Nick Van Exel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nick Van Exel në vitin 2005
Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Nick Van Exel
Nofka: Nick the Quick
Gjatësia: 1.85 m
Pesha: 77 kg
Pozita: Assistant coach
Numri: 9, 19, 31, 37
Ekipi: Memphis Grizzlies

Nick Van Exel (lindi më 27 nëntor 1971, Kenosha, Wisconsin) ishte basketbollistë amerikanë dhe tani është asistent ndihmës për Memphis Grizzlies në NBA. Nick ka luajtur për gjashtë ekipe në NBA nga viti 1993 deri në vitin 2006.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai shkoi në St. Joseph High School, një shkollë private në Kenosha, Wisconsin. Ai luajti nga viti 1987 deri në vitin 1989 dhe bëri 1,282 pikë. Karriera e tij filloi kur u zgjodh nga Los Angeles Lakers në vitin 1993. Nick ishte i njohur për gjuajtjen e tij, shpejtësin e tij, pastaj ai e morri nofkën si "Nick the Quick".

Gjatë karrierës së tij në Lakers, ai ka bërë 14,9 pikë dhe 7.3 asistime në lojë.

Më 15 tetor 2009, Nick u bë trajner në skuadrën Texas Southern Tigers. Më 8 shtator 2010, Nick u bë instruktor në skuadrën Atlanta Hawks në sezonet 2010-2011, 2011-2012 dhe 2012-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2014, Nick u bë si asistent ndihmës në skuadrën Milwaukee Bucks.

Më 8 korrik 2015, Nick u bë trajner në skuadrën Texas Legends në vend të Eduardo Najera.