Elizabeth Gowing

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elizabeth Gowing është autore angleze. Ajo u lind në Ely, Cambridgeshire, Angli. Ka jetuar dhe vepruar në Kosovë dhe Shqipëri dhe poashtu ka përkthyer në shqip.

U shkollua në Universitetin e Oksfordit ku studio letërsi angleze dhe do ta takonte partnerin e saj, autorin dhe diplomatin Robert Wilton. Pas përgatitjes për mësuese, ajo vazhdoi të jepte mësim për 10 vjet.[1]

Bashkë me partnerin e saj është njëra nga bashkë-themelueset e OJQ-së bamirëse The Ideas Partnership (Partneriteti i Ideve), e cila nxjerr fuqinë e vullnetarëve në Kosovë për të adresuar sfidat në mjedis, arsim dhe trashëgimi kulturore dhe për të mbështetur komunitetet rom, ashkali dhe egjiptiane. Në vitin 2017, per punën e saj u zgjodh nga Kryeministrja britanike Theresa May si një "Pikë e Dritës" për vullnetarizmin në mbarë botën.[2] Gowing është shpërblyer me medaljen “Nënë Tereza” për punën e saj në Kosovë.[3]

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Travels in Blood and Honey (2011) (shq. Udhëtime në gjak dhe mjaltë)
  • The Little Book of Honey (2012) (shq. Libri i vogël i mjaltit)
  • Edith and I; on the trail of an Edwardian traveller in Kosovo (2013) (shq. Edith dhe unë; në gjurmë të një udhëtare eduardiane në Kosovë)
  • The Rubbish-Picker's Wife: an unlikely friendship in Kosovo (2015) (Gruaja e mbledhësit të mbeturinave: një miqësi jo e zakontë në Kosovo)
  • The Silver Thread: a journey through Balkan craftsmanship (2017) (shq. Fija e fildisht: një udhëtim përmes zejtarisë ballkanike)
  • Unlikely Positions in Unlikely Places: a yoga journey around Britain (2019) (shq. Pozat e paparashikuara në vendet e paparashikuar: një udhëtim nëpër Britanisë)

Faqet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja zyrtare e Elizabeth Gowing

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Elizabeth Gowing". Oral History Kosovo. 2018-02-23. Marrë më 2018-06-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "elizabethgowing.com". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "O'Connell uron të shpërblyerit nga presidentja". Telegrafi.com. 2016-02-23. Marrë më 2018-06-05. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)