Shko te përmbajtja

Emin Riza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Profesor Doktor Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë [1] dhe një nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra. Emin Riza u lind në Korçë në vitin 1937 [2] [3] dhe u nda nga jeta më 22 korrik 2026 [4] [5].

Iniciator dhe pjesë e grupit të punës të ligjit "Për trashgiminë kulturore" dhe një nga iniciatorët e këtij ligji në Kosovë. Kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESKO-s për Gjirokastrën dhe pjesë e grupit të dosjes për Beratin. Ai ishte arkitekt, inxhinier, njohës i mirë i monumenteve kulturore në Shqipëri dhe autor i një sërë librash [6] mbi këtë çështje. Një ndër librat më të fundit të profesor Rizës është ai për "Banesat qytetare kosovare", një libër në bashkëpunim me Njazi Halitin i cili vërtetonte vazhdueshmërinë e shqiptarëve në Kosovë dhe faktin se ata ishin autoktonë aty. Profesor Riza është djali i Selman Rizës njërit prej gjuhëtarëve dhe alabanologëve më të njohur shqiptar, ai vetë ia ka kushtuar gjithë jetën dokumentimit dhe mbrojtjes së pasurive kulturore shqiptare, duke qenë prej kohësh një nga figurat kyçe në Këshillin Kombëtar të Restaurimit. Ai gjithashtu ka qenë deputet i Parlamentit Shqiptar për Partinë Demokratike. Familja Riza është me origjinë nga Gjakova, ndërsa vetë profesori ka lindur në Korçë.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[7]


  1. https://teksteshqip.com/emin-riza
  2. https://ashak.org/anetaret/emin-riza/
  3. https://akad.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/E.Riza_.pdf
  4. https://gazetadita.al/ndahet-nga-jeta-akademiku-emin-riza-studiuesi-i-shquar-i-trashegimise-kulturore-shqiptare/
  5. https://top-channel.tv/2026/07/22/ndahet-nga-jeta-ne-moshen-89-vjecare-akademiku-emin-riza-kontribues-ne-mbrojtjen-e-monumenteve-te-kultures0/
  6. https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/historia-shqiptare/10216-arkitektura-popullore-dhe-vleresimi-i-saj-emin-riza-9789995692834.html/
  7. https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/historia-shqiptare/10217-qyteti-dhe-banesa-qytetare-shqiptare-shek-xv-xix-emin-riza--9789995657949.html/