Dizajni Historik
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Dizajni Historik është strategji e kerkimit te objekteve në kontekstet e tyre historike dhe stilistike.
Qëllimi i një dizajni historik kërkimor është që të mbledhë, të verifikojë, dhe të sintetizoj dëshmi nga e kaluara për të themeluar faktet që mbrojnë apo hedhin poshtë një hipotezë. Ai përdor burimet dytësore dhe një shumëllojshmëri të provave dokumentare parësore, të tilla si, ditare, regjistrimet zyrtare, raporte, arkivat, dhe infromacione jo–tekstuale [harta, fotografi, audio dhe regjistrime vizuale]. Kufizimi është se burimet duhet të jenë të dyja autentike dhe të vlefshme.
Avantazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dizajni historik kërkimor është modest; akti i kërkimit nuk ndikon në rezultatet e studimit.
- Qasja historike është e përshtatshme për analizën e prirjeve.
- Të dhënat historike mund të shtojnë sfond të rëndësishëm kontekstual, i cili është i nevojshëm për të kuptuar dhe interpretuar më plotësisht një problem kërkimor.
- Shpesh nuk ka mundësi që marredhënia subjekt-studiues të mund të ndikojë në gjetjet.
- Burimet historike mund të përdoren vazhdimisht për të studiuar problemet e ndryshme kërkimore ose për të përsëritur një studim të mëparshëm.
Disavantazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aftësia për të arritur qëllimet e kërkimit tuaj janë të lidhura drejtpërdrejtë me sasinë dhe cilësinë e dokumentacionit në dispozicion për të kuptuar problemin kërkimor.
- Që meqënëse kërkimet historike mbështeten në të dhëna nga e kaluara, nuk mund të manipulohen që të kontrollohet efekti i tyre në kontekste bashkëkohore.
- Interpretimi i burimeve historike mund të konsumoj shumë kohë.
- Burimet e materialeve historike duhet të arkivohen vazhdimisht për të siguruar qasje. Arkivimi mund të jetë vecanërisht i vështirë në rastet e materialeve dixhitale ose që gjenden dot vetëm online.
- Autorët origjinal sjellin perspektivat dhe paragjykimet e tyre për interpretimin e ngjarjeve të kaluara dhe këto njëanshmëri dallohen me vështirësi në burimet historike.
- Për shkak të mungesës së kontrollit mbi variablat e jashtme, kërkimi historik është shumë i dobët në lidhje me kërkesat e vlefshmërisë së brendshme.
- Rrallë herë ndodh që tërësia e dokumentacionit historik të nevojshëm të adresoj plotësisht një problem kërkimor që është në dispozicion për interpretim, prandaj fakti që do ketë boshllëqe duhet të pranohet.
Hapat për krijimin e një dizajni historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përcakto problemin.
- Mblidhni materialet e burimeve, duke përfshirë burime kryesore dhe dytësore.
- Vlerëso materialin e burimit.
- Formulo hipotezat.
- Raporto dhe interpreto gjetjet.
Burimet kryesore të informacionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezultatet e drejtpërdrejta të ngjarjeve apo të dhënat e dëshmitarëve.
- Dokumentet origjinale
- Relike
- Eshtra
- Artifakte
Burimet dytësore të informacionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Informacioni i dhënë nga një person që nuk e vëzhgon drejtpërdrejt ngjarjen, objektin, apo kushtin.
- Tekste shkollore
- Enciklopedi
- Gazeta
- Revista
- Rishikimi i kërkimit dhe referencave të tjera
Kritika e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kërkon në qoftë se prova nën konsideratë është e vërtete. Studiuesi kontrollon vërtetësinë ose vlefshmërinë e burimit. A është ajo që duket, ose pretendon të jetë? A është e pranueshme si provë?
Kritika e brendshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi burimi është vërtetuar, pyetet nëse burimi është i saktë, ishte shkrimtar apo krijues kompetent, i ndershëm, dhe i paanshëm? Sa kohë pasi ndodhi ngjarja u raportua? A bie dakord dëshmitari me dëshmitarët e tjerë?
Përcaktimi i origjinalitetit të dokumentit të Relikës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A përputhet gjuha dhe stili i shkrimit për periudhën në fjalë, dhe është tipike e punimeve të tjera të bëra po nga ky autor?
- A ka ndonjë provë që autori ekspozon injorancën e gjërave ose ngjarjeve që njeriu i trajtimit dhe kohës së tij duhet të kishte njohur?
- A raportoi ai në lidhje me gjërat, ngjarjet, ose vendet që nuk mund të ketë qenë i njohur gjatë asaj periudhe?
- A është ndryshuar dorëshkrimi original qëllimishit apo jo qëllimisht nga kopjimi? Është dokumenti një projekt origjinal ose një kopje? Në qoftë se ajo është një kopje, është riprodhuar në fjalët e sakta të origjinalit?
- Nëse dorëshkrimi është pa datë ose autori është i panjohur, a ka ndonjë të dhënë të brendshme, si origjinalja e saj?
Kontrollimi i përmbajtjes së një burimi informacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cfarë ka dashur të thotë autori me cdo fjalë dhe deklaratë ?
- Sa shumë besueshmëri mund të japë deklarata e autorit?
Vlerësimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Deklarata e hipotezave
- Kritikat e jashtme dhe të brendshme të burimeve
- Vëzhgimi dhe eksperimentimi
- Terminologjia teknike
- Përgjithësimi dhe parashikimi
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Howell, Martha C. and Walter Prevenier. From Reliable Sources: An Introduction to Historical Methods. Ithaca, NY: Cornell University Press, 2001; from
- http://libguides.usc.edu/writingguide/researchdesigns
- Copyright 1997. James P. Key. Oklahoma State University
- Except for those materials which are supplied by different departments of the University
- (ex. IRB, Thesis Handbook) and references used by permission. from http://www.okstate.edu/ag/agedcm4h/academic/aged5980a/5980/newpage19.htm
- https://web.archive.org/web/20150103193356/http://www.bcps.org/offices/lis/researchcourse/develop_qualitative.html