |
Kombësia | Shqiptar |
Nënshtetësia | Shqipëri, Maqedoni |
Shkolla e kryer | Universiteti i Arteve, Tiranë |
Profesioni | Regjisor, Pedagog[1] |
Vitet aktiv | 2013 - sot |
Qëndrim Rijani është regjisor shqiptar i teatrit, operës dhe filmit. Karriera e tij është e pasur me vepra të huaja e shqiptare të shfaqura në shumë vende të Evropës të cilat janë vlerësuar me shumë çmime nëpër festivale. Shfaqjet e tij karakterizohen nga stili i tij i vrazhdë e i drejtpërdrejtë. Ai është edhe regjisori i operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ka lindur më 30 mars 1990 në Kërçovë, Maqedoni. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka kryer në vendlindje. Është diplomuar në degën e regjisë së teatrit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Në po të njëjtin universitet ka kryer edhe studimet master - dega: regji teatri dhe spektakli, me temë të mbrojtur: "Kiçi dhe kthetrat e tij". Gjithashtu ka qenë pjesë e disa specializimeve me karakter Workshopi.[2]
Karriera artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shfaqjen e tij të parë e solli në skenë në mënyrë të pavarur (pa ndihmën e një udhëheqësi artistik) në vitin e tretë të studimeve universitare.[1] Veprimtaria e tij artistike është e pasur me shfaqje të huaja dhe shqiptare të realizuara me sukses në Shqipëri[3], Maqedoni[4] dhe Kosovë[5], të cilat janë shfaqur edhe në festivale dhe teatro në shumë vende të Evropës si Bosnjë dhe Hercegovinë[6], Sërbi[7], Rusi[8], Zvicër[9] e Turqi[10]. Karriera e tij morri hov rreth viteve 2014-2015 me veprat “Doktor Shuster” dhe “Gjymtimi”, të cilat korrën sukses me një sasi të konsiderueshme çmimesh për moshën relativisht të re të regjisorit dhe i dhanë një shtysë jetës së tij artistike.[11][12] Në vitin 2018, Qëndrim Rijani është përzgjedhur si pjesë e jurisë tek Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit në Tiranë.[13][14] Në vitin 2019, Qëndrim Rijani solli para publikut shfaqjen “Xhelatët” dhe operën “Skënderbeu”. Dy vepra të një kategorie më të lartë kulturore, ku për përgatitjen e secilës prej tyre janë dashur dy vite punë.[9][15] Aktualisht është regjisor i shtëpisë në Teatrin Shqiptar në Shkup[16], pedagog i jashtëm në Universitetin e Arteve në Tiranë ku ligjëron lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit[1] dhe pedagog i jashtëm në Universitetin e Tetovës ku ligjëron lëndën e Regjisë së Teatrit.[9]
Deri më tani ka realizuar 16 shfaqje profesionale në teatro të ndryshme kombëtare dhe të qyteteve:
- “Ne vijmë për Ajër”(Scotto Moore)
- “Kapitulli i Dytë”(Neil Simon)
- “Gjymtimi” (Martin Mcdonagh)
- “Doktor Shuster”(Dušan Kovačević)
- “Art” (Yasmina Reza)
- “Gënjeshtër Pas Gënjeshtre” (Anthony Neilson)
- “Ushtria e Ui Tomasit” (Martin Mcdonagh)
- “Shtëpia e Bernarda Albës” (Federico Garcia Lorca)
- “Darka e Thërrimeve” (Refet Abazi)
- “39 Hapat” (Alfred Hitchcock)
- “Gratë” (Robert Thomas)
- “Roberto Xuko” (Bernard-Marie Koltès)
- “Në Det” (Sławomir Mrożek)
- “Jashtë Bie Borë” (Vincenzo Salemme)
- “Xhelatët” (Martin McDonagh)
- “Opera për tre grosh” (Bertolt Brecht)
Përveç këtyre, ka realizuar edhe një dokumentar të titulluar "Kokën Mbrapa" dhe një operë me emrin “Skënderbeu”.[17]
