Faik Krasniqi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Faik Krasniqi | |
---|---|
U lind më | 25 janar 1956 Prishtinë |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | piktor-dizajnues grafik |
Faik Krasniqi lindi më 25 janar të vitit 1956 në Prishtinë, është dizajnues grafik shqiptar.
Shkollën fillore e kreu në Prishtinë ndërsa të mesmen e Artit e kreu në Pejë në vitin 1975. Studioi në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës në degën e Dizajnit Grafik, ku diplomoi në vitin 1980. Menjëherë, në vitin 1981 pranohet anëtar i Shoqatës së Artistëve Aplikativë të Kosovës dhe që nga ajo kohë, Faik Krasniqi merr pjesë në ekspozitat e organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativë dhe Aplikativë e Kosovës. Prej vitit 1981 deri më 1992 punon si dizajnues në shtypshkronjën Rilindja, e cila në atë kohë shtypte pothuajse të gjitha botimet e Kosovës. Gjatë kësaj kohe, Faik Krasniqi dizajnon me dhjetëra kopertina të librave të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Në vitin 1993 ai angazhohet si ligjërues në degën e Dizajnit Grafik të Akademisë së Arteve në lëndën Grafika reklamuese. Ka magjistruar në vitin 2005 në Degën e Pikturës të Akademisë së Arteve, dhe po këtë vit zgjidhet Profesor i Asocuar për lëndën Grafika reklamuese. Është autor i qindra pikturave të punuara në teknikën temperë në letër. Në fushën e dizajnit grafik, përveç përkujdesjes artistike dhe grafike në botimin e librave ka realizuar me qindra logo të kompanive, institucioneve dhe organizatave në Kosovë. Për punën e tij Faik Krasniqi është shpërblyer disa herë. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Ekspozita kolektive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Diploma “80”
- Revolucioni në veprat e artistëve figurativë dhe aplikativë të Kosovës, ‘81
- Ekspozita vjeshtore ’81, SHAFK, 1981
- Pllakati i angazhuar jugosllav, Prishtinë, 1982
- Ekspozita vjeshtore e SHAFK, Prishtinë 1982
- Krijuesit e rinj kosovarë, 1983
- Artistët aplikativë të Kosovës, 1984
- Salloni i XII Pranveror i Kosovës, 1985
- Ekspozita e SHAFK, 1985
- Salloni i të rinjve, 1985
- TOÇ, Crikvenicë, Kroaci, 1986
- Grafika e krijuesve kosovarë, Stuttgart, Stolberg, Tubingen, Filderstadt, 1986
- Salloni i XIII Pranveror i Kosovës, 1986
- Salloni i XIV Pranveror i Kosovës, 1987
- Fjalë dhe vizionet, 1986
- Fjalë dhe vizionet, 1987
- Salloni i XXV i Kosovës, 1998
- Bienali i XI i vizatimit i Kosovës, 2000
Ekspozita personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Caffe Pizzeria “Amê”, Prishtinë, 1997
- Caffe Galeria “Hani i 2 Robertëve”, Prishtinë, 2000
- Galeria IFIAS, Bruksel, 2002
- Hollenstedter Galerie, Hollenstedt, Gjermani, 2005
Shpërblimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Diploma ‘80”, 1980 – shpërblimi për dizajn
- Salloni i XIV i SHAFK dhe SHAAK, 1987 – shpërblimi për dizajn
- Diploma nga SHAFK dhe SHAAK me rastin e 30-vjetorit, gjegjësisht 15-vjetorit të shoqatave dhe shpërblimi për ilustrim nga të dy shoqatat
- Salloni i XXV i Kosovës, 1998 – shpërblimi për pikturë
- Festivali Botëror i Karikakturës – KOSOVA 2007 – çmimi i tretë
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Piktura
Kopertina libri