Et'hem Gjinushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Et'hem Gjinushi (Hormovë, 15 gusht 1922 - Tiranë, 16 mars 1980) ka qenë partizan dhe ushtarak shqiptar. Është i ati i politikanit shqiptar, Skënder Gjinushit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Hormovë të Tepelenës, i biri i Zenel Gjinushit. Ai ka qenë një nga drejtuesit e njësiteve guerile të Vlorës deri në fund të vitit 1942. Pastaj komisar i çetës së krahinës së Treblovës dhe komisar i batalionit "Perlat Rexhepi". Pjesëmarrës në Brigada e V-të Sulmuese , komisar i batalionit të pestë dhe, më vonë, po me këtë detyrë, në batalionin e parë. Këto funksione i ka mbajtur deri në shtator të vitit 1944. Më pas, komisar i Brigadës së 24-të Sulmuese deri në mbarim të Luftës. Pas luftës, kandidat i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe disa vjet Drejtor Politik i Ushtrisë. Komisar Korpusi deri sa doli në pension. Ka pasur gradën gjeneral-major. Ka qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor në zonën e Leva-Fierit në disa legjislatura me radhë. Ka mbaruar Akademinë "Vladimir Iliç Lenin" në Moskë. Në njësitet guerile të Vlorës Et'hem Gjinushi ka një kontribut të rëndësishëm, ku me shumë aksione të guximshme është ndeshur me pushtuesit fashist. Aktiviteti i tij është i njohur për periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Pseudonimi i tij ishte "Goliku". Pa i plotësuar ende 58 vjeç, në mënyrë krejt papritur, Et'hem Gjinushi nderroi jetë më 16 mars të vitit 1980, në Tiranë.