Ekonomia e Shteteve të Bashkuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara është ekonomia kombëtare më e madhe në botë. Prodhimi vendor bruto (PVB, GDP) u vlerësua në 13,8 trilion dollarë2009. Ekonomia amerikane mban nivel të lartë të të dalave për person (PVB për kokë banori ishte 46.800 $ më 2008, ranguar e dhjeta në botë). Ekonomia amerikane ka rritje të qëndrueshme të PVB-së, papunësi të ulët dhe nivel të larta të hulumtimeve dhe investimeve kapitale të financuara nga investitorë kombëtare dhe, për shkak të rënies në kursime, çdo herë e më shumë nga investitorë të huaj. Më 2008, shtatëdhjetedy përlind të veprimtarisë ekonomike në SHBA kryhej nga konsumatorët.

Shqetësime kryesore ekonomike për SHBA-të përfshijnë borxhin e jashtëm, përgjegjësinë për pensione për brezin “baby boomers” (të lindurit pas LIIB, periudhë me shkallë të lartë të lindshmërisë) që veç kanë filluar të nxjerrin të holla nga llogaritë e sigurimit social, borxhi i korporatave, borxhi i hipotekave, kursimet e ulëta, rënia e çmimit të shtëpive, si dhe deficit marramendës buxhetor. Që në shtator 2008, borxhi i jashtëm amerikan ishte mbi 13,6 trilion $, më i madhi i cilitdo shtet në botë. Vlerësimet më 2008 tregojnë se borxhi publik i Shteteve të Bashkuara përbën 73 % të PVB-së. Që në qershor 2009, borxhi i qeverisë federale ishte afro 11,4 trilion $ ose rreth 37.348 për frymë.

This image compared US states and other countries by GDP approximately in 2012.