Enver Bushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Bashkepuntor i vjetër shkencor në fushën e gjeologjisë.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Foto e Enver S. Bushit në rini

Enver S. Bushi ka lindur në Bolenë, Vlorë, në datën 20.09.1936. Arsimin fillor e morri në fshatin e lindjes dhe me mbarimin e shkollës së mesme Politeknike në vitin 1957 fitoi titullin teknik i mesëm gjeolog. Në mbështetje të rezultateve të larta po në vitin 1957 filloi studimet ne Universitetin shtetëror të Tiranës dhe i kreu ato në vitin 1962 nga ku fitoi titullin “Inxhinier Gjeolog

Menjëherë mbas mbarimit të shkollës së lartë, filloi punë pranë Ndërmarrjes Gjeologjike Pogradec. Fillimisht u morr me kërkim-revizionimin e mineralit të bakrit në Rehove të Vithkuqit-Korçë deri  në gusht të vitit 1963. Që nga kjo kohe e në vazhdim u morr me kërkim-zbulimin e hekur-nikelit.

Në këtë mënyrë punën e filloi me zbulimin e mëtejshëm te hekur-nikelit në vendburimin Xhumagë-Liqeni i Kuq në rrethin e Librazhdit. Në vitin 1965 e deri në shkurt të vitit 1969 punoi për kërkim-zbulimin e hekur-nikelit në Bushtricë të Librazhdit. Në shkurt të vitit 1969 e deri në shkurt të vitit 1980 kryen detyra të rëndësishme lidhur me studimin dhe prespektivën e hekur-nikelit dhe nikelit silikat e të hekurit pa nikel, pranë Institutit të Studimeve e Projektimeve Gjeologo Minerare Tiranë. Në shkurt të vitit 1980 kaloi si Inxhinier Gjeolog e më vonë si kryegjeolog i mineraleve të qymyr-gurit të pellgut qymyrëmbajtës të Tiranes deri sa doli në pension në vitin 1991.

Gjatë kohës që shërbeu në sektorin e Gjeologjisë ka kryer vetëm dhe me bashkautore mjaft studime e projektime dhe raporte të ndryshme për kërkim-zbulimin dhe vlerësimin e xeherorëve  të hekur-nikelit, nikelit silikat dhe të hekurit pa nikel.

Foto Enver S. Bushi me koleget e tij të vjetër

Në këtë mënyrë në mbështetje të ketyre kërkimeve dhe studimeve të kryera nga ana e tij, ka bërë të mundur që mjaft prej tyre në formë esenciale, ti pasqyrojë në mjaft artikuj shkencorë të botuara në revistën; “Buletini i Shkencave Gjeologjike “ ku mund te numërohen 11 (njëmbëdhjetë ) të tillë.

Përveç kësaj puna e tij profesionale dhe me përgjegjësi është pasqyruar dhe në materialet e mëposhtme të cilat janë të mbrojtura e të miratuara dhe që ruhen në Arshivën  Qëndrore të Gjeologjisë.

1.     Raport shtesë mbi punimet e zbulimit dhe llogaritjen e rezervave në vendburimet e hekur-nikelit Xhumagë-Liqeni i Kuq. Enver Bushi

2.     Raporti Gjeologjik mbi punimet e zbulimit dhe llogaritjen e rezervave në vendburimin e hekur-nikelit, Bushtricë Jugore. Enver Bushi.

3.     Raporti Gjeologjik mbi Punimet e zbulimit dhe llogaritjen e rezervave të hekur-nikelit në vendburimin e Bushtricës së Sipërme. Enver Bushi , Feti Arkaxhiu.

4.      Studim mbi perspektivën e hekur-nikelit me përmbajtje të lart nikeli në rajonin Bushtricë-Radokal.  Enver Bushi.

5.     Studim i përhapjes së xeherorëve të hekur-nikelit dhe nikelit-silikat në zonën Bushtricë-Rodokal. Enver Bushi.

6.      Studim mbi ndërtimin gjeologjik dhe mineralet e dobishme të zonës së Korabit. Enver Bushi etj

7.     Ndërtimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme të zonës se Alpeve Shqiptare. Enver Bushi etj.

8.     Studim mbi kushtet e përqëndrimit dhe përbërjes lëndore të xeherorëve të nikelit silikat dhe të hekur nikelit në rajonin e Kukësit si dhe orjentim i mëtejshëm i punimeve të kërkimit. Enver Bushi, Hamit Noka.                                                                                                                              

9.     Studim mbi vlerësimin e shfaqeve të mineralizuara të hekurit pa nikel në zonën Sternik, Runic, Bogë. Enver Bushi.

10. Metodika e kërkim-zbulimit të hekur-nikelit në vendin tonë. Enver Bushi, Nuredin Osmani

11. Studimi tematiko-përgjithësues e rilevues kompleks për sqarimin e perspektivës hekur-mbajtëse të pjesës qëndrore të zonës së Korabit dhe konkretizimi i një objekti hekur pa nikel. Enver Bushi, Bashkim Cakaj, Alaudin Kodra, Vesel Hoxha etj.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

[2]

[3]

[4]

  1. ^ http://www.forumihorizont.com/printthread.php3?s=cbb0f729ceb81c322d536365c8c211e9&threadid=752&perpage=50&pagenumber=2
  2. ^ (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
  3. ^ (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
  4. ^ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]