Jump to content

Erëzat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Erëzat janë fara të thata,substanca vegjetative fruta etj të cilat përdoren kryesisht si aromatizues,për ngjyrosje ose për ruajtjen e ushqimit. Ndonjehere kanë gjetur edhe përdorim për të fshehur shijet tjera. Erëzat janë të dalluara nga bimët, të cilat janë pjesë të bimëve me gjethe të gjelbërta të cilat gjithashtu përdoren për aromatizues ose si garniture. Shumë erëza kanë veti antimicrobiale.Kjo mund të shpjegojë pse erëzat janë më të përdorurar në klimat e ngrohta, të cilat kanë më shumë sëmundje infektive dhe pse përdorimi i këtyre aromave është veçanërisht i dukshëm në mish. Erëzat mund të kenë përdorime të tjera duke perfshirë ato : medicinale të ritualit fetar, në kozmetikë ,ose në prodhimin e parfumeve , ose si një perime. Përshembull, rrënjet e shafranit te Indisë konsumohen si perime, dhe hudhëra si një antibiotik.[1]

Klasifikimi dhe llojet e erezave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frutat e thata ose farat, te tilla si :mustarde,koper dhe piper i zi Lule te thata si karafili Levozhgat , te tilla si e kanelles dhe kajsis Aril, te tilla si arremyshku Rizomat , te tilla si xhenxhefili, shafrani i Indise dhe galingale.[1]

Të pajisura me veti terapeutike, ato janë njohur nga egjiptianët, grekët dhe romakët e lashtë prej shekujsh. Erëzat, përveçse trashëgimtare të historisë antike, janë produkte natyrale që mund të na shërojnë, duke ndihmuar trupin tonë dhe ndryshuar karakteristikat e ushqimeve tona. Fjala "erëza" daton që nga shekulli XII dhe vjen nga latinishtja. Ajo shërbente për të treguar një mall special, me vlerë që ndryshonte shumë nga ai i zakonshmi. Fjala që nisi të modifikohej me kalimin e kohës arriti të merrte kuptimin që ka sot, domethënë atë të substancave bimore me origjinë orientale, që përdoren në kuzhinë. Me pak fjalë, substanca fisnike, të rezervuara për të pasurit dhe të fuqishmit, të mbledhura mister, të cilave u atribuoheshin dhe veti magjike. Në kohët e vjetra mendohej se "aromat vijnë prej grimcave të vogla që prej tokës ngjiten në qiell". Erëzat, në fakt, janë njohur dhe përdorur qysh prej antikitetit jo vetëm për të ndryshuar shijen e ushqimeve, por edhe për t‘i bërë efikase dhe më të pëlqyeshme medikamentet, për t‘u dhënë më shumë aromë parfumeve dhe për të nderuar Zotat. Në Egjipt, për shembull, erëzat përdoreshin shumë, duke nisur që nga bimët aromatike. Megjithatë, këto produkte u rezervoheshin faraonëve, princërve dhe priftërinjve, e mbi të gjitha kishin një funksion "pajtues", por nuk ka asnjë njoftim për përdorimin e tyre në kuzhinë. Në Greqinë antike, sipas një historiani të asaj kohe, tregtia e erëzave ishte shumë e gjallë dhe i ishte besuar një karvani që kalonte ngadalë nga Arabia, për të ardhur nga India drejt Egjiptit dhe brigjet libano-siriane. Në shekullin e katërt ishin grekët ata që nxorën në pah përdorimin kulinar, përveçse terapeutik, të erëzave: nëse nga njëra anë Hipokrati i përdorte erëzat si bazë të medikamenteve, nga ana tjetër botaniku Teofrasto deklaronte se erëzat kanë një tjetër funksion, atë të favorizimit të tretjes. Romakët trashëguan nga grekët përdorimin e erëzave, që vazhdoi në gjithë periudhën e mesjetës, kur ato nisën të përdoreshin edhe për të ngjyrosur veshjet, pikturuar lëkurat e kafshëve të vrara dhe për përgatitjen e bojërave. Sigurisht që më i përhapuri dhe më i përdoruri ishte piperi. Piperi është përdorur si erëz në Indi dhe kultivuar për herë të parë në Malabar, po në Indi. Ai ishte një mall i bekuar dhe shpesh quhej edhe ari i zi, sepse përdorej si mjet shkëmbimi. Në Greqi, në shekullin IV para Krishtit, këtë bimë pak të njohur, por tepër të shtrenjtë, vetëm të pasurit mund ta blinin. Atëherë, ashtu si edhe sot, te speciet bënin pjesë farat, frutat, rrënjët, lëkurat e bimëve të ndryshme, që nga pikëpamja ushqimore përdoren për t‘i dhënë shije një ushqimi. Shumë nga këto substanca kanë përdorime të tjera, si konservimi i ushqimeve, në mjekësi, rituale fetare, kozmetikë apo parfumeri. Erëzat dallojnë nga bimët aromatike të kuzhinës. Këto të fundit janë pjesët e gjelbra apo fletët e freskëta të bimëve, të përdorura për t‘u dhënë shije ushqimeve.[2]

