Faik Konica, jeta në Uashington
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Faik Konica, jeta në Uashington histori, biografi me autor Ilir Ikonomi. Shtëpia botuese: Onufri. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 378. ISBN 978-99956-87-41-0
Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat e Konicës me Kostë Çekrezin si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.