Georgia
|
Georgia (lexo: Xhorxhia) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkurtesa postale e Georgia është GA. Kryeqyteti i Xhorxhias dhe qyteti më i madh është Atlanta. Xhorxhia ndodhet në juglindje të Shteteve të Bashkuara. Ajo është themeluar në 1732, kolonia e fundit nga trembëdhjetë kolonitë fillestare. E ka marrë emrin nga Mbreti George II i Britanisë së Madhe. Xhorxhia ishte shteti i katërt që ratifikoi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, më 2 janar 1788. Ajo deklaroi shkëputjen e saj nga Bashkimi më 19 janar 1861, dhe ishte një nga shtatë shtetet origjinale të Konfederatës. Xhorxhia ishte shteti i fundit që iu rikthye Bashkimit, më 15 korrik 1870. Ajo njihet si Shteti i pjeshkave dhe Perandoria e Jugut.
Gjeorgjia kufizohet në jug nga Florida, në lindje nga Oqeani Atlantik dhe Karolina e Jugut, në perëndim nga Alabama dhe në veri nga Tenesi dhe Karolina e Veriut. Pjesa veriore e shtetit është në Malet Blue Ridge, një vargmal në sistemin e Maleve Apalashe. Pika më e lartë në Xhorxhia është Brasstown Bald (Brastaun Bold), 1.458m ndërsa pika më e ulët është Oqeani Atlantik.
Përmbajtja
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Prodhimi i Përgjithshëm Bruto (PPB) i Xhorxhias në vitin 2010 ishte 403 miliardë dollarë. Të ardhurat personale për frymë për vitin 2011 e vendosën atë të 39-ën në SHBA të me 35.979 dollarë. Nëse Xhorxhia do të ishte një shtet më vete, do të ishte ekonomia e 28 më e madhe në botë.
Janë 15 nga 500 kompanitë më të mëdha dhe 26 nga 1000 kompanitë më të mëdha që e kanë selinë qendrore në Xhorxhia, duke përfshirë edhe emra të tillë si Home Depot, UPS, Coca-Cola, Delta Air Lines, AFLAC, Southern Company, dhe Banka SunTrust. Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson i Atlantës, është aeroporti më i ngarkuar në botë për nga trafiku i pasagjerëve dhe avionëve.
Atlanta ka një efekt të madh në shtetin e Xhorxhias dhe juglindjen e Shtetet e Bashkuara.
Turizmi bën një kontribut të rëndësishëm të ekonomisë.
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |