Emir Abeshi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Emir Abeshi (lindur 1987) është një violinist shqiptar. Ai është një nga 12 finalistët e një prej konkurseve më të rëndësishme në botën e muzikës klasike “Queen Elisabeth Competition”, që zhvillohet në Belgjikë.
Ermir Abeshi e ka nisur violinën në moshën 6-vjeçare. Ka studiuar në konservatorin e muzikës “Ghedini” në Itali e më pas në konservatorin e Bostonit “New England”. Më 2011 ai mori çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga fondacioni “Rodolfo Lipizer” në Itali, fitues i çmimit “Uto Ughi” dhe i të tjerëve ndërkombëtarë. Ai është një nga bashkëthemeluesit e ansamblit të dhomës “Artur”, me të cilin ka dhënë shumë koncerte. Ndërkohë që violinisti Tedi Papavrami ka krijuar tashmë një emër dhe një karrierë ndërkombëtare, në të njëjtat gjurmë është edhe Emir Abeshi.