Jump to content

Enver Dukagjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Dr. Enver Dukagjini, gjeografë shqiptarë.

Prof. Dr. Enver Dukagjini u lind në Prizren më 7.07.1928, ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa Shkollën Normale e kreu në Gjakovë. Shkollën e Lartë Pedagogjike Grupi Histori-Gjeografi, e kreu në Beograd në vitin 1951. Disa vjet punoi si arsimtar në gjimnazin e Prizrenit dhe të Gjilanit. Më 1965 diplomon në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore , dega e Gjeografisë në Shkup. Në vitin 1968 zgjidhet profesor i gjeografisë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë. Titullin e magjistrit të shkencave të gjeografisë e fiton në universitetin e Beogradit1971, ndërsa të doktorit të shkencave po kështu në këtë Universitet më 1975. Në vitin 1976 zgjidhet docent në Seksionin e Gjeografisë të fakultetit të shkencave Matematike- Natyrore, ndërsa pesë vite më vonë professor inordinar, në të cilën mbetet deri në vdekje (1986).