Eduardo Najera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eduardo duke luajtur për Nju Xhersi Nets
Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Eduardo Najera
Gjatësia: 2.03 m
Pesha: 107 kg
Pozita: Power forward / Small forward
Numri: 14 dhe 21
Ekipi: Dallas Mavericks (trajner)

Eduardo Alonso Nájera Pérez (lindi më 11 korrik 1976) është skaut për skuadrën Dallas Maverick. Para se të bëhet skaut, ai ishte trajner i skuadrës Texas Legends.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eduardo ishte lojtari i dytë i cili u lind në Meksikë, i pari ishte Horacio Llamas. Eduardo luajti basketboll në një kolegj në universitetin e Oklahoma nga viti 1997 deri në vitin 2000.

Ai luajti për skuadrën Dallas Mavericks nga viti 2000 deri në vitin 2004. Pastaj më 24 shkurt 2004, ai shkoi në skuadrën Golden State Warriors për një vit. Më 24 shkurt 2005, ai shkoi në skuadrën Denver Nuggets për tre vjet.

Më 11 korrik 2008, ai nënshkroi kontratë për katër vjet në skuadrën Nju Xhersi Nets. Në vitin 2012, ai u bë trajner i skuadrës Texas Legends. Në vitin 2016, Eduardo u largua si trajner dhe në vend të tij, Nick Van Exel u bë trajner.