Jump to content

Etjen Xhafaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Etjen Xhafaj

Etjen Xhafaj është politikan. Ka lindur në Vlorë, më 6 Prill 1982. Pasi kreu studimet e hershme në Vlorë dhe Tiranë, ai përfundoi shkollën e mesme në Southwestern Academy, CA, USA. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Schiller International University, në Kampusin e Parisit, Francë, pasi kishte studiuar për dy vjet në Philadelphia PA. Në vitin 2016 Xhafaj përfundoi studimet Master për Administrim Publik në Kennedy School of Government, Harvard University.

Pas përfundimit të studimeve universitare Etjen Xhafaj u kthye në Shqipëri, ku filloi karrierën e tij si bashkëpunëtor dhe më pas Drejtues Programi me Korporatat Vullnetare të Shërbimeve Financiare, një projekt i financuar nga USAID, duke ofruar ndihmë teknike në sektorin financiar. Nga viti 2008 e në vazhdim ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në politikë në Shqipëri dhe në rajon, duke punuar me partitë e krahut të majtë. Nga viti 2006 deri në vitin 2013 ai ishte opinionist me Albanian Daily News, si dhe kontribues në botime të tjera. Nga viti 2013 dhe në vazhdim Z. Xhafaj punoi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, fillimisht si këshilltar (Shtator 2013) dhe më pas si Drejtor Kabineti (Dhjetor 2013 deri në Qershor 2015). Ndërsa ndiqte Masterin e ai punoi si studiues në Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar, Kennedy School of Government, Universiteti i Harvardit. Pas përfundimit të programit Etjen Xhafaj u kthye në Shqipëri, për të punuar si Drejtor Kabineti në Ministrinë e Financave, deri në Qershor 2017. Z. Xhafaj ka mbajtur postet e Zv. Ministrit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme[1] dhe Zv.Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë[2].

Gjatë viteve ai ka qenë i përfshirë në disa studime dhe projekte kërkimore, duke punuar me institute dhe organizata të ndryshme si NDI, Friedrich Ebert Stiftung, Fondacioni Ol of Palme ndër të tjera, dhe ka përkthyer disa tekste, studime dhe materiale kërkimore nga UN, Banka Botërore , Instituti për Kërkimin e Mediave, Agenda Institute dhe të tjerët, dhe ishte përkthyesi zyrtar për të dhënat e Ministrisë së Jashtme Britanike në Shqipërinë që nga pavarësia e saj në Luftën e Parë Botërore, botuar si "Shqipëria dhe shqiptarët në dokumentet zyrtare britanike" nga Prof. Valentina Duka, dhe TOENA [3].

Nga Qershori 2021, z. Xhafaj është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë duke përfaqësuar Kavajën, Rrogozhinën e Qarkun e Tiranës dhe gjithashtu Sekretar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Anëtar i Komisionit Parlamentar të Integrimit.

Nga Shtatori 2021, z. Xhafaj është një nga gjashtë Sekretarët e Partisë Socialiste, duke drejtuar Sekretariatin Digjital dhe është anëtar i Kryesisë.

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2021. Marrë më 14 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://www.infrastruktura.gov.al/zevendesministrat/
  3. ^ https://books.google.al/books/about/Dokumente_britanike_p%C3%ABr_Shqip%C3%ABrin%C3%AB_dh.html?id=QXbLlwEACAAJ&redir_esc=y