Dita Botërore e Mjedisit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kujdesi për bimët
Dita e Mjedisit nga PPNEA ne Tirane

Dita Botërore e Mjedisit e njohur nganjëherë edhe si Dita ndërkombëtare e mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti. Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim të rritjes së vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit si dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve aq sa edhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. 5 qershori si datë festive dhe botërore e mjedisit ka nisur të festohet që nga viti 1974.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human. [1] [2] [3] [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ -United Nations Environment Programme: „From Bangalore to Delhi India celebrates World Environment Day 2011“- Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine, 24. 4. 2013.
  2. ^ Nations, United. "World Environment Day". United Nations (në anglisht). Marrë më 2020-06-03.
  3. ^ Environment, U. N. "World Environment Day". World Environment Day (në anglisht). Marrë më 2020-06-04.[lidhje e vdekur]
  4. ^ "World Environment Day 2020: Theme, History, Quotes, Celebration". S A NEWS (në anglishte amerikane). 2020-06-03. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 2020-06-04.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Dita Botërore e Mjedisit.