Jump to content

Estrada

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Estrada është gjini e artit skenik që përfshin pjesë të vogla humoristike-satirike të ndërthurura me muzikë, si dhe valle, pantomima, kuplete, lojëra shpejtësie etj.

Ka prejardhje popullore shumë të lashtë. Në vitet e Luftës ANÇ në gjirin e Teatrit Partizan zuri fill edhe teatri i varietesë ma karakter luftarak e militues, që sillte në skenë episode të Luftës, demaskonte me forcë armikun dhe veglat e tij. Në programet ndërthureshin skeçi me këngën, recitimi, me kupletin apo vallen dhe forma të marra nga arti popullor. Trupa e parë profesioniste e Estradës u krijua në Tiranë më 1952 me regjisor Besim Levonjën. Më pas u krijuan me radhë estradat e Shkodrës, Vlorës, Korçës, Fierit, Durrësit etj. Estrada është gjinia më masive e më komunikuese ndër gjinitë skenike. Festivali I-rë i Estradave profesioniste dhe i disa trupave amatore të dalluara u bë më 1989. Janë organizuar gjithashtu disa takime zonale me trupat profesioniste. Aktorë të shquar të kësaj gjinie janë Tano Banushi, Skënder Sallaku, Melpomeni Çobani — Artistë të Popullit, Luftar Pajo, etj. Kanë dhënë naihmesë edhe një varg regjisorësh si Pëllumb Kulla, Gjergj Vlashi etj.