Drita Reka-Gërmizaj
Drita Reka-Gërmizaj (1952-2001) ishte njëra ndër të parat folëse (spikere) të lajmeve të Televizionit të Prishtinës, që nga transmetimet e para në vitin 1974. Në TV Prishtina punoi deri me mbylljen e këtij televizioni nga, forcat serbe më 1990. Kështu, duke dëbuar dhunshëm të punësuarit nga vendi i punës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Kumanovë më 18 nëntor 1952. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Shkup, si gjenerata e parë e gjimnazit “Zef Lush Marku” të Shkupit (1970). Studioi Mjekësinë dhe Gjuhën Angleze në Universitetin e Prishtinës.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drita Reka-Gërmizaj, përveç që punoi në TV Prishtina ajo një kohë punoi edhe në TV ERA të Shkupit, duke ndihmuar në krijimin e gjeneratës së re të folësve televizivë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Po ashtu ajo paraqitej si folëse dhe gazetare televizive. Storiet që duhet veçuar përfshijnë ato për Kongresin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe të Manastirit, (me rastin e 80 vjetorit); për kineastët Vellezërit Manaki nga Manastiri. Reka-Gërmizaj udhëhiqte ngjarje të rëndësishme dhe shkruante artikuj nëpër revista të ndryshme të grave.
Drita Reka-Gërmizaj ishte laureate e katërfishtë e çmimit prestigjioz jugosllav për folës televiziv “Goedana Boetti” si dhe fituese e çmimit “Mikrofoni i Artë” të Radio Prishtinës. Në shenjë kujtimi për veprën e saj, pas luftës së 1999 në Kosovë, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) inauguroi Çmimin Vjetor për folës televiziv “Drita Gërmizaj.” Ndërkaq Kuvendi i Komunës së Prishtinës në vitin 2015 emëroi me emrin e saj një rrugë në kryeqytetin e Kosovës.
Vdiq në Prishtinë, më 10 shkurt 2001.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ilazi, Hanëmshahe (2015). Gra të njohura të trojeve shqiptare. Prishtinë: KOHA. fq. 617. ISBN 978-9951-685-25-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)