Enver Haliti
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Enver Haliti u lind më 3 mars 1956 në Arbëni të Skënderajt. Shkollën fillore e mbaroi në Arbëni dhe në Prekaz të Epërm, ndërsa gjimnazin e kreu në Mitrovicë në vitin 1974. Jo rastësisht zgjodhi studimet në Gjuhë dhe letërsi shqipe në fakultetin filozofik në Prishtinë, të cilat i përfundoi me afat në vitin 1979. Këtu theksojmë se Enveri i përket një familjeje patriotike. Qysh si fëmijë tek ai mbetën mbresa të thella e të pashlyeshme rrëfimet e gjyshit të vet për luftërat që kishte zhvilluar trimi i kësaj treve Azem Bejtë Galica së bashku me shokë, njëri prej të cilëve ishte edhe stërgjyshi i Enverit, Halit Bajramit.
I edukuar dhe i rritur në një familje patriotike, i frymëzuar nga histografia shqiptare, duke qenë shok në studime me z. Ali Lajçin është një ndër udhëheqësit e demostratave të organizuara nga studentët në vitin 1981 dhe i shumë shokëve të tjerë liridashës. Për idetë dhe aktivitetin e tij kombëtar ishte i ndjekur nga UDB-ja famkeqe jugosllave dhe nga lajkatarët e tyre shqipfolës.
U arrestua më 27 tetor 1982 derisa ishte duke shkuar në gjimnaz të Mitrovicës në cilësinë e profesorit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe. U denua me 5 vjet heqje lirie, për t'ia ndaluar të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit, nga ish Komiteti Komunal që dirigjohej nga sigurimet shtetërore të asaj kohe. Përmbysja e sistemit komunist dhe pluralizmi politik për Enverin ishin vetëm formale, pasi siç thoshte ai: "Një popull që lëngon nga robëria duhet të ketë një lëvizje për çlirimin e vendit".
Nga fronti për çlirimin e Kosovës autorizohet dhe merr përgjegjësinë e koordinatorit kryesor për organizimin dhe armatosjen e popullit për vetmbrojtje dhe rezistencë kundër pushtetit serb që nëpërkëmbte dinjitetin tonë kombëtar, por fatkeqësisht edhe kësaj radhe nga personat antikombëtar dhe bashkëpunëtorë të pushtetit serb u zbulua. Enveri mezi arriti të shpëtojë. Në ilegalitet ai vazhdoi veprimtarinë e tij kombëtare dhe njëherit kryente edhe detyrën e profesorit të Gjuhës shqipe në gjimnazin e Skënderajt, por që mësimi mbahej në Runik, Polac dhe Klinë të Epërme. Pastaj ai vazhdoi në Mitrovicë, në gjimnazin 'Frang Bardhi'. Dalja në skenë e UÇK-së e konkretizoi Lëvizjen për çlirimin e Kosovës dhe i bashkoi të gjitha lëvizjet militante. Enverit, koordinator i aktivitetit ushtarak, iu besua detyra e udhëheqësit ushtarak të njësitit të mbrojtjes së fshatit. Me kushëririn e tij të respektuar prof. Murat Halitin ishin bashkëpunëtorë të pendës dhe të pushkës. Që të dy vdekja i gjeti në cilësinë e profesorëve në gjimnazin 'Frang Bardhi' në Mitrovicë. Ata duke rënë martirë shkuan në pavdekshmëri si shumë dëshmorë të tjerë të kombit tonë që ne ta gëzojmë lirinë
Para luftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimtarët çdoherë ishin të përndjekur nga pushteti serb, mirëpo prapseprap mësimi nuk u ndërpre asnjëherë, duke ditur se vetëm me anë të dijes mund të ecim përpara dhe të përparohet. Pastaj më vonë kësaj shkolle i shtohen edhe dy dhoma të tjera të mësimit e poashtu edhe numri i nxënësve të klasëve në gjithsej katër dhoma mësimi. Dita ditës numri i nxënësve të cilët vijonin mësimin arriti në 250 nxënës, andaj u bë e domosdoshme që të vazhdohej në shkollë, jo vetëm mësimi katërklasësh, por në atë tetëklasësh gjegjësisht tetëvjeçare. Në dhjetvjeçarin e fundit shtohet represioni dhe maltretimet nga policët serb nëpër shkolla, kështu rast konkret ishte maltretimi i dy arsimatrëve që udhëtonin, njëri nga Polaci e tjetri nga Klina e Mesme. Këta arsimtarë të maltretuar në vitin 1997 janë: Bali Osmani dhe Fejzullah Xani
Gjatë luftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1998 në fillim të luftës në Kosovë nuk kursehen as mësimdhënësit. Plagoset arsimtari Zenë Mehaj dhe pastruesi i shkollës Rexhep Demiri. Poashtu kjo shkollë digjet nga barbarët serb me datën 03. 06. 1999, ku i tërë dokumentacioni asgjësphet, në përjashtim të Librit të Amzës që ka mbijetuar
Pas luftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me ardhjen e lirisë mësimi filloi në hapësirën e oborrin të shkollës disa muaj, kurse më vonë u sollën dy tenda për mësim, e më vonë u meremetuan dy dhoma mësimi nga shoqata humanitare 'Premiere Urgjence. Në vitin tjetër u sollën tre kontinjerë, në të cilët mësimi zhvillohej në kushte më të mira, pastaj ndërtimin e shkollës e mori përsipër organizata 'Save the Children'. Ajo u ndërtua nga themeli dhe përurimin e saj e bëmë më 07. 06. 2001.