Edmond Alite
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 5 Janar 1966 | ||
Vendlindja | Tiranë, Shqipëria | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
Partizani Tirana | 90+ | (10+) | |
Gjithsej | ? | (?) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
Shqipëria U–21 | ? | (?) | |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Edmond Alite (lindi më 5 janar 1966) ishte futbollist shqiptarë i cili ka luajtur si mesfushor. Ai ka luajtur në Shqipëri me ekipin Partizani Tirana.
Edmond Alite, ish mesfushori i talentuar i partizanit në vitet 80të. Lojtar i rritur tek akademia e kuqe. Kampion më 1987, finalist i kupës me 1985. Pjesë e brezit e artë (përmendur mëposhtë). Një mesfushor cilesor, luftarak, futbollist qe ka luajtur në mesfushë sukseseshem që në vitin e parë të angazhimit në ekipin e parë, si 18 vjecar, me trajnerin Gjergji Thaka. Gjithenjë shquhej per luften e forte sportive, ku mbahet ne kujtese sezoni 1984-1985, kur Partizani eliminon ne kupen e Shqiperise 17 nendorin, ne gjysemfinale, pas fitores 2-0, dhe kur Alite ishte nder lojtaret stabel te mesfushës së kuqe. Ne planin personal, ky ishte sezoni me i mirë për të, në një Partizan te fortë ku edhe konkurenca individuale ishte profesionalisht dhe realisht tepër e fortë. Nje demtim serioz, e detytori te largohej para kohe nga futbolli i luajtur.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]FK Partizani Tirana
Partizani shpallej kampion për sezonin 1986-1987. Ndeshja e fundit, që e kurorëzoi me “kurorë” ekipin e kuq ishte barazimi 1-1 në “Subi Bakiri” të Gjirokastrës, ndaj Luftëtarit vendas. Ishte një brez i madh talentesh, futbollistësh të rinj, shumica me moshë nën 25 vjeç, si Lefter Millo, Nand Ocelli, Ylli Shehu, Roland Agalliu, Ledjo Pano, Niko Frashëri, Eduard Kaçaçi, Sokol Kushta, Besnik Bilali, Eqerem Memushi, Edmond Alite, Andon Nikolla, Fatmir Hasanpapa, Skënder Gega etj., ndërthurur me përvojen e senatorëve, si Ilir Lame, Genc Tomorri, Perlat Musta dhe Arjan Hametaj.
Pa mohuar drejtimin teknik nga trajneri i shquar, Neptun Bajko, që solli frymë të re në ekip. Një Partizan që bënte lojë të mirëfilltë sulmuese, me një treshe sulmi shume të fortë, si Kushta-Shehu-Agalliu, apo një dyshe e artë nga krahet, si Lame e Millo. Ishte një ekip shumë i fortë, i cili i dha tonin kampionatit që nga javët e para. Ky ishte titulli i 14-të kampion për të kuqtë dhe i fundit në kohën e komunizmit.