Efekti serrë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ne pranverën e hershme temperaturat e ajrit, veçanërisht natën janë te ulëta. Nëse e masim temperaturën e ajrit ne brendësi te serrës do te shohim se ajo është shume me e larte se jashtë serrës. Kjo dukuri ngjan për arsye se serra funksionon si një ventil njëkrahesh. Mbulesa e serrës gjate ditës lejon depërtimin e rrezeve te diellit, mirëpo nxehtësinë e krijuar brenda serrës e ruan dhe kështu nuk e lejon te dale jashtë. Një proces i ngjashëm zhvillohet edhe ne planet dhe ne atmosferën e tokës. Siç dihet dielli bën ngrohjen e sipërfaqes se tokës dhe vazhdimisht nxehtësia rrezaton ne drejtim te atmosferës duke dashur ta lëshoje atë.

Ne saje te pranisë se disa gazrave ne atmosfere siç janë dioksidi i karbonit, avulli i ujit dhe metani pengohet shpërndarja e tërësishme e nxehtësisë prej tokës ne gjithësi. Ky proces i ngrohjes se atmosferës është i njohur si efekt i serrës. Sikur te mos ishte ky proces,toka do te ishte shume me e ftohte.

Ne te kaluarën organizmat bimore dhe shtazore vazhdimisht kane akumuluar sasi të madhe të energjisë diellore, e cila tani ne shtresat tokësore gjendet në forme të fosileve. Në kohën e sotme me procesin e djegies së thëngjillit, naftës, gazit natyror etj., kjo energji shfrytëzohet dhe lirohet. Kështu për shembull nëpërmes termocentraleve,automjeteve, ne amvisëri vazhdimisht fosilet e përmendura lirojnë ne ajër dioksid karboni. Ne këtë mënyre prej vitit ne vitit sasia e CO2 ne atmosfere rritet. Meqenëse CO2 është me efekt te veçante ne serra, shkencëtaret mendojnë se toka vazhdimisht do te ngrohet krahas me rritjen e përqendrimit te dioksidit te karbonit. Nëse ngjan kjo dukuri, do te rritet niveli i ujit te detit për shkak te shkrirjes se akullnajave, kurse ne mjediset jetësore do te ngjajnë ndryshime meteorologjike te ç'favorshme për qeniat e gjalla.

Në shumë shtete me anë të ligji është arritur të reduktohet deri në minimum lirimi i këtyre gazrave te dëmshme në atmosferë.