Jump to content

Era e Vardarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Era e Vardarit (Vardareci) është erë kryesore në Republikën e Maqedonisë. Krijohet kurë në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik mbizotëron shtypje e lartë atmosferike, ndërsa shtypje e ulët mbi detin Egje. Është erë veriore e ftohtë dhe e thatë gjatë dimrit dhe fryen në drejtim të Detit Egje përgjatë luginës së lumit Vardar, por mund të fryej edhe në drejtim të kundërt. Era e Vardarit fryen me një shpejtësi mesatare prej 6 m në sekondë.