Dukagjini (gazetë)
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gazeta Dukagjini, është një botim periodik mujor i pavarur, në gjuhën Shqipe, i Shoqatës Atdhetare "Dukagjini”. Është e pranishme në disa qytete të Shqipëris dhe më tej, aty ku banojnë dhe jetojnë Dukagjinas dhe anasjelltas. (Viti i XV-të i botimit, që nga krijimi i saj).
Gazeta Dukagjini, ka luajtur dhe luan një rolë shumë të rëndësishëm, për njohjen e historisë së Dukagjinit dhe të trevave Shqipëtare në përgjithësi. Që nga krijimi i saj ajo ka promovuar dhe vazhdon të promovojë vlerat e padiskutueshme të kësaj krahine heroike dhe bujare të trojeve Shqiptare. Në numrat e saj që nga krijimi e në vazhdim ka pasqyruar dhe treguar mbi jetën e Figurave të shquera të Dukagjinit; Heronjë e Dëshmor, Artistë e Këngëtar, Piktor e Shkrimtar, Profesor, dhe Oficer me grada, Historian, Sportista, etj., e deri në jetën e përditëshme të kësaj treve. Po ashtu në gazetë janë promovuar gjithmonë talentet e rinjë dhe vlerat e reja të ç’do fushe.
Është n’dër gazetat e rralla në Shqipëri që ka qëndruar asnjanëse dhe e pavarur nga rrymat politike, ajo ka pasqyruar gjithnjë dhe me shumë profesionalizëm mendimin e lirë të ç’do qytetari, këto të shkruera dhe redaktuera nga gazetar profesionist dhe të talentuar.
- Redaksia e gazetës:
- Kryeredaktor; Luigj Shyti.
- Redaktor; Lazër Stani, Prelë Milani, Lazër Kodra, Roza Pjeri, Zef Nika, Suela Ndoja, Zef Gjeta, Lulash Brigja.