Edward Titchener
Appearance
Edward Titchener (1867-1927), psikolog anglez i cili studioi nën ndikimin e Wilhelm Wundt. Më 1892 udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në zhvillimin e shkollës strukturalizmit. Titchener e përkufizoi psikologjinë si shkencë që studion mendjen e njeriut normal të rritur. Ai e trajtoi psikologjinë mbi baza empirike dhe kjo qe e rëndësishme për këtë shkencë të re.