Jump to content

Eurofobia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Eurofobia paraqet frikën, urrejtjen apo paragjykimet e caktuara ndaj Evropës në tërësi ose ndaj vendeve të caktuara evropiane. Më konkretisht kjo nënkupton qasjen ndaj integrimeve evropiane, institucioneve të saj, zhvillimin dhe qëllimeve të Bashkimit Evropian, etj. Si dukuri ajo është prezente madje edhe brenda vetë vendeve apo shteteve evropiane dhe si e tillë është e lidhur edhe me dëshirën për të ruajtur sovranitetin kombëtar dhe frikën për humbjen e tij.