Çmimet Kult

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Akademia e Çmimeve Kult

Çmimet Kult që prej vitit 2005, janë shndërruar në një traditë dhe pikë e rëndësishme referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore dhe artistike më të arrira të vitit. Nëpërmjet vlerësimeve për krijuesit dhe interpretuesit më të mirë në fushën e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Akademia Kult përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore dhe njëkohësisht më gjithëpërfshirëset. 404 është numri i artistëve të nominuar ndër vite, nga të cilët 101 janë shpallur fitues të Çmimit Kult. Mbi 120 emra të njohur të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë, përbëjnë jurinë e nderit të Akademisë Kult.

Çmimet Kult 2014[redakto | përpunoni burim]

Akademia e Çmimeve Kult ka ndarë çmimet për dhjetë kategoritë në fusha të ndryshme të artit. Ky vit shënoi dhe dhjetëvjetorin e krijimit të Akademisë Kult, një nismë, e cila ka sjellë vlerësime për artistët në fusha të ndryshme në vend.

  1. Aktorja më e mirë – Eriona Kakeli
  1. Aktori më i mirë – Arben Derhemi
  1. Regjia teatrore më e mirë – Sesilia Plasari
  1. Libri studimor – Dhurata Shehri
  1. Filmi shqiptar – “Lindje-Perëndim-Lindje”, Gjergj Xhuvani
  1. Artisti pamor – Adrian Paci
  1. Interpretuesi lirik – Armand Likaj
  1. Instrumentisti i vitit – Ermir Abeshi
  1. Albumi muzikor – Dren Abazi
  1. Libri artistik – Besnik Mustafaj
  1. Përkthyesi i vitit – Donika Omari
  1. Çmim special për një përkthyes që nuk është më – Guljem Deda
  1. Çmim special – Petrit Ceku
  1. Çmim special – Luan Starova
  1. Çmim special – Sabri Hamiti
  1. Çmim special – Ylber Gjini
  1. Çmim special – Sislej Xhafa
  1. Çmim special – Arta Dobroshi
  1. Çmim special – Pirro Milkani

Referenca[redakto | përpunoni burim]

bksh.al

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

akademia kult