Dritan Shano
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Dritan Shano | |
---|---|
U lind më | 6 janar 1969 Tirane |
Kombësia | Shqiptar |
Dritan Shano është lindur më 6 janar 1969 në Tiranë. Ai është Ekonomist i diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë në vitin 1992.
Dritan Shano është një nga studentet aktive në protestat e dhjetorit 1990 dhe ato që pasuan me grevën e urisë në shkurt 1991. Ai është anëtar themelues i Partisë Demokratike, dhe mjaft i angazhuar në prezantimin e programit minimal të Partise Demokratike mes qytetarëve dhe punëtorëve. Zhvillimet e brëndshme në PD e çojnë atë tek Aleanca Demokratike e themeluar në vitin 1992, parti nga e cila është shkëputur në gusht të vitit 2013 duke iu rikthyer aktivitetit politik si anëtar i thjeshtë brenda rradhëve të Partisë Demokratike, tashmë në opozitë. Ai është sot Koordinator Kombëtar i Partisë Demokratike.
Prej vendosjes së demokracisë në Shqipëri, dhe në të gjitha postet publike dhe private ku ka ushtruar në vijim, Dritan Shano ka krijuar një experiencë të gjerë dhe njohje të thellë të zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale të vendit, të hartimit, koordinimit dhe zbatimit të politikave publike, reformave makro-fiskale, ndërtimit të kapaciteteve institucionale, marrëdhënieve ndërkombëtare bilaterale, ashtu dhe me institucionet financiare ndërkombëtare si FMN apo Banka Botërore si dhe proçesit të integrimit Europian. Është prezent në shtypin e shkruar me opinione dhe analiza. Ai njeh shëlqyeshëm gjuhën angleze dhe atë italiane.
Që prej vitit 1992, Dritan Shano ka punuar në disa nivele të qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ai e fillon përvojën e punës në administratën publike shqiptare si specialist në kabinetin e Ministrit të Financave në vitin 1993, vazhdon në vitin 1998 si këshilltar ekonomik i Kryeministrit, për të mbajtur më pas postin e zv/Ministrit të Financave gjatë viteve 2002-2005, periudhë gjatë së cilës për gati një vit kryen dhe funksionet e shefit të kabinetit të Kryeministrit.
Gjatë periudhës 1994 – 1996, Dritan Shano ka punuar për Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri si Makroekonomist, ndërsa që prej 1996 deri ne 2002, e më pas në periudhen 2005 - 2007, si bashkë-themelues i Institutit për Studime Bashkëkohore (ISB), përveçse është angazhuar në projekte të ndryshme me dimension nacional dhe rajonal, ka kryer për një periudhë edhe funksionet e Drejtorit të Manaxhimit në këtë think-tank, nga të parët, e më të rëndësishmit e shoqërisë civile në Shqipëri.
Nga viti 2007 e deri tani, ai është konsulent i lirë, merret me çështje që lidhen me politikat dhe zhvillimet legjislative e institucionale në fushën e reformave makroekonomike dhe fiskale, tregjet financiare dhe institucionet e ekonomisë së tregut në Shqipëri përkundrejt proçesit të integrimit të vendit në BE.
Dritan Shano është kundërshtues i lëvizjes për të drejtat e barabarta të komunitetit LGBT në Shqipëri dhe ka shprehur hapur se personat LGBT nuk meritojnë të drejtën për tu martuar, sepse kjo është diçka që nuk është natyrale dhe më tej është shprehur se"Martesa midis burrit dhe gruas në thelb është një institucion që merret me rregullin biologjik të riprodhimit dhe kujdesit që duhet treguar për të garantuar që kjo të vazhdojë. Martesa nuk merret me nevojat seksuale dhe psikologjinë e seksualitetit " [1][2].