Dosëza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Dosëza
Mole cricket02.jpg
Gryllotalpa brachyptera, Victoria, Australi
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Arthropoda
Klasa: Insecta
Rendi: Orthoptera
Nënrendi: Ensifera
Superfamilja: Grylloidea
Familja: Gryllotalpidae
Saussure, 1870
Klasa

Gryllotalpa
Neocurtilla
Scapteriscus

Gryllotalpidae-verbreitung.png
shpërndarja Gryllotalpidae

Dosëzaështë një insekt që bën pjesë në grupin Ortotteri, në familjen Grillotalpidi ku si përfaqësues kryesor është Gryllotalpa gryllotalpa. Është e përhapur në të gjithë Evropën përfshirë dhe ishujt britanikë, në Afrikën veriore dhe në Azinë perëndimore; është futur dhe në Shtet e Bashkuara. Është një insekt që kalon pjesën më të madhe të jetës nëntokë, përfshirë dhe periudhën e letargjisë dimërore. Gërmon galeri të gjata dhe të ngushta shumë afër sipërfaqes së tokës ; mund të gërmojë deri 6 m në natë.

Përshkrimi fizik[redakto | përpunoni burim]

Gjatësia
2,5–5 cm
Numri i këmbëve
3 palë
Riprodhimi
Ndryshon sipas vendit ku jeton
Numri i vezëve
100-300
Periudha e ngrohjes së vezëve
Rreth 3 javë
Faza larvore
1,5-2 vjet
Dieta kryesore
Pjesën më të madhe e zënë rrënjët dhe gjethet e bimëve, por ha dhe insekte të tjerë dhe krimba
Jeta mesatare
E panjohur

Në pamje të parë vihet re trupi i cili është i mbuluar me qime te shkurtra dhe të imta të cilat kanë një funksion mbrojtës. Ato bëjnë të mundur mbajtjen e grimcave të tokës që të mos hyjnë në trupin e saj kur dosëza është brenda galerive. Gjithashtu vihen re krahët, të cilët janë të pranish tek të rriturit në dy palë, të parmë dhe të pasëm. Kur nuk fluturojnë, i përkulin krahët mbi kurriz duke mbajtur ngjitur me trupin, duke marrë një formë të lëmuar ideale kur është në gërmim të galerive. Antenat janë shumë të ndjeshme dhe kanë rolin e nuhatjes, prekjes dhe të ndigjuarit. Goja është e përbërë nga nofullat e fuqishme që presin dhe përtypin rrënjët dhe kërcejtë e bimëve ; dosëza e mbledh këtë ushqim duke gërmuar. Këmbët vihen re pala e parë e tyre të cilat janë të mëdha, muskuloze dhe të pajisura me borde të mprehtë që mundësojnë prerjen e rrënjëve që dosëza takon gjatë gërmimit. Pëllëmba ka formën e një palle.

Në Natyrë[redakto | përpunoni burim]

Sjellja[redakto | përpunoni burim]

Ushqimi dhe gjuetia[redakto | përpunoni burim]

Shtimi[redakto | përpunoni burim]

Ruajtja[redakto | përpunoni burim]

Klasifikimi[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  • Enciklopedia "Il fantastico mondo degli animali" ©IMP BV/IMP Srl