Jump to content

Dollari i Shteteve të Bashkuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dollari amerikan)
Kartëmonedhë një dollar amerikan, ana e përparme, seri 2009.

Dollari i Shteteve të Bashkuara (USD ose US$, Simboli: $), gjithashtu i njohur si Dollari Amerikan është valuta kombëtare e ShBA-së dhe territoreve të saj. Një Dollar ka nënndarjet në 100 cent amerikanë (Simboli: ¢).

Dollari amerikan është tashmë valuta më e përdorur në transaksionet botërore dhe është një valutat dominuese botërore të rezervave valutore.[1] Shumë vende e pëdorin si valutën e tyre zyrtare, dhe në shumë shtete të tjera përdoret gjërësisht në mënyrë jozyrtare.[2]

Vështrim i përgjithshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1792 Kushtetuta e SHBA-ve thotë që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ketë pushtetin e emetimit të parave. Dollari amerikan e ka prejardhjen nga Dollari spanjoll, një monedhë që kishte vlerën e 8 njësive monetare spanjolle ose reale. Më pas Kongresi përcaktoi nënndarjet e dollarit si monedha me prerjet: mill ose një e njëmijta e dollarit (simboli ₥), cent ose një e njëqinda e dollarit (simboli ¢), dime një e dhjeta e dollarit, dhe shqiponja monedhë me vlerë 10 dollarë, të cilat ishin përcaktuar me pesha dhe me përbërje të artë, argjendtë ose bakër për secilën. Në mesin e viteve 1800 u propozua që të krijohej një prerje me vlerë 100 dollarë, por mbeti vetëm një propozim pasi vetëm monedha e artë me vlerë 50 dollarë arriti të qarkullojë. Gjithësesi vetëm centi gjeti përdorim si një monedhë e përditshme, ndërsa dime me vlerën e 10 centëve nuk thirrej me emrin "dime" por thjesht 10 cent.

Ndërkohë që tashmë për një vlerë më të vogël se një dollar përdoret monedha (me përjashtim të monedhave të arta, platini ose argjendi me vlerë 100 $), ndërsa për vlera më të mëdha se 1 $ përdoret kartmonedha. Për vlerën 1 $ sot përdoret edhe monedha edhe kartmonedha, megjithëse kartmonedha ka përdorim më të gjerë. Në të shkuarën kartmonedhat "paratë prej letre" përdoreshin si nënndarjje të dollarit (e kundërta e të sotmes), ndërsa monedhat kishin vlera të mëdha deri 20 $ (monedhë e artë e njohur si 2 shqiponjat, hequr nga qarkullimi në 1930). Në 1854, James Guthrie, sekretari i thesarit, propozoi krijimin e monedhave të arta prej $100, $50 dhe $25, të cilat do të quheshin "Union" (sq. bashkim), "Half Union" (sq. gjysëm bashkim), dhe "Quarter Union" (sq. çerek bashkim)[3] duke krijuar një denominim prej 1 Union = $100.

Seri e vitit 1917, kartmonedhë $1

Sot, kartmonedhat e dollarit prodhohen nga fibrat e pambukut, ndryshe nga letra e zakonshme, e cila bëhet nga fibrat e drurit.

Në shekullin e 16-të, Konti Hieronymus Schlick i Bohemisë filloi të emetonte monedha të njohura si Joachimstalers (nga Gjermanishtja thal, sot përdoret Tal, luginë, sinonim me "dale" në Anglisht), e emëruar nga Joachimstal, lugina nga nxirrej argjendi (sot Jáchymov, dikur pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, sot pjesë e Republikës Çeke).[4] Joachimstaler më vonë u shkurtua në Taler në Gjermanisht, në Danisht dhe Suedisht daler, në Holandisht daler ose daalder, Etiopisht ታላሪ (talari), Hungarisht tallér, Italisht tallero dhe Anglisht dollar.[4] Thuhet se fjala thaler e ka prejardhje nga monedha gjermane Guldengroschen, e shtypur nga argjendi i Joachimstalit.

Monedhat e prodhuara në Joachimstal së shpejti i dhanë emrin monedhave të tjera të ngjashme me përmasa dhe peshë nga vendet e tjera. Në një shembull, një monedhë holandeze me figurë luani, quhej Leeuwendaler.

Leeuwendaleri u bë shumë i njohur për shkak të kolonive të shumta të Holandës në lindjen e largët dhe në koloninë e Nju Jorkut në Amerikën Veriore dhe në 13 kolonitë themeluese të SHBA-ve. Po ashtu u bë i njohur dhe në Europën lindore në Rumani dhe Moldavi duke u quajtur leu. (Luan)

Ndërmjet komunitetit anglishtfolës monedha u bë e njohur si "dollari i luanit" - që është në fakt origjina e emrit dollar.[5] Edhe shprehja e sotme e Anglishtes moderne dollar ngjan me atë Holandeze të shekullit të 17 daler.[6]

Në analogji me dollarin e luanit, pesoja spanjolle (me të njëjtën peshë dhe formë si dollari i luanit) u njoh si Dollari spanjoll.[6] Në mesin e shekullit 18, dollari i luanit u zëvendësua me dollarin spanjoll, të famshmin pjesë të tetës, të cilat u shpërndanë në të gjithë botën koloniale.[7] Dhe pashmangshmërisht dollari u bë monedha e parë zyrtare Amerikane.

Fjala informale Buck (sq. bak) (e ngjashme me fjalën Britanike quid (sq. kuid) për Paundin britanik) përdoret për dollarin e çfadolloj vendi përfshi edhe dollarin amerikan. Ky term i ka fillesat deri në shekullin e 18-të, mund ta ketë origjinën me tregëtimin e lëkurës në vendet koloniale. Mund ta ketë origjinën edhe si term pokeri.[8]"Greenback" (sq. grinbek. Jeshile-mbrapa) është një tjetër nofkë e përdorur në shekullin e 19-të si pasojë e daljes në qarkullim të kartmonedhave të para amerikane të krijuara nga Abraham Lincoln për të financuar Luftën Civile Amerikane për veriun. Kartmonedha origjinale ishte e shtypur në të zeze përpara dhe jeshile në anën e mbrapme. Të tjera emra informalë janë: "greenmail", "green", dhe ""dead presidents" (sq. presidentët e vdekur) (kjo e fundit nënkupton presidentët e ndjerë në fotot në kartmonedhë).

Një "Grand" (sq. shumë), shpesh shkurtohet thjesht "G", është termi i zakonshëm për 1,000$. Parashtesa "K" ose "k" (nga "kilo-") përdoret për ti rritur vlerën (si "$10k" nënkupohet si $10,000). "Large" (sq. e madhe) ose "stack" (sq. stivë), përdoret për shumëfishin e $1,000 (si "fifty large" (sq. pesëdhjetë të mëdhaja) nënkupton 50,000$). Kartëmonedha $100 ka nofkat: "Benjamin" ose "Franklin" (sipas Benjamin Franklin), "C-note" (sq. kartmonedha C) (C sipas Numrave romakë ka vlerën 100), "Century note" (sq. kartmonedha e shekullit) ose "bill" (sq. kartmonedhë). Kartëmonedha $20 ka nofkat: "double sawbuck", "Jackson" (sipas Andrew Jackson), ose "double eagle" (sq. shqiponjë e dyfishtë). Kartëmonedha $10 ka nofkat: "sawbuck", "ten-spot" ose "Hamilton" (sipas Alexander Hamilton). Kartëmonedha $5 ka nofkat: "fin", "fiver" ose "five-spot". Kartëmonedha $2 ka nofkat: "deuce", "Tom", ose "Jefferson" (sipas Thomas Jefferson). Kartëmonedha $1 ka nofkat: "single" ose "buck".

Shenja e dollarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Real i argjendtë i 1768

Simboli $, zakonisht i shkruar para shumës numerike, përdoret për dollarin amerikan (po ashtu edhe për valuta të tjera). Simboli erdhi si rezultat i një evolucioni të shekullit të 18-të të "ps" për peson. p dhe s u mbishkruan me njëra tjetrën duke krijuar simbolin $.[9][10][11][12]

Një tjetër shpjegim popullor vjen nga Kolonat e Herkulit në Stemën e SpanjësDollarin spanjoll në Botën e Re (kolonitë Amerikane). Kolonat e Herkulit në Dollarin spanjoll të argjendtë kanë formën e dy shufrave vertikale (||) dhe një rrobë të varur në formën e "S".

