Kohë për t‘u çmendur
Kohë për t‘u çmendur është një teatër/komedi shqiptare që transmetohet në qytete të ndryshme në Shqipëri gjatë muajit shkurt-mars 2009. Premiera e saj ishte me 14 shkurt 2009 ne Korçë.
Realiteti shqiptar i kësaj periudhe të gjatë tranzicioni ka ardhur në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi të Korçës i shoqëruar me finesën e aktorëve më të njohur në vend. Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Zamira Kita, Albano Prodani, etj, do të rrëmbenin duartrokitje të shumta në premierën e komedisë Kohë për tu çmendur nën regjinë e Gëzim Kames. Premiera ka ardhur gjatë mbrëmjes së kaluar me një lojë të shkëlqyer aktoriale duke rrëmbyer natyrisht duartrokitje të shumta si kurrë më parë në sallën e teatrit me një publik madje të zgjedhur.
Shkrimtari i njohur Kiço Blushi njëherësh skenarist i kësaj komedie dramatike ka gjetur një të çmendur për të akuzuar shoqërinë, e cila është çmendur nga herezitë e saj dhe kontrastet e shumta të shqiptarëve. Madje i çmenduri që interpretohet nga i madhi Roland Trebicka sështë veçse një viktimë e kësaj shoqërie që është marrosur nga gjithçka duke mbetur peng i të shkuarës. Natyrisht korçari Roland Trebicka ka sjellë të qeshura madje dhe lot, Rajmonda Bulku ka qenë për herë të parë në skenën e teatrit korçar duke mbetur e befasuar, teksa Zamira Kita ishte në shtëpinë e saj duke pasur këtë herë një partner të denjë si Trebicka. Komedia Kohë për tu çmendur do të shfaqet deri të dielën në skenën e teatrit të Korçës, ndërsa pritet që të zhvendoset pas pak ditësh edhe në kryeqytet për të pasur të njëjtin sukses që e ngjizi bukur në Korçë.
Regjizor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Interpretojnë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]etj.
Ky artikull nga Teatri është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |