Zamira Kita
Zamira Kita lindi në Korçë më 1 prill 1963. Ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve në vitin 1985. Që nga ky vit ka debutuar si aktore pranë teatrit "Andon Zako Çajupi". Në fillim pranë trupës së estradës dhe më pas ka realizuar role në komedi dhe dramë. Janë të shumta bashkëpunimet me TVSH-në në koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 ajo merr çmimin si "Aktorja më e mirë" në festivalin mbarëkombëtar të teatrit të zhvilluar në Tiranë. Por në politikë humoristja do të futet pasi të realizoj një ëndërr të sajën, ngritjen e një shtëpie të re. Një nga aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës . Për Zamirën humori i ditëve të sotme ka një prirje drejt banalitetit e vulgaritetit. Tani është drejtore e teatrit të Korçës.
Rolet kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-Në kuadër të dashurisë
-Zonja me kamelie
-Antigona
-Kapitulli i dyte
-Puthja -Valle Vdekje
-Yllka -Tifozet
-Femrat
-Komuna e Parisit
-Njerez ne rryme
-Vetvrasesi -
Uji qe vret