Përsëri edhe një shpjegim fiktiv sygjeron se shenja e dollarit është formuar nga mbishkrimi mbi njëra tjetrën të shkronjave të mëdhaja "U" dhe "S". Kjo teori nga Ayn Rand,[13] nuk e konsideron faktin se simboli përdorej para formimit të SHBA-ve.[14]

Pjesa e mbrapme e kartmonedhës $500 të rrallë të vitit 1934, me portretin e Presidentit William McKinley.
Pjesa e mbrapme e kartmonedhës $500

Monedhat e para të dollarit të emetuara nga United States Mint (themeluar 1792) ishin të ngjashme në përmasa dhe përbërje me Dollarin spanjoll. Dollari spanjoll dhe Peso meksikane përdoreshin gërësisht në SHBA deri në vitin 1857. Monedhat e disa kolonive Britanike përdoreshin gjithashtu. Dollari i luanit ishte i njohur në kolonitë holandeze në New York, por dollari i luanit qarkulloi gjithashtu edhe në kolonitë Angleze gjatë shekullit 17 dhe fillimit të shekullit 18.

Valutat e para të SHBA-ve nuk kishin portretet e presidentëve, siç sot është diçka e zakonshme. Në fakt, George Washington ishte kundër që të vendosej fytyra e tij në valutë, në praktikë e krahasuar me politikat e monarkëve Evropian. Valutat ashtu siç i njohim ne sot nuk kishin fytyrat që kanë sot deri në fillimin e shekullit 20.

Valuta kontinentale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kartmonedhë kontinentale një e treta e dollarit

Në 1775, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet individuale filluan të emetojnë "Valutën Kontinentale" të lidhura me dollarin spanjoll dhe me valutat e vetë shteteve. Dollari kishte vlerë relative me valutat e shteteve në këto vlera:

Shteti Vlera e Dollarit
në valutën e shtetit
Georgia 5 Shilinga
Connecticut, Massachusetts, New Hampshire, Rhode Island, Virginia 6 Shilinga
Delaware, Maryland, New Jersey, Pennsylvania 7½ Shilinga
New York, North Carolina 8 Shilinga
South Carolina 32½ Shilinga

Standartet e argjendit dhe arit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga 1792, dollari vlerësohej me 24.056 g argjend. Shumë historianë gabimisht supozuan se ari kishte një vlerë në raport standart me argjendin; gjithësesi, nuk ka prova që Kongresi ta ketë kaluar këtë ligj. Kjo ka të bëjë me sygjerimin e Alexander Hamilton drejt Kongresit për vendosjen e një raporti këmbimi të fiksuar 15:1 të argjendit me arin. Gjithësesi monedhat e arit që u shtypën, nuk ju dha një vlerë e lidhur me standartin e Kongresit për dollarin e argjendtë. Në 1834 u pa një ndryshim në standartin e arit në 1.5 g, e ndjekur nga një rregullim i lehtë 1.505 g në 1837 (raporti 16:1).

Në 1862, filluan të emetoheshin kartmonedhat e para pa u hequr monedhat me metale të çmuara për shkak të Luftës Civile. Por gjithësesi nuk u ndalua apo ngadalësua prodhimi i monedhave të çmuara. Shtetet e Konfederatës filluan të emetonin kartmonedha duke shmangur monedhat por kur ato filluan të falsifikoheshin paraja e Konfederatës e humbi vlerën.

Monedhat e argjendta filluan të qarkullonin deri në 1964, kur argjendi u hoq nga 10 centët dhe çerek dollarët, dhe gjysëm dollari u reduktua në 40% argjend. Gjysëm dollari i argjendtë u qarkullua deri në 1970. Monedhat e arta u konfiskuan nga një urdhër ekzekutiv i Franklin Roosevelt në 1933. Standarti i arit ndryshoi në 0.888 g me vlerë $35. Ky standart vazhdoi deri në 1968.

Sipas Byrosë së Gdhendjes dhe Printimit, kartmonedha më e madhe e shtypur ndonjëherë është $100,000 Çertifikatë ari, seri e 1934. Këto kartmonedha u shtypën në vitet 1934-1935 por përdoreshin vetëm për qarkullim brenda bankave federale dhe nuk qarkulloheshin për publikun e gjerë.


Monedhat Zyrtare të dollarit të Shteteve të Bashkuara janë prodhuar çdo vit nga viti 1792 deri sot.

Monedhat e koleksioneve me të cilat nuk bëhen transaksione të përditshme.[15]

Monedhat e koleksioneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtypësja e Monedhave Amerikane prodhon monedha provë posaçërisht për koleksionistët. Provat e Argjendta priren të jenë standarte por me dime (0,1$), çerekun, gjysëm dollari, dhe në disa raste dollari përmbajnë argjend. Një tjetër set Prove monedhash është Seti i Dollarit Provë Presidencial ku katër monedha speciale $1 prodhohen çdo vit me profilin e një presidenti.

Deri në 2012, mendohej se monedhat presidenciale do të qarkulloheshin, por në 2012, shtypësja bëri monedha vetëm për koleksionistët që të kurseheshin para.

Monedhat e Dollarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dollari i parë i Shteteve të Bashkuara u prodhua në 1794. I njohur si Dollari i Flokëve të Lirshëm, përmbante 89.25% argjend dhe 10.75% bakër[16]. Ishte parashikuar që të kishte vlerën e dollarit Spanjoll.

Monedhat e Dollarit nuk ishin shumë popullore të SHBA.[17] Dollarët e argjendit u prodhuan nga 1794 deri 1935; një monedhë dollari me bakër-nikel me të njëjtat përmasa, me Presidentin Dwight D. Eisenhower, u prodhua nga 1971 deri 1978. Dollarët e artë u emetuan gjithashtu edhe në shekullin 19-të. Monedha e dollaritSusan B. Anthony doli në 1979; këto dolën jo shumë popullore sepse shpesh ngatërroheshin me çerek dollari, për shkak të përmasave të ngjashme, anët e dhëmbëzuara, dhe ngjyra e ngjashme. Prodhimi i këtyre dollarëve për qarkullim u ndërpre në 1980 (ato për koleksionistë në 1981), por, si të gjitha monedhat e mëparshme të SHBA, ato mbeten ende të ligjshme në qarkullim. Në vitin 2000, një monedhe e re $1, me pamjen e Sacagawea, (Dollari i Sacagawea) u prezantua, me cepa të butë dhe me ngjyrë të artë. Gjithësesi kjo monedhë nuk ka ende popullaritet në qarkullim.

Në shkurt 2007,[18] u prezantua një monedhe e re presidenciale $1 dollar. E bazuar në suksesin e serisë "50 State Quarters", monedha e re ka si kokë një skuencë presidentësh të renditur sipas inaugurimit të tyre, duke filluar me George Washington, në anën e pasme. Në anën tjetër Statuja e Lirisë. Që të lejojë një prtret më të madh dhe të detajuar, shkrimet tradicionale "E Pluribus Unum", "In God We Trust", viti i prodhimit, dhe stampa e prodhimit do të shtypen në anë të monedhës. Mbishkrimi "Liberty" u eliminua, duke pasur si zëvendësim Statujën e Lirisë.

Në monedhat e herëta Washington përfshiheshin dhe monedhat me gabime. Shikohej shumë lart nga koleksionistët, duke u këmbyer me pothuaj $850 secila për çdo javë zbulimi, monedhat me gabim nuk kishin mbishkrimin "E PLURIBUS UNUM IN GOD WE TRUST 2007 P". Kryesisht gabimet i kishin monedhat e prodhuara në Philadelphia, megjithës është e vëshitrë ta kuptosh pasi mbishkrimi mungon. Kishte edhe gabime ku shkronjat ishin me kokë poshtë.[19]

Shenjat e prodhimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Prodhimi Shenja e prodhimit Metali Viti Statusi sotëm
Denver D Të gjitha metalet 1906 Ende në veprim
Philadelphia Asnjë, shih shënimi 1 1792 Ende në veprim
San Francisco S Të gjitha metalet 1854 Ende në veprim (monedha provë, vetëm)
New Orleans O Ar dhe Argjend 1838 Mbyllur në 1861, rihapur në 1879, mbyllur në 1909, shih shënimi 2
Carson City CC Ar dhe Argjend 1870 Mbyllur në 1893, shih shënimi 3
Dahlonega D shih shënimi 4 vetëm Ar 1838 Mbyllur në 1861
Charlotte C vetëm Ar 1838 Mbyllur në 1861
West Point W shih shënimi 5 Ar, Argjend dhe Platin 1973 Ende në veprim

Shënim 1: Nga 1942 deri 1945 shkronja "P" u përdor nga prodhimi në Philadelphia në monedhat e Jefferson (me përmbajtje argjendi), nga 1980 në shkronjën "P" u përdor nga prodhimi në Philadelphia në monedhat e zakonshme.

Shënim 2: Gjatë Luftës Civile, prodhohej për llogari të shtetit të Louisiana (shkurt 1861) dhe Konfederatës (mars 1861) deri sa i mbaroi lënda e parë.

Shënim 3: Presa Numër 1 përdoret ende nga Muzeu Shtetëror Nevada; prodhon fisha për kazinonë Reno Coin Club.

Shënim 4: Megjithëse shenja "D" për dy prodhime të ndara, është e lehtë ti dallosh.

Shënim 5: Nga 1973 deri 1986 nuk kishte shenjë: pas 1988 u përdor shkronja "W".

Denominimi Para Prapa Portreti
1 Dollar George Washington
2 Dollarë Thomas Jefferson
5 Dollarë Abraham Lincoln
10 Dollarë Alexander Hamilton
20 Dollarë Andrew Jackson
50 Dollarë Ulysses S. Grant
100 Dollarë Benjamin Franklin

Kushtetuta e SHBA-ve thotë që Kongresi do të ketë fuqinë të "marrë borxh për interes të SHBA"[20] Kartmonedhat janë "obligacione të SHBA" dhe ".[21] Kartmonedhat e Rezervës Federale janë të caktuara me ligj si "këmbimi ligjor" për pagimin e borxheve.[22] Kongresi gjithashtu ka autorizuar emetimin e më shumë se 10 kartmonedhave të tjera, duke përfshirë Kartmonedhën e Shteteve të Bashkuara[23] dhe Kartmonedhen e Rezervës Federale. Kartmonedha e Rezervës Federale është e vetmja që qëndron ende në qarkullim që prej 1970-ës.

Prerjet që përdoren në kohët e sotme janë: $1, $2, $5, $10, $20, $50, dhe $100. Kartmonedhat mbi $100 ndaluan së shtypuri në vitin 1946 dhe u tërhoqën zyrtarisht nga qarkullimi në 1969. Këto kartmonedha u përdorën kryesisht për transaksione ndër-bankare ose nga krimi i organizuar; ishte ky përdorim i fundit që e detyroi Presidentin Richard Nixon të lëshojë një urdhër ekzekutiv në 1969 për ndalimin e përdorimit të tyre. Me hyrjen e bankave elektronike, ato u bënë të panevojshme. Kartmonedhat me prerje $500, $1,000, $5,000, $10,000 dhe $100,000 prodhoheshin në të njëjtën kohë. Këto kartmonedha janë sende koleksionimi dhe vlejnë më shumë se vlera e shtypur në letër.

Megjithëse përgjithësisht dominon jeshilja, seritë pas vitit 2004 kanë ngjyra të ndryshme që të dallohet ndryshimi i prerjeve. Si rezultat i një vendimi ligjor në vitin 2008 të denoncuar nga Këshilli Amerikan i të Verbërve, Byroja e Gdhendjes dhe e Shtypjes është duke planifikuar një efekt të ngritur në kartmonedhë për prekje në ridizenjimin e ardhshëm të kartmonedhave, përceç $1 dhe një version të $100 që është në proçes e sipër. Gjithashtu planifikohet rritja e përmasave, numra me kontrast të lartë, më shumë ndryshime ngjyrash.

Mjetet e emetimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Baza monetare konsiston në monedhat dhe kartmonedhat e Rezervës Federale në qarkullim jashtë Bankave të Rezervës Federale dhe Thesarit të Shteteve të Bashkuara, plus depozitat e mbajura nga institucionet depozituese në Bankat e Rezervës Federale. Baza monetare e rregulluar është rritur nga afërsisht 400 miliardë dollarë në 1994, në 800 miliardë dollarë në 2005, dhe mbi 3000 miliardë në 2013.[24] Sasia e parave kesh në qarkullim rritet (ose ulet) nga veprimet e Sistemit të Rezervës Federale. Tetë herë në vit, Komiteti Federal i Tregut të Lirë me 12 persona takohen që të vendosin politikën monetare të Shteteve të Bashkuara.[25] Çdo ditë biznesi, Sitemi i Rezervës Federale merret me veprime në tregun e lirë që të mbështesë atë politikë monetare.[26] Nëse Rezerva federale do që të rrisë furnizimin me para, ajo do të blejë siguri (si Bono Thesari) në mënyrë anonime nga bankat në shkëmbim të dollarëve. Në të kundërt, do të shesë siguri bankave në këmbim të dollarëve, që të heqë dollarë nga qarkullimi.[27]

Kur Rezerva Federale bën një blerje, ajo krediton llogarinë e rezervës (me rezervën Federale). Këto para nuk transferohen nga fonde ekzistuese, por Rezerva Federale ka krijuar para rezervë të reja. Bankat tregëtare mund të tërheqin lirisht para kesh nga llogaria e tyre rezervë në Rezervën Federale. Për të përmbushur këto kërkesa, Rezerva Federale bën një kërkesë për para te shtypaura tek Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara.[28] Departamenti i Thesarit i dërgon këto kërkesa tek Byroja e Gdhendjes dhe e Shtypjes (për shtypjen e kartmonedhave të reja) dhe Byrosë së Shtypjes së Monedhave (për stampimin e monedhave).

Zakonisht, qëllimi me afat të shkurtër i operacioneve të tregut të lirë është të arrijë një interes specifik afatshkurtër. Në kushte të tjera, politika monetare mundet gjithashu të lidhë kapjen e një kursi këmbimi specifik relativ me valuta të huaja ose ndryshe relativ me arin. Për shembull, në rastin e SHBA-së Rezerva Federale synon kursin e fondeve federale, kurs me të cilin bankat anëtare i japin borxhe njëra tjetrës brenda natës.

Fuqia blerëse e një dollari e krahasuar me dollarin e 1774
 Viti   Fuqia blerëse  ekuivalente
1774  $1.00
1780  $0.59
1790  $0.89
1800  $0.64
1810  $0.66
1820  $0.69
1830  $0.88
1840  $0.94
1850  $1.03
1860  $0.97
 Viti   Fuqia blerëse  ekuivalente
1870  $0.62
1880  $0.79
1890  $0.89
1900  $0.96
1910  $0.85
1920  $0.39
1930  $0.47
1940  $0.56
1950  $0.33
1960  $0.26
 Viti   Fuqia blerëse  ekuivalente
1970  $0.20
1980  $0.10
1990  $0.06
2000  $0.05
2007  $0.04
2008  $0.04
2009  $0.04
2010  $0.035
2011  $0.034
2012  $0.03
Indeksi i Çmimit të Konsumatorit në SHBA 1913-...

Paragrafi i 6-të i Seksionit 8 të Artikullit 1 të Kushtetutës së SHBA thotë që Kongresi do të ketë fuqinë të "krijojë para" dhe të "rregullojë vlerën" e monedhave vendase dhe të huaja. Kongresi i ushtroi këto fuqi kur nxorri Aktin e vitit 1792. Ky akt ndihmoi në prodhimin e monedhës së parë të dollarit dhe deklaroi se dollari amerikan do të ketë vlerën e dollari spanjoll.[29]

Tabela në të djathtë tregon sasinë ekuivalente të të mirave materiale, në një vit të veçantë, mund të blihen me 1$. Tabela tregon se nga 1774 deri në 2009 dollari amerikan ka humbur 96.4% të fuqisë së tij blerëse.[30]