Erëzat më të përdorura:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo erzë përftohet duke tharë sythin e pambyllur të lules së një peme të gjelbër tropikale. Përdoret gjithmonë i thatë, i plotë ose pluhur. Ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve

Bishtaja e gjatë me ngjyrë të errët është fryt i një bime me origjinë nga Amerika Qendrore. Zakonisht përdoret për aromatizimin e lëngjeve gjatë zierjes

Origjina e tij mendohet se është aziatike. Si bimë e familjes së piperaceave, kultivohen frutat e saj, të cilat kur thahen përdoren si erëza. Kur mblidhet i papjekur ka ngjyrë jeshile

Përdoret korja e pemës, e prerë dhe e tharë në diell. Me origjinë nga Sri Lanka, përdoret e gjitha ose e thërrmuar, në ëmbëlsira dhe likere

Prej saj mund të nxirret vaji balsamik, që zakonisht përdoret për të gjitha gatimet e peshkut. Përdoren gjethet dhe lulet e saj

Përdoret si në kuzhinë, ashtu edhe në fitoterapi. Japonezët e përdorin për të marinuar peshkun, ndërsa njihet për vetitë e tij në lehtësimin e dhimbjeve të barkut

Është një pemë me origjinë nga Kina. Frutat e saj përdoreshin shumë nga indianët dhe kinezët. Përdorej në vend të çamçakëzit, për të aromatizuar gojën 6 %Rritja e konsumit në një vit

Mjaft i ngjashëm me maxhoranën. Rigoni ka një aromë shumë më të fortë. Është ndër ato pak erëza që e ruajnë mirë aromën edhe kur thahen, prandaj nuk ka rëndësi nëse nuk e gjeni të freskët

Shija aromatike e maxhoranës shkon shumë në salcat me bazë peshkun dhe te zarzavatet. Nuk arrin të thahet mirë, prandaj këshillohet të përdoret e freskët

majdanozi është shumë i pranishëm në kuzhinën italiane dhe është një nga ato erëza që nuk duhet të mungojë kurrë. Përdoret gjithmonë i freskët, pasi i tharë e humbet aromën, por për fat nuk mungon kurrë në treg

Ka lloje të ndryshme, si për nga forma, ashtu dhe për nga fortësia e shijes. Në kuzhinë ai përdoret si erëz e tharë, e plotë ose e grirë

Në treg paraqitet në dy forma: në pluhur, që i shtohet përgatitjes siç është, ose i tretur me pak ujë apo lëng. Thekët e shafranit, nga ana tjetër, lihen për gati një orë në pak ujë dhe përdoren bashkë me lëngun e tyre. Si produkt i shtrenjtë ai përdoret në doza shumë të vogla. Shafrani konsiderohet nder erezat me te shtrenjta...