Opera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Opera “Skënderbeu” është një ndër veprat më të rëndësishme të Qëndrim Rijanit si regjisor, të cilën e realizoi bashkë me kompozitorin Fatos Lumani dhe libretin Arian Krasniqi.[18] Njoftimi për punën mbi këtë vepër erdhi për herë të parë publikisht në një intervistë në kanalin televiziv Ora News nëntë muaj para premierës së saj.[19] Kjo vepër operistike shënon edhe shfaqjen e operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.[20] Premiera e kësaj vepre historike është shfaqur në Teatrin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë në Shkup në datën 23 dhjetor 2019.[21] Ajo është pritur shumë mirë edhe nga ana e publikut, i cili është ngritur në këmbë për të duartrokitur trupën dhe stafin e operës për plot nëntë minuta.[22]
Stili[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ajo që e karakterizon Qëndrim Rijanin është stili i vrazhdë që e përcjell në vepra përmes personazheve.[23] Këta të fundit, në saje të ngarkesës së tyre emocionale dhe natyrës së tyre kaq të drejtpërdrejtë, vijnë nëpërmjet komedisë së zezë me një ashpërsi dalluese nga portretet e teatrit tradicional.[24] Ky stil reflektohet edhe nga dramaturgu i tij i preferuar: Martin McDonagh[25], prej të cilit ka vënë në skenë tri vepra deri tani, si dhe ka marrë pjesë në një festival teatri kushtuar veprave të këtij autori në Perm të Rusisë.[8]
Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Këto shfaqje (më sipër) janë vlerësuar me rreth katërdhjetë çmime. Përmes tyre , ai është vlerësuar edhe me tetë çmime personale si regjisor, përfshirë edhe çmimet si Regjisor i vitit në Maqedoni dhe Regjia e vitit në Shqipëri.
Viti | Vepra | Autori | Institucioni | Qyteti | Festivale | Çmime | Ref. |
---|---|---|---|---|---|---|---|
2013 | Ne vijmë për Ajër | Scotto Moore | Teatri Kombëtar | Tiranë | 1 | 1 | [26][27] |
2013 | Kapitulli i Dytë | Neil Simon | Teatri Andon Zako Çajupi | Korçë | 5 | 5 | [28][29] |
2014 | Gjymtimi | Martin McDonagh | Teatri Shqiptar | Shkup | 6 | 6 | [30][31] |
2015 | Doktor Shuster | Dušan Kovačević | Teatri Andon Zako Cajupi | Korçë | 3 | 5 | [32][24] |
2015 | Art | Yasmina Reza | Teatri i Tetovës | Tetovë | 3 | 1 | [33][34] |
2015 | Gënjeshtër Pas Gënjeshtre | Anthony Neilson | Teatri Kombëtar Eksperimental | Tiranë | - | - | [35][36] |
2016 | Ushtria e Ui Tomasit | Martin McDonagh | Teatri i Tetovës | Tetovë | 1 | - | [37][38] |
2016 | Shtëpia e Bernarda Albës | Federico Garcia Lorca | Teatri Andon Zako Cajupi | Korçë | 1 | - | [39][40] |
2016 | Darka e Thërrimeve | Refet Abazi | Teatri Shqiptar | Shkup | 3 | 4 | [41][42] |
2017 | 39 Hapat | Alfred Hitchcock | Teatri Metropol | Tiranë | 1 | 3 | [43][44] |
2017 | Gratë | Robert Thomas | Teatri Shqiptar | Shkup | 5 | 15 | [45][46] |
2018 | Roberto Xuko | Bernard-Marie Koltès | Teatri Bekim Fehmiu | Prizen | 1 | - | [47][48] |
2018 | Në Det | Sławomir Mrożek | Teatri Shqiptar | Kumanovë | 1 | - | [49][50] |
2018 | Jashtë Bie Borë | Vincenzo Salemme | Teatri i Tetovës | Tetovë | 6 | 4 | [51][52] |
2019 | Xhelatët | Martin McDonagh | Teatri Kombëtar | Tiranë | - | - | [53][54] |
2019 | Skënderbeu (Opera) | Libreti: Arian Krasniqi
Kompozitor: Fatos Lumani |
Teatri i operës dhe baletit | Shkup | - | - | [20][21] |
2020 | Opera për tre grosh | Bertolt Brecht | Teatri i Tetovës | Tetovë | - | - | [57][58] |
Çmimet personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përveç çmimeve të shfaqjeve në festivale, Qëndrim Rijani është vlerësuar edhe me këto çmime vjetore për punën e tij si regjisor:
Viti | Çmimi | Titulli |
---|---|---|
2015 | Milingona e artë | Arritja e Vitit në Artin Skenik[59][60] |
2016 | Akademia Kult | Regjia e vitit[61] |
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b c "2018 - LISTA E FITUESVE TE PEDAGOGEVE TE JASHTEM UART 2018-2019" (PDF). Universiteti i Arteve - Tiranë. 5 nëntor 2018. f. 6. Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 2 shkurt 2019. Marrë më 6 korrik 2019.
- ^ "Qëndrim Rijani: Arti historikisht njihet si "armiku" më i madh i politikës". Koha.mk. 7 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 10 dhjetor 2019. Marrë më 10 dhjetor 2019.
- ^ "Regjisori Rijani sjellë "Xhelatët" në skenën e teatrit". KultPlus.com. 20 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
- ^ "Shfaqja teatrale "Jashtë bie borë"". Qendra e Kulturës - Kërçovë (Kultura-K.com). 26 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
- ^ ""Gratë" nga Shkupi, triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj". Kultplus.com. 29 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
- ^ ""Jashtë bie borë" do të shfaqet edhe në Bursa të Turqisë (FOTO-VIDEO)". Portalb.mk. 13 mars 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
- ^ "Aktorët nga teatri i Korçës ngjiten në skenën e teatrit në Beograd". ARS ALBANICA. 25 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
- ^ a b ""Gjymtimi" në regji të Qëndrim Rijanit, pjesë e festivalit "Martin McDonagh" – Rusi". Portalb.mk. 3 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali origjinali më 22 gusht 2018. Marrë më 23 prill 2020.
- ^ a b c "Intervistë me regjisorin Qëndrim Rijani: Ne jemi aq të mirë, sa shfaqja jonë e radhës". Portalb.mk. 21 janar 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 31 maj 2019. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Teatri i Tetovës për herë të parë në festival ndërkombëtar me "Ushtria e Ui Tomas-it"". Portalb.mk. 28 mars 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 24 prill 2020.
- ^ "Shpallen fituesit e çmimeve Kult, Teatri i Korçës rrëmben tre trofe". Portalb.mk. 16 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 korrik 2017. Marrë më 24 prill 2020.
- ^ ""Gjymtimi" shfaqet sot në kuadër të festivalit "Martin McDonagh" në Rusi (VIDEO)". Portalb.mk. 4 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali origjinali më 9 nëntor 2018. Marrë më 24 prill 2020.
- ^ "Xhepa: Shfaqjet nuk meritonin ditirambe, kishte tri cilësi". Gazeta Shqiptare. 2 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 prill 2020. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ "Përfundon Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, ja kush trumfoi!". BORDO. 1 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ "Opera "Skënderbeu" në Shkup, regjisori Qëndrim Rijani: Shpresoj ta sjell dhe në skenën e Shqipërisë". WWW.SOT.COM.AL. 18 janar 2020. Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 janar 2020. Marrë më 20 janar 2020.
- ^ "Drama "Xhelatët" me aktorë të njohur, çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar". WWW.SOT.COM.AL. 26 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 janar 2020. Marrë më 20 janar 2020.
