Drejtëza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Drejtëza në hapësirë paraqet pikat e përbashkta të dy planeve joparalele, rrespektivisht premja e dy planeve jo paralele paraqetë drejtëzën.[1]

Drejtëza është vijë e drejtë e pakufizuar në asnjërën anë.

Drejtëza është bashkësia e pikës A dhe pikës B dhe bashkësia e të gjitha pikave në mes pikës A dhe B si dhe bashkësia e të gjitha pikave përtej pikës A shiquar nga pika B dhe bashkësia e të gjitha pikave përtej pikës B shiquar nga pika A.

Ka 3 lloje vijash të drejta:

Drejtëza: Një vijë e drejtë e cila nuk ka as fillim dhe as fund.

Gjysmëdrejtëza: Një vijë e drejtë e cila ka fillim por nuk ka fund.

Segmenti: Një vijë e drejtë që ka fillim dhe fund.

Çiftet e drejtëzave:

Drejtëza prerëse:Dy drejtëza që kanë një pikë të përbashkët,quhen drejtëza prerëse.

Drejtëza pingule:Dy drejtëza prerëse që formojnë 4 kënde të drejta, quhen drejtëza pingule .

Drejtëza paralele:Dy drejtëza që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët,quhen drejtëza paralele.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ismet Dehiri : Matematika I dhe II. Prishtinë, 1979