E kultivuar në juglindjen aziatike, përdoret për aromatizimin e ëmbëlsirave, salcave, të mbushurave dhe kokteileve. Gjendet si pluhur, por meqë substancat aromatike i humbasin shpejt, preferohet të blihet e plotë, duke e ruajtur në kuti të mbyllur mirë

Gjethet e thara dhe majat e lulëzuara kanë një aromë të lehtë dhe u japin shije pjatave me peshk, mish dhe sallatave. Shtohet e freskët përpara se të shërbehen pjatat, sepse e zier e humbet aromën.[3]

Ne ushqim erezat kane nje tendence per te shtuar kalori pak me shume ushqimin, edhe pse shume ereza,vecanarisht ato te bera nga fara permbajne pjese te larte te proteinave, yndyra, karbohidrate . Shume ereza , nje pjese e konsiderueshme te mikroelementeve ndikojne ne diete. Kur përdoret në sasi të madhe, erëza mund të kontribuojë gjithashtu një sasi të konsiderueshme të mineraleve, përfshirë hekur, magnez, kalcium, dhe shumë të tjerë, për dietë.[4]

Të gjithë ata që dëshirojnë linja perfekte, mund të humbasin pa frikë dy kilogramë falë xhenxhefilit, shafranit dhe piperit të kuq

Tashmë e dimë të gjithë se që të dobësohesh nuk është vetëm çështje kalorish. Yndyrat nuk janë i vetmi armik për t‘u luftuar, kur objektivi i vetëm është forma trupore perfekte për verën e nxehtë. Për t‘i humbur centimetrat atje ku duhet, duhen bërë mirë llogaritë me lëngjet që ndalojnë në zonat e "penalizuara" nga një qarkullim i keq; me probleme tretëse që provokojnë fryrjen e barkut dhe metabolizmin që shpesh nuk na lejon për ta shndërruar ushqimin në energji. Një regjim ushqimor vërtet efikas duhet të llogarisë të gjitha këto variabla dhe erëzat janë një pasaportë e vërtetë për ta çuar organizmin në ekuilibrin optimal. Arsyeja është e thjeshtë: para së gjithash, falë shijes së tyre, erëzat mendohet se ndikojnë në reduktimin drastik të kripërave dhe përbërësve të tyre. Na duhet të shtojmë këtu edhe efektin pastrues që kanë aroma të tilla si ajo e koprës dhe piperit, të cilët luajnë në organizëm një veprim diuretik dhe dezintoksikues, duke përmirësuar njëkohësisht edhe funksionet tretëse dhe proceset metabolike që zhvillohen në organizëm nga përdorimi i xhenxhefilit, shafranit dhe piperit të kuq. Këto erëza, përveç të tjerave, e furnizojnë organizmin edhe me mikro-ushqyes dhe antioksidues të çmuar. Në fund, efekti bonifikues dhe energjik i erëzave stimuluese si kanella dhe xhenxhefili eviton ato tipiket, që shpesh u atribuohen dietave dobësuese. Një dietë javore ku përfshihen sa më shumë ushqime me erëza, me 1200-1300 kalori m në ditë, korrespondon me humbjen e 2 kilogramëve në dhjetë ditë.[5]

  1. ^ a b Scully, Terence (1995). The art of cookery in the Middle Ages. Ipswich: Boydell Press. ISBN 0-85115-611-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Linda Civitello (2007). Cuisine and culture: a history of food and people. John Wiley and Sons. ISBN 0-471-74172-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Gazeta Shqip". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ International Organization for Standardization (2009). "67.220: Spices and condiments. Food additives". Retrieved 2009-04-23. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ ."Food Bacteria-Spice Survey Shows Why Some Cultures Like It Hot". ScienceDaily. March 5, 1998. Retrieved 2008-12-20. "...Garlic, onion, allspice and oregano, for example, were found to be the best all-around bacteria killers (they kill everything)". {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)