Ervin Mete
Ervin Mete | |
|---|---|
| Ministër i Financave i Shqipërisë | |
| Në detyrë shtator 2023 – korrik 2024 | |
| Presidenti | Bajram Begaj |
| Kryeministri | Edi Rama |
| Paraprirë nga | Anila Denaj |
| Pasuar nga | Petrit Malaj |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 13 shtator 1983 (42 vjeç) Tiranë, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Shkollimi | Universiteti i Tiranës, Universiteti i Harvardit, Shkolla Ekonomike e Londrës |
| Punësimi | Jurist, ekspert i financave |
Ervin Mete (lindur më 13 shtator 1983) është jurist dhe ekspert i financave që ka shërbyer si ministër i Financave nga shtatori 2023 deri në korrik 2024. Para kësaj detyre, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), detyrë për të cilën u emërua më 28 maj 2020 nga Kuvendi i Shqipërisë.[1] Gjithashtu, nga shtatori 2019 ka qenë Kryetar i Bordit të AMF-së.
Mban gradën Master në Drejtësi (LL.M.) nga Universiteti i Harvardit (2010) dhe një Master në Drejtësi (LL.M.) nga Shkolla Ekonomike e Londrës (London School of Economics, 2009), me specializim në të drejtën fiskale dhe të drejtën korporative. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universiteti i Tiranës në vitin 2006.
Përpara funksioneve në AMF, ka qenë Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë gjatë periudhës 2013–2017, me përgjegjësi në politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Në këtë periudhë, ka marrë pjesë në reforma ligjore dhe menaxhimin e financave publike.
Aktualisht është lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe ka shërbyer si ekspert pranë institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Express, Gazeta (2023-09-04). "Këshilltari, zv.ministri që u bë ministër! Kush është Ervin Mete, Edi Rama i besoi financat". Gazeta Express. Marrë më 2025-05-18.