Enti për punësim (Mitrovicë)
Enti për punësim | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Mitrovicë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3375 |
Enti për punësim është një monument i trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Enti për Punësim (Qendra Rajonale për Punësim – Mitrovicë) Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU-së në Mitrovicë gjendet ndërtesa e njohur në popullatë si ndërtesa e Entit të Punësimit. Objekti u ndërtua në vitet ’30 të shek. XX. Objekti u ndërtua nga familja Deva me destinim banimi për familjarët Deva, të cilët nuk arritën ta shfrytëzojnë për kohë të gjatë. Prona në fjalë u konfiskua nga Komuna në vitet ’50 të shek. XX dhe që nga ajo kohë ajo u destinua për shërbime administrative të Komunës, duke filluar si stacion policor i xhandarmërisë, e më pastaj si Enti për Punësim i Mitrovicës, sot Qendra Rajonale për Punësim. Për nga stili i ndërtimit, ky objekt i përket arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe shquhet me elemente arkitektonike në eksterier – pilastrat në fasada ballore dhe nënkulmin të ekzekutuar në formë Mansardi. Stili i ndërtimit të këtij objekti paraqet kthesë radikale të kalimit nga ndërtimi i objekteve me ndikim të arkitekturës të stilit oriental në ndërtim të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane të kohës. Përveç disa intervenimeve në enterier, ky objekt në eksterier dhe fasadë ka ruajtur origjinalitetin e vet.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |