Emilia Plater

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Emilia Plater

Kontesha Emilia Plater (lindur në 13 nëntor 1806- 23 dhjetor 1831) ishte një grua nga shtresa e ngritur e shoqërisë si dhe revolucionare e cila vinte nga pjesa e ndarë e Polonisë dhe Lituanisë në Komonuelth..[1][2][3] E rritur mes traditash patriotike, ajo mori pjesë në kryengritjen e nëntorit të 1830, gjatë së cilës ajo u përfshi në shumë angazhime, dhe mori gradën e kapitenes në forcat kryengritëse polake. Në fund të Krengritjes, ajo u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë. Edhe pse nuk mori pjesë në ndonjë kryengritje me emër, historia e saj mori vëmendje të madhe dhe frymëzoi shumë pjesë letrare. Ajo konsiderohet një heroinë kombëtare në Poloni dhe Lituani, të gjitha pjesë të mëparshme të Komonuelthit Polako-Lituanez. Ajo është nderuar nga shumë artistë polakë dhe nga shumë të tjerë në nivel kombëtar si simbol i grave kryengritëse për kauzën kombëtare. Ajo njihet ndryshe si Zhan Darku i Lituanisë.[4]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monumenti me emër "Emilija Pliateryte" në Kapciamiestis dedikuar heroinës Emilia

Emilia Plater lindi në Vilnius në një familje polako-lituaneze që i përkiste një shtrese të ngritur. Shumica prej familjarëve të saj u rivendosën në Livonia gjatë shekullit të 15 dhe më vonë në Lituani, në të cilin Vilnius ishte kryeqyteti. Ajo përshkruhet ose si polake, polako-lituaneze ose thjesht lituaneze. Prindërit e saj, Franciszek Ksawery Plater dhe Anna von der Mohl (Anna z Mohlow) divorcuan kur ajo ishte 9 vjeçare, në 1815. Ajo u rrit nga familjarë të tjerë, Michał Plater-Zyberk dhe Izabela Helena Syberg zu Wischling. Ajo ishte e magjepsur nga shkrimtarët si Gëte apo Friedrich Schiller, të cilët mund ti lexonte në origjinal në gjuhën gjermane. Ajo u rrit në një mjedis që e vlerësoi historinë e Polonisë, dhe heronjtë e saj të letërsisë ishin princesha Wanda dhe Grażyna. Ajo admiroi gjithashtu Bouboulinën, një grua e cila u shndërrua në një prej ikonave të kryengritjes greke kundër pushtimit otoman, luftëtarja polake Anna Dorota Chrzanowska, sikurse dhe Zhan Dark.

Këto pasione në letërsi u zhvilluan paralelisht me pasionin e saj për qitjen, diçka e pazakontë për vajzat e shekullit të 19 të shtëpive aristokratike. Ajo ishte shumë e interesuar për kulturën folklorike bjelloruse. Në 1823 një prej kushurirave të saj iu imponua rekrutimi në ushtrinë ruse perandorake si dënim pasi kjo e fundit festoi Kushtetutën e 3 Majit, ky incident përbën një moment kyç në jetën e Emilias, duke e kthyer atë në pro-polake dhe kundër Rusisë. Në 1829 Plater nis një tur përgjatë rajonit historik të Polonisë e Lituanisë në Komonuelth, duke vizituar Varshavën dhe Krakovin, si dhe fushëbetejën e Raszyn. Mamamja e saj vdiq një vit më vonë; kurse i ati u martua sërish dhe refuzoi të takonte vajzën e tij. Pas shpërthimit të kryengritjes së Nëntorit kundër Perandorisë ruse, ajo u kthye në një mbështetëse vokale të lëvizjeve anti-cariste. Ajo u bë një prej dhjetëra vajzave që dëshironin të merrnin pjesë në kryengritje, dhe një prej më të famshmeve prej tyre.

Kryengritja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emila Plater duke udhëhequr kryengritjen në 1831

Një dokument prej 25 marsit që përmban një dorëshkrim të saj ku thuhet se pjesëmarrja në kryengritje ishte një prej gjërave që kishte pritur prej kohësh. Ajo preu flokët, përgatiti një uniformë për veten dhe organizoi një grup vullnetarësh, që do të flisnin me patos pas marshit në 29 mars. Në 4 prill ajo nënshkroi një dokument ku deklaronte se do të kishte akses drejt forcave lokale kryengritëse. Njësia e saj e kryengritësve ishte e përbërë prej 280 këmbësorësh si dhe qindrave fshatarë të armatosur.

Trashëgimia kulturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vdekja e saj u publikua gjerësisht nga shtypi polak, duke kontribuar në famën e saj. Plater u kthye në një figurë simbolike të kryengritjes. Simboli i vajzës luftarake u bë shumë i famshëm në Poloni, Lituani dhe jashtë shteti. Mickiewicz i dedikoi një poemë me titull “Vdekja e kolonelit”, edhe pse përshkrimi i vdekjes së saj është një formë poetike dhe nuk bazohet tërësisht në jetën e saj. Mickiewicz e idealizoi personalitetin e saj, duke e portretizuar si një komandante ideale, të adhuruar prej ushtarëve të saj. Kjo poemë është pjesë e kurrikulës në shkollat fillore në Poloni.


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Litwa: przewodnik", Tomasz Krzywicki, Oficyna Wydawnicza "Rewasz", 2005, s. 196
  2. ^ "W pamięci potomnych". Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2014. Marrë më 26 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Shastouski, K. "Grób Emilii Broel-Plater - wieś Kopciowo okręg olicki". Marrë më 19 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Plikūnė, Dalia. "Lietuviškoji Žana d'Ark – grafaitė, atsisakiusi tekėti už caro generolo ir pasirinkusi visai kitą gyvenimo kelią". DELFI.lt. Marrë më 30 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)