Ejëll Deda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ejëll Deda
U lind në22 shkurt 1917
Vdiq12 maj 1948
KombësiaShqiptar
ProfesioniPrift

Dom Ejëll Deda (1917-1948) është një shenjtor katolik shqiptar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ejëll Deda lindi në Shkodër, më 22 shkurt 1917. Studimet e para i kreu tek françeskanët, pastaj kaloi në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku studioi edhe teologjinë. U shugurua meshtar më 24 shkurt 1943 në kishën e jezuitëve (Shkodër), ku kremtoi edhe Meshën e Parë të nesërmen, më 25 shkurt. Qe famullitar i Bushatit (Shkodër). Ishte i përshpirtshëm dhe i zellshëm, një meshtar shembullor. Shumë i çmuar dhe i dashur nga populli, si dhe shumë i përzemërt. U arrestua më 12 nëntor 1947 dhe u dënua me dhjetë vjet burg. Vdiq në burg, më 12 maj 1948 “In odium fidei”.[1][2]

U shpall shenjtor i kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër si pjesë e 40 martirëve shqiptarë.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Catholic Saints Info. "Blessed Ejëll Deda". Catholic Saints Info (në anglisht). Marrë më 6 tetor 2017.
  2. ^ "Martiret e KomunizmitDom Ejëll Deda". Kisha katolike Shkoder. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2017. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)