Lëvizja Socialiste për Integrim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lëvizja Socialiste për Integrim
Kryetar Monika Kryemadhi
Viti i krijimit 2004
Organi i rinisë Levizja Rinore për Integrim
Spektri politik Qëndra e majtë
Pjesëmarrja ndërkombëtare Internacionalja Socialiste
Ngjyra zyrtare E kuqe
Faqja zyrtare e Internetit
http://www.lsi.al/

Lëvizja Socialiste për Integrim (shurtesa politike LSI) është parti politike në Shqipëri. Emri i plotë i partisë është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe inicialet e saj janë LSI, të cilat përdoren në simbolin, flamurin, vulën dhe në të gjithë dokumentat zyrtare të partisë. Kjo parti u krijua në vitin 2004. Kryetar LSI-së që nga themelimi ishte Ilir Meta por me zgjedhjen e këtij të fundit si Presidenti i Shqipërisë në krye të partisë ne prill 2017 u zgjodh Petrit Vasili. Pas rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, pas dorëheqjes së kryetarit Petrit Vasili, i cili propozoi ndryshim të kryesisë së partisë, duke propozuar si kryetare Monika Kryemadhi, nenkryetarë Luan Rama dhe Erisa Xhixho dhe sekretar të përgjithshëm Endrit Brahimllari. Me votim te hapur, ku morën pjesë 2300 delegatë, propozimi i Petrit Vasili u pranua duke shpallur kryetaren e parë femër të një partie politike në shqipëri.

Elementet dalluese[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas statutit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti politike, një bashkim vullnetar i shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, të bindjeve, të pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit. Emri i plotë i saj është Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa inicialet e saj janë L.S.I., të cilat përdoren në simbolin, flamurin, vulën dhe në të gjithë dokumentat zyrtare të partisë. Simboli i L.S.I.-së është i përbërë nga inicalet L.S.I.. mbi të cilat është vendosur një trëndafil i kompozuar nga lulja dhe kërcelli me dy gjethe të vendosura në të dy anët e tij. Simboli vendoset në stemën, vulën dhe flamurin e L.S.I. – së.[1]

Për dallim nga disa parti tjera, në statut nuk është përkufiuar flamuri i partisë.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Statut i partisë L.S.I.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]