Dritan Prifti
Dritan Prifti (lindi më 27 gusht 1968 në Berat - vdiq më 12 tetor 2017 në Tiranë) ishte politikan dhe zyrtar i lartë nga Shqipëria, që ka qenë drejtor i KESH dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prifti lindi në 27 gusht 1968 në Berat ku edhe kreu arsimin bazë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Harvardit në SHBA me rezultate të shkëlqyera.[1] Në vitin 1997 kthehet nga Amerika në Shqipëri dhe angazhohet në politikë.
Na viti 1997 deri në vitin 1999 mbajti rolin e shefit të kabinetit të Ministrit të Financave dhe më pas shefit të kabinetit të Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale.[2]
Në vitin 2000 ai u emërua drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).[3]
Në vitin 2005 ai i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe fiton mandatin e deputetit në zonën e Fierit.[1]
Në zgjedhjet parlamentare të 2009 Prifti u zgjodh deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe mbajti postin e Ministërit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2009 deri 2010.[4]
Prifti ishte baba i katër fëmijëve.[3] Ndërroi jetë më 12 tetor 2017, pas një beteje disa mujore me leukeminë.[5][6]
Videoja Meta-Prifti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa mbante postin e Ministrit të Ekonomisë, Prifti erdhi në vëmende të publikut të gjerë kur në janar të vitit 2011 u bë publike një video e cila regjistronte një bisedë të realizuar në Mars të vitit 2010 mes tij dhe Ilir Metës (asokohe zëvendës Kryeministër).[7][8] Në video tregohet se Meta i kërkonte Priftit të manipulonte tendera, konçesione dhe ankande për shuma të mëdha korruptive.[7][9] Gjatë gjyqit në Gjykatën e Lartë në 2011 - e cila pas vlerësimit të 3 ekspertëve shqiptarë e quajti videon të manipuluar - Prifti e mbrojti me forcë autenticitetin e video-regjistrimit, sfidoi publikisht përfundimin e ekspertëve shqiptarë, dhe kërkoi që të bëhej një analizë e pavarur nga ekspertë të policive shkencore të vendeve të BE.[10][11]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "Kush ishte Dritan Prifti, studentii Harvardit që u kthye në 1997 - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2026-04-11.
- ↑ "PROFIL/ Kush ishte Dritan Prifti, njeriu që tronditi jetën politike shqiptare". Marrë më 2026-04-11.
- 1 2 "Profil/ Kush ishte Dritan Prifti, politikani i videoskandaleve të mëdha". tiranapost.al. Marrë më 2026-04-11.
- ↑ "Profil/ Kush ishte Dritan Prifti, nga deklarata për votën e 71-të e Berishës në 2009 te video e 21 Janarit". www.panorama.com.al. 2026-04-11. Marrë më 2026-04-11.
- ↑ "Vuante nga sëmundje e rëndë - Ndahet nga jeta ish-Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti". Ora News. 12 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2017. Marrë më 12 tetor 2017.
- ↑ tvklan, web (2017-10-12). "Former Minister Dritan Prifti passes away". Tv Klan. Marrë më 2026-04-11.
- 1 2 "Meta and Prifti corruption scandal (disputed videotape evidence)". Transparency.org (në anglisht). Marrë më 2026-04-11.
- ↑ Likmeta, Besar. "Albania Video Corruption Scandal Takes Hollywood Twist | Balkan Insight". balkaninsight.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-11.
- ↑ "Corruption Caught on Tape Sets Albania on Fire Once More | ERCAS". ERCAS (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2024. Marrë më 2026-04-11.
- ↑ "Ekspertët: Videopërgjimi Meta-Prifti, jo origjinal. Prifti: Gjykata të kërkojë ekspertizë nga policitë e BE-së". www.panorama.com.al. 2026-04-11. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2023. Marrë më 2026-04-11.
- ↑ Likmeta, Besar (2011-11-01). "Albanian Experts Query Video in Meta Corruption Case". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-11.