Jump to content

Eqerem Qamili Shehu

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eqerem Shehu
U lind në(1911-05-12)12 maj 1911
Hekal, Mallakastër
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
Emrat e tjerëEqerem Qamili
Prind/ërQamil, Zybë
Të afërmZenel Hekali
Shënime
Patriot, Drejtues i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Kryetar i Qarkut Ballesh

Eqerem Qamili Shehu (Hekal, 12 maj 1911 - Fier, 23 korrik 1993) ishte një patriot, drejtues i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe drejtuesi i bashkisë Ballësh dhe Fier pas çlirimit.

Eqerem Qamili Shehu lindi më 12.05.1911 në Mallakastër në një familje të madhe të Hekalit të njohur për traditën atdhetare dhe patriotike. Eqeremi ishte djali i vogël i familjes e cila përbëhej nga i ati Qamil Agai, nëna Zyba, i vëllai Zeneli dhe e motra Lalo.

Familja e tij, me ne krye Rifat Dervish Shehun dhe forcat e tyre, ndihmuan Ismail Qemalin për rrugëtimin dhe ngritjen e flamurit në Vlorë dhe ishin gjithashtu pjesëmarrës në luftën e Vlorës.

Vellezerit Eqerem Qamili Shehu dhe Zenel Hekali Shehu

Vëllai i Eqeremit, Zenel Hekali Shehu është një nga psikologët e parë shqiptarë. I diplomuar në Universitetin e Zagrebit ai ka dhënë një kontribut të shquar në historinë e Shqipërisë si dhe në zhvillimin e shkences së pedagogjisë dhe psikologjisë në vend, ku spikasin studime dhe botime të shumta. Ai njihej për pikëpamjet e thella patriotike të cilat ja transmetoi edhe të vëllait Eqeremit. Së bashku në vitin 1935 ata ishin ndër udhëheqësit kryesore të lëvizjes së Fierit. Mbas dështimit të lëvizjes Eqeremi u burgos, ndersa i vëllai, Zeneli u dënua me vdekje në mungesë pasi ishte larguar në Itali.

Eqerem Qamili Shehu - Komandant Qarku Mallakaster (I treti majtas)

Mbas pushtimit nga Italia fashiste, Eqeremi u vu në krye të forcave partizane të zonës së Mallakastrës ku ai u shqua si një nga drejtuesit kryesore të rezistencës. Shtëpia e tij u bë një bazë e rëndësishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe u dogj dy herë nga ushtria italiane dhe ajo gjermane. Në korrik te vitit 1943 ai u emërua komandant i qarkut të Mallakastrës dhe drejtoi forcat partizane deri në clirimin e plotë të Shqipërisë.

Me çlirimin e vendit Eqeremi u emërua kryetar komiteti në Ballësh. Më pas ai u emërua kryetar lokaliteti në Fier ku vazhdoi të drejtonte poste të rëndësishme. Është për tu përmendur kontributi i tij i veçantë, si shef bujqësie e tregtie, në zhvillimin e bujqësisë, ngritjes dhe organizimit të fermave dhe kooperativave bujqësore, infrastrukturës dhe tregtisë në këtë rreth. Ai ishte mbështetës i industrializimit të bujqësisë duke krijuar kushtet në terren për fillimin e ndërtimit të Azotikut në Fier.

E shoqja e Eqeremit, Meleqe Rakipaj rridhte gjithashtu nga një familje e njohur patriotësh shqiptarë, nga Fratari i Mallakastrës, ku shquhet xhaxhai i saj patrioti Hajredin Fratari, Qamil Hamzo Rakipaj dhe nipi i saj “Heroi i Popullit” Gjeneral Muhamet Prodani.

Eqerem Shehu (1993)

Eqeremi u nda nga jeta në 23 korrik 1993. Në një varrim madhështor, ai u përcoll për në banesën e fundit me nderim dhe respekt nga mijëra qytetarë të Fierit dhe Mallakastrës si dhe me nderime të veçanta nga bashkitë e Fierit dhe të Ballshit.

Ai la pas tetë fëmijë Hato, Tajar, Nizajete, Vladimir, Violeta, Vitori, Petrit dhe Xhevdet si dhe shumë nipër e mbesa që e kujtojnë me dashuri dhe respekt.

Sot, në nderim të kontributit që Eqerem Shehu dha për qarkun dhe qytetin e Fierit, një rruge mban emrin e tij.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Mallakastër për kontributin e dhënë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në krahinën e Mallakastrës, dhe drejtimin e saj pas çlirimit, e nderuan me titullin “Qytetar Nderi i Mallakastrës”.

Për meritat e tij të veçanta në çlirimin e vendit Eqerem Shehu është dekoruar me:

-         Urdhrin dhe Medaljen e Flamurit (date 14.12.1945, Nr. 152)

-         Urdhrin dhe Medaljen e Trimerise (date 03.05.1951, Nr. 697)

-         Urdhrin dhe Medaljen e Kujtimit (Date 14.11.19445, Nr. 329)

-         Medaljen e Clirimit (Date 08.05.1945, Nr. 1054)

Per meritat e tij të vecanta në drejtim e vendit, Eqerem Shehu është dekoruar me: 

-         Urdhrin e Punës (14.08.1958, Nr. 2736)

-         Qytetar Nderi i Mallakastrës. (Vendim i Keshillit Bashkiak, Nr.58 Datë 22.2.2020, Bashkia Mallakastër.)