Etna
Pamja
37°27′11″N 14°35′49″E / 37.453°N 14.597°E
Etna, (njohur dhe si Muncibeddhu ), është vullkan aktiv në Itali i cili ndodhet në bregdetin lindor të Sicilisë, në afërsi të Mesinës dhe Katanijës.

Etna është vullkani më i lartë në Evropë, i cili ngritet në 3.357 metra lartësi mbidetare, por vlenë të cekët se lartësia e vullkanit ndryshon varsisht nga erupcioni.[1] Njëherit Etna është edhe maja më e lartë në Itali në jug të Alpeve dhe përfshinë sipërfaqe prej 1.190 km2. Etna është tri herë më e lartë se Vezuvi, i cili poashtu ndodhet në Itali. Etna është njëri ndër vullkanet më aktive në botë.
- Etna nga Sateliti
- Krateri i Vullkanit
- Krateri i Vullkanit2
- Pamje nga Lindja
- Mali Etna gjatë stinës së dimrit
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "L'Etna si supera. Nuovo record di altezza a 3357 metri" (në italisht). 2021-08-10. Marrë më 2021-08-12.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)