Edvard Kardel
Edvard Kardel (1910-1979), ishte politikan slloven dhe punëtor shoqëroro-politik i RSFJ-së.
Kardeli është bërë i njohur për publikun gjithshqiptar me rastin e dekorimit të tij nga ana e komunistëve në Shqipëri, me " Urdhrin e Flamurit ".[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edvard Kardeli është i lindur 27. janar 1910. në Lublanë në një familje punëtore. Babi i tij ishte punëtor rrobaqepësie dhe anëtar i Partisë Socialdemokrate, ndërsa e ëma puntore në fabrikën e duhanit. Pas përfundimit të shkollës qytetare, u regjistrua në shkollën për mësues, të cilën e kreu në vitin 1929. Në vitin 1928 bëhet anëtar I Partisë Komuniste të Jugosllavisë.
Nuk shërbeu si mësues, sepse pas maturës u burgos përshka të veprimtarisë komuniste. U dënua me dy vite burg, të cilin dënim e mbajti në Zabel të Pozharevcit.
Në vitin 1934 ilegalisht kaloi në mërgim. Deri në Luftën e Dytë Botërore u mor me publicistikë. Në vitin 1941 është njëri ndër themeluesit e frontit çlirimtar në Slloveni. Në të njëjtin vit ilegalisht kalon në Beograd. Në KANÇ në Jajce zgjidhet kryetar.Është njëri ndër krijues I vendimeve të marra gjatë kësaj kohe e edhe më vonë. Pas luftës kreu funksione të rëndësishme të aparatit shtetëror. Vdiq në Lubjanë 10 shkurt 1979.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |