Falanga maqedonase
Appearance
Falanga maqedonase ishte nje formacion kembesorie i zhvilluar nga Filipi II prej falanges klasike greke, nga e cila risia kryesore ishte perdorimi i sarisës, nje shtize 6-metershe. Ishte e komanduar nga djali i Filipit II, Aleksandri i Madh, gjate pushtimit te tij te Perandorise Akaemenide midis 334 dhe 323 p.e.s. Modeli i falanges maqedonase me pas u perhap ne boten helenistike, ku u be formacioni standard ushtarak per betejat ne fushe te hapur. Gjate lufterave romako-maqedonase, falanga u duk e prapambetur ndaj legjioneve romake me te manovrueshme.