- ^ "Trupi në Luzern, koka në Cërvicë". Kercova.net. 30 janar 2020. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 maj 2020. Marrë më 2 maj 2020.
- ^ "Duke ndjekur operën "Skënderbeu"". Opus Alb. 26 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 prill 2020. Marrë më 27 prill 2020.
- ^ "Qëndrim Rijani, për herë të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Maqedoni do të sjell operën "Skenderbeu"". TV21. 10 prill 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 prill 2020. Marrë më 27 prill 2020.
- ^ a b "Teatri i Operës dhe Baletit në Shkup për herë të parë sjell operën "Skënderbeu"". FLAKA.COM.MK. 20 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 janar 2020. Marrë më 20 janar 2020.
- ^ a b "Premiera e operës "Skënderbeu" në Operën dhe Baletin Nacional". Ministria e kulturës së Rebpublikës së Maqedonisë së Veriut. 24 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 prill 2020. Marrë më 26 prill 2020.
- ^ "" Skënderbeu ", opera e parë shqiptare në vend!". Televizioni i Maqedonisë - TVM2. 26 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 prill 2020. Marrë më 27 prill 2020.
- ^ "Komedia e zezë në ngjyrat e "Gjymtimit"". Portalb.mk. 5 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 shtator 2017. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ a b ""Doktor Shuster", në Teatrin Kombëtar për problemet e shoqërisë në tranzicion". WWW.SOT.COM.AL. 10 prill 2015. Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 dhjetor 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
- ^ ""Xhelati" që thyhen rekordet, drama që çel sezonin e Teatrit Kombëtar". Top Channel. 12 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2019. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ "Në Podujevë filloi festivali "Teatri Ndryshe"". Portali Koha.net. 26 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 gusht 2019. Marrë më 5 gusht 2019.
- ^ "Katastrofa në magazinat e Teatrit". Gazeta Standard Online. 16 maj 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 dhjetor 2019. Marrë më 4 dhjetor 2019.
- ^ ""Kapitulli i Dytë" në Korçë". Top Channel. 3 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2019. Marrë më 13 gusht 2019.
- ^ ""Kapitulli i Dytë" në Korçë - Top Channel Albania - News - Lajme". Top Channel. 2 maj 2014. Marrë më 13 gusht 2019.
- ^ "Shfaqja "Gjymtimi", triumfoi në "KokoFest"". Portalb.mk. 22 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 25 dhjetor 2019. Marrë më 25 dhjetor 2019.
- ^ KOVAČEVIĆ, Emina (27 qershor 2019). "U koži i lancima". Časopis Pozorište (në boshnjakisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 gusht 2019. Marrë më 13 gusht 2019.
- ^ "Qëndrim Rijani, si mund të bëhet "një shkatërrim" dramaturgjik në Korçë". Gazeta Standard Online. 20 mars 2015. Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 dhjetor 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
- ^ "Teatri i Tetovës vjen me një shfaqje të re". Portalb.mk. 13 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 nëntor 2019. Marrë më 27 nëntor 2019.
- ^ "Teatri i tetovës sjell shfaqen "ART"". AlbaLove.ch. 15 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 dhjetor 2019. Marrë më 4 dhjetor 2019.
- ^ "Genjeshter pas genjeshtre". CLASS. 5 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 dhjetor 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
- ^ ""Teatri t'i mbledhë njerëzit për të njohur shoqërinë"". www.shekulli.com.al. 10 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 prill 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
- ^ "Të shtunën premiera e parë për këtë vit në Teatrin e Tetovës". AlbaLove.ch. 14 prill 2016. Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 gusht 2016. Marrë më 25 dhjetor 2019.
- ^ ""Ushtria e Ui Tomas-it". 15 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2016. Marrë më 25 dhjetor 2019.
- ^ ""Hani i Elbasanit" bëhet "Shtëpia e Bernarda Albës"". BalkanWeb. 17 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 nëntor 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
- ^ ""Shtëpia e Bernarda Albës" u shfaq në Festivalin e Komedisë në Korçë". gazeta online për art dhe kulturë - KultPlus. 8 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 nëntor 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
- ^ ""Flaka e janarit", kur aktorët e UÇK sfidojnë në teatër". www.shekulli.com.al - UNIpress shpk. 29 janar 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 nëntor 2019. Marrë më 28 nëntor 2019.
- ^ ""Darka e Thërrimeve" fituese e "Talia e Flakës"". Portalb.mk. 28 janar 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 nëntor 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
- ^ "Qëndrim Rijani sjell komedinë më të re "39 Hapat"(VIDEO)". Portalb.mk. 11 prill 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 nëntor 2019. Marrë më 28 nëntor 2019.
- ^ "Komedia "39 Hapat", premierë në skenën e teatrit Metropol". WWW.SOT.COM.AL. 12 prill 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 nëntor 2019. Marrë më 28 nëntor 2019.
- ^ "Me "hë baba, a u ngope dhe binde me kaq sa dëgjove?" u shfaq premiera "Gratë" (VIDEO)". Portalb.mk. 27 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 29 nëntor 2019.
- ^ ""Gratë" pushtojnë skenën e Teatrit Shqiptar në Shkup". Televizioni Kombëtar ALSAT-M. 27 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 29 nëntor 2019.
- ^ "Prizren: Teatri i qytetit shfaqi premierën "Roberto Zucco"". Gazeta e Prizrenit. 6 maj 2018. Arkivuar nga origjinali origjinali më 18 nëntor 2019. Marrë më 18 nëntor 2019.
- ^ "Intervistë nga TV OPINION, Prizren". TELEVIZIONI OPINION. 2 maj 2018.
- ^ "Qëndrim Rijani sjellë premierën "Në Det" në Teatrin e Kumanovës". gazeta online për art dhe kulturë - KultPlus. 27 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 29 nëntor 2019.
- ^ "Qëndrim Rijani sjellë premierën "Në Det" në Teatrin e Kumanovës". pacensure.com. 30 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 29 nëntor 2019.
- ^ ""Jashtë bie borë", mbi doza e morfinës që ua mori jetën lakmitarëve të pasurisë (FOTO/VIDEO)". Portalb.mk. 2 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 nëntor 2019. Marrë më 27 nëntor 2019.
- ^ "Pasdite me Alsat". Televizioni Kombëtar ALSAT-M. 1 nëntor 2018.
- ^ ""Xhelatët" flasin shqip/ Në teatër drama e Martin mcDonagh". Top Channel. 18 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2019. Marrë më 20 janar 2020.
- ^ "Keqpërdorimi i drejtësisë "shqiptare" tek ArTurbina". Shqiptarja.com. 13 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2020. Marrë më 2 maj 2020.
- ^ "Premiera e operës "Skënderbeu" në Operën dhe Baletin Kombëtarë". MIA.mk. 20 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 janar 2020. Marrë më 20 janar 2020.
- ^ "Skënderbeu "pushton" Shkupin, artistët shqiptarë bëhen bashkë në një opera". VIZION PLUS TV ALBANIA. 23 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali origjinali më 24 dhjetor 2019. Marrë më 20 janar 2020.
- ^ "POST-OPERA". Portalb.mk. 27 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2020. Marrë më 31 tetor 2020.
- ^ "Teater ne kohen e pandemise - News, Lajme - Vizion Plus". Vizion Plus TV. 6 shtator 2020. Marrë më 31 tetor 2020.
- ^ "Oskarët shqiptarë në Shkup – Fituesit e "Milingona e Artë" 2015 (FOTO)". 29 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali origjinali më 10 korrik 2016. Marrë më 22 janar 2020.
- ^ "Milingona e artë ndanë çmimet e arritjet". 29 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 dhjetor 2019. Marrë më 22 janar 2020.
- ^ "Edicioni 2016". Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 prill 2017. Marrë më 22 janar 2020.