Kurset e Këmbimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurset e këmbimit historik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Njësitë valutore për dollar amerikan, mesatarisht për çdo vit.[31] * = vlera në fillim të vitit.
1970* 1980* 1985* 1990* 1993 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Euro 0.8343 0.8551 0.9387 1.0832 1.1171 1.0578 0.8833 0.8040 0.8033 0.7960 0.7293 0.6791 0.7176 0.6739 0.7178 0.7777
Jeni japonez 357.6 240.45 250.35 146.25 111.08 113.73 107.80 121.57 125.22 115.94 108.15 110.11 116.31 117.76 103.39 93.68 87.78 79.70 79.82
Paund sterlina 8s 4d
=0.4167
0.4484[32] 0.8613[32] 0.6207 0.6660 0.6184 0.6598 0.6946 0.6656 0.6117 0.5456 0.5493 0.5425 0.4995 0.5392 0.6385 0.4548 0.6233 0.6308
Dollari kanadez 1.081 1.168 1.321 1.1605 1.2902 1.4858 1.4855 1.5487 1.5704 1.4008 1.3017 1.2115 1.1340 1.0734 1.0660 1.1412 1.0298 0.9887
Peso meksikane 2.801 2.671 2.501 3.1237 9.553 9.459 9.337 9.663 10.793 11.290 10.894 10.906 10.928 11.143 13.498 12.623 12.427
Juani kinez 2.46 1.7050 2.9366 4.7832 5.7620 8.2783 8.2784 8.2770 8.2771 8.2772 8.2768 8.1936 7.9723 7.6058 6.9477 6.8307 6.7696 6.4630
Rupia indiane 8.000 12.38 16.96 31.291 43.13 45.00 47.22 48.63 46.59 45.26 44.00 45.19 41.18 43.39 48.33 45.65 46.58 54.08 65
Dillari i Singaporit 2.179 1.903 1.6158 1.6951 1.7361 1.7930 1.7908 1.7429 1.6902 1.6639 1.5882 1.5065 1.4140 1.4543 1.24586 1.2565
Randi afrikanojugor 0.7182 0.7780 2.2343[33] 2.5600 3.2729 6.1191 6.9468 8.6093 10.5176 7.5550 6.4402 6.3606 6.7668 7.0477 8.2480 8.4117 7.3159 7.2510
Burimi: 4 vitet e fundit 2005-2002 2003–2000 1996–1999 1993–1996 1990 1970–1992 1970–1985 Kanadaja, Kina, Meksika

Kurset e sotme të këmbimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kurset e sotme të këmbimit USD
Nga Google Finance: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY ALL RUB CNY
Nga Yahoo! Finance: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY ALL RUB CNY
Nga XE.com: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY ALL RUB CNY
Nga OANDA.com: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY ALL RUB CNY
Nga fxtop.com: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY ALL RUB CNY
  1. ^ "The Implementation of Monetary Policy – The Federal Reserve in the International Sphere" (PDF). Marrë më 24 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Benjamin J. Cohen, The Future of Money, Princeton University Press, 2006, ISBN 0-691-11666-0; cf. "the dollar is the de facto currency in Cambodia", Charles Agar, Frommer's Vietnam, 2006, ISBN 0-471-79816-9, p. 17
  3. ^ Mehl, B. Max. "United States $50.00 Gold Pieces, 1877", in Star Rare Coins Encyclopedia and Premium Catalogue (20th edition, 1921)
  4. ^ a b National Geographic. June 2002. p. 1. Ask Us.
  5. ^ "Dutch Colonial - Lion Dollar" (në anglisht). Coins.lakdiva.org. Marrë më 2013-05-05.
  6. ^ a b "etymologiebank.nl". etymologiebank.nl. Marrë më 2013-05-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Julian, R.W. (2007). "All About the Dollar". Numismatist: 41. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Buck". Online Etymology Dictionary. Marrë më 10 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Cajori, Florian ([1929]1993). A History of Mathematical Notations (Vol. 2). New York: Dover, 15–29. ISBN 0-486-67766-4
  10. ^ Aiton, Arthur S. and Benjamin W. Wheeler (May 1931). "The First American Mint", The Hispanic American Historical Review 11 (2), 198 and note 2 on 198.
  11. ^ Nussbaum, Arthur (1957). A History of the Dollar (në anglisht). New York: Columbia University Press. fq. 56. The dollar sign, $, is connected with the peso, contrary to popular belief, which considers it to be an abbreviation of 'U.S.' The two parallel lines represented one of the many abbreviations of 'P,' and the 'S' indicated the plural. The abbreviation '$.' was also used for the peso, and is still used in Argentina.
  12. ^ "What is the origin of the $ Sign?" Arkivuar 5 maj 2015 tek Wayback Machine, US Bureau of Engraving and Printing website
  13. ^ Rand, Ayn. Atlas Shrugged. 1957. Signet. 1992. p628
  14. ^ James, James Alton (1970) [1937]. Oliver Pollock: The Life and Times of an Unknown Patriot. Freeport: Books for Libraries Press. fq. 356. ISBN 978-0-8369-5527-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "IRS Court Case Shakes the Foundations of the Debt Money System" (në anglisht). Beyondmoney.net. nëntor 8, 2007. Marrë më gusht 24, 2010.
  16. ^ "Section 13 of the Coinage Act of 1792". Memory.loc.gov. Marrë më 24 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ CNN Money Congress tries again for a dollar coin. Written by Gordon T. Anderson. Published April 25, 2005.
  18. ^ Pub. L. No. 109-145, 119 Stat. 2664 (December 22, 2005).
  19. ^ "Godless Dollars". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2007. Marrë më 24 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Paragraph 2 of Section 8 of Article 1 of the United States Constitution" (në anglisht). Topics.law.cornell.edu. Marrë më 24 gusht 2010.
  21. ^ "Section 411 of Title 12 of the United States Code" (në anglisht). Law.cornell.edu. 22 qershor 2010. Marrë më 24 gusht 2010.
  22. ^ "Section 5103 of Title 31 of the United States Code" (në anglisht). Law.cornell.edu. 6 gusht 2010. Marrë më 24 gusht 2010.
  23. ^ "Section 5115 of Title 31 of the United States Code" (në anglisht). Law.cornell.edu. 6 gusht 2010. Marrë më 24 gusht 2010.
  24. ^ "St. Louis Adjusted Monetary Base" (në anglisht). Federal Reserve Bank of St. Louis. Marrë më 2013-05-03.
  25. ^ "The Federal Reserve's Beige Book" (në anglisht). The Federal Reserve Bank of Minneapolis. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2007. Marrë më 6 janar 2008.
  26. ^ Davies, Phil. "Right on Target" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2007. Marrë më 7 janar 2008. Federal Reserve Bank of Minneapolis
  27. ^ "Open Market Operations" (në anglisht). Federal Reserve Bank of Mew York. Marrë më 11 janar 2008. Open market operations enable the Federal Reserve to affect the supply of reserve balances in the banking system.
  28. ^ "Fact Sheets: Currency & Coins" (në anglisht). United States Department of the Treasury. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2008. Marrë më 22 janar 2008.
  29. ^ "Section 9 of the Coinage Act of 1792". Memory.loc.gov. Marrë më 24 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Measuring Worth – Purchasing Power of Money in the United States from 1774 to 2010" (në anglisht). Marrë më 22 prill 2010.
  31. ^ "FRB: G.5A Release- Foreign Exchange Rates, Release Dates" (në anglisht). Federalreserve.gov. Marrë më 24 gusht 2010.
  32. ^ a b 1970–1992 Arkivuar 13 tetor 2008 tek Wayback Machine. 1980 derived from AUD-USD=1.1055 and AUD-GBP=0.4957 at end of Dec 1979: 0.4957/1.1055=0.448394392; 1985 derived from AUD-USD=0.8278 and AUD-GBP=0.7130 at end of Dec 1984: 0.7130/0.8278=0.861319159
  33. ^ "Exchange Rates Between the United States Dollar and the South African Rand" (në anglisht). Measuring Worth. Marrë më 5 dhjetor 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]