Shko te përmbajtja

Farah Abdullahi Abdi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Farah Abdullahi Abdi
Farah Abdullahi Abdi at Europride Malta
Lindi21 korrik 1995
Beledweyne, Somalia
Profesioni
  • aktiviste
  • gazetare
  • blogere
  • zëdhëdhëse
Vite aktiviteti2015–prezente

Farah Abdullahi Abdi (21 korrik 1995) është një aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo është një refugjate nga Somalia [1] dhe zyrtare politike për azilin dhe migracionin në organizatën "Transgender Europe". [2]

Jeta e hershme dhe arratisja në Maltë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkë me familjen, Faraha u largua nga Somalia gjatë luftës në moshën trevjeçare. [3] Fillimisht qëndroi në një kamp refugjatësh. Më pas u rrit në Nairobi, Kenia. Babai i saj ishte mysliman praktikant dhe falej e lexonte kuranin. Faraha i përshkruan prindërit e saj si konservatorë dhe punëtorë. Ajo e përshkruan nënën dhe gjyshen e saj, të cilat nxitën tek ajo ndjenjën e fortë të vetëvlerësimit në moshë të hershme. Prindërit i dhanë asaj dhe vëllait të saj një arsim të mirë. Faraha flet 3 gjuhë: anglisht dhe suahilisht, si somalisht. Ndërsa rritej, ajo fshihte interesin e saj për muzikën, kulturën amerikane, modën dhe aktrimin nga familja e saj dhe më vonë edhe seksualitetin dhe identitetin e saj gjinor.[4] Për shkak të mospranimit e të qenit gej dhe transgjinor, ajo u arratis përsëri në moshën 16-vjeçare nga Uganda, Sudani Jugor, Sudanit dhe Libisë për në Maltë. Gjatë fluturimit, ajo u burgos pesë herë, u torturua dhe u keqtrajtua dhe u detyrua të punonte pa pagesë në ndërtim në Libi. Kostoja e arratisjes nga Kenia në Maltë ishte 12.000 dollarë amerikanë në total për familjen e saj. Faraha mbërriti në Maltë në vitin 2012. Ajo iku nga Somalia nëpërmjet Libisë dhe erdhi në Maltë me varkë. Pas mbërritjes së saj, Faraha punoi si përkthyese për OJQ-të vendase dhe gjithashtu punoi në një restorant në Senglea.

Pasi mbërriti në Maltë, Faraha u ndalua fillimisht edhe pse ishte e mitur. Ajo arriti të fliste me një terapist në lidhje me identitetin e saj seksual dhe gjinor në vendin e saj. Ajo u lirua shumë shpejt. Faraha filloi të punonte për gazetën malteze "Malta Today". Ajo shkroi për keqtrajtimin dhe gjendjen e emigrantëve në Maltë dhe u bë e njohur veçanërisht në mesin e popullatës migrante të Maltës. Faraha deklaroi se ata ishin atje "për të punuar dhe kontribuar në shoqëri". Ajo u kritikua për sinqeritetin e saj nga njerëz që ishin kundër imigrimit. Në vitin 2014, Faraha foli para Parlamentit Evropian me mbështetjen e organizatës "Terre Des Hommes" gjatë eventit "Destinacioni im është i panjohur" dhe advokoi për mbrojtjen e refugjatëve të mitur dhe fëmijëve. Ajo botoi një autobiografi të quajtur "Never arrive" në 2015.[5]

Zhvendosja në Berlin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Farah Abdiu u zhvendos në Berlin dhe punon si oficere për azil dhe komunikim në organizatën "Transgender Europe". Ajo është një anëtare e fondacionit "Alfred Landecker" për demokracinë, një anëtare e fondacionit "Torschreiber" për shkrimtarët në mërgim dhe gjithashtu ka marrë një "Bursë për Evropën Dixhitale" për promovimin e demokracisë në internet.[6]

  1. "Farah Abdullahi Abdi". coe.int (në anglisht). World Forum for Democracy. Marrë më 23 shtator 2023.
  2. "Program Europride 2023". europride2023.mt (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2023. Marrë më 23 shtator 2023.
  3. "Farah Abdi". Malta today (në anglisht).
  4. Ratsch‐Menke, Britta. "Laudatio für Farah Abdullahi Abdi" (PDF). dieschwelle (në gjermanisht).
  5. "Book reading of Never Arrive". unhcr.org (në anglisht).
  6. "Farah Abdi". humanityinaction.org (në anglisht). 7 tetor